• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mister PPP-ja i Ramës tall SPAK-un 9 orë për hir të Lali Erit

09:33 : 13/12/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Çfarë hëngri Beqja në 540 minuta qëndrim në SPAK? Kjo është pyetja e madhe që mund të marrë shumë përgjigje. Dikush mund të thotë ndonjë picë sa për të mos mbajtur stomakun bosh, një tjetër me të drejtë mendon edhe për “sushi” të porositur nga ca miq të mirë për të… Po në fakt ai ka “ngrënë” prangat e SPAK-ut, por me dhëmbët e mprehtë të kryeqeveritarit.

Edhe pse u tentua të lexohej gjuha e trupit dhe pamja e fytyrës së Beqjas pasi doli nga SPAK, sërish ka vetëm një përgjigje; gjoja “merzia” dhe shfaqja e lodhjes është shkencë më vete e Rilindjes së Ramës për të mbajtur me “theshetheme” qytetarët që thurin ëndrra dimri para gotës së rakisë. Gjithçka është një shfaqje e hedhur në tregun politiko-spakist nga kryeregjisori Edi Rama. Çuditërisht Ilir Beqja deri tani ka thyer rekordin e orëve të marrjes në pyetje nga Prokuroria Speciale. Tetë orë e gjysmë herën e parë dhe nëntë orë në të dytën. Merr, pyet, lër. Ai shko, përgjigju, ik… Hap dosjet e zullumi mal i madh, kudo del Beqja me konçesionet e shëndetësisë që i kanë kushtuar qytetarëve jo pak por mbi 350 milionë euro. Sërish Beqja ikën, shpëton dhe bën sikur “lufton” për të hequr njollën.

Marrja në pyetje e Beqjas për nëntë orë shërbeu si frymëmarrje për Lali Erin e Bashkisë Tiranë. Kryefjala në ditët dhe orët e fundit ka qenë ai hetim turpi i Inceneratorit të Tiranës, ku u lëshuan 15 urdhër-arreste, por vetëm Lali Eri nuk u prek për fare, ndonëse shifra vret shumë, plot 100 milionë euro abuzim deri më tani. Të ndodhur nën trysninë e oponionit publik u hodh shanka Beqja për të tërhequr vëmendjen dhe të lënë Lalin që këtë fundviti të mburret me gjelat e detit të Baldushkut. Lajmi kryesor në mediat e pushtetit duhet të jetë: “Veliaj në tregun e Baldushkut, blini gjelin bio”… Sa për Inceneratorin e Tiranës ai nuk duhet të figurojë askund, për ta varrosur atë aferë nën plehrat e Sharrës, duke e mbuluar me dheun e oligarkëve të ndërtimit që i falen dorës firmëtare të Lali Erit për leje pallatesh e kullash.

Ky është SPAK-u i cili për të mos pranuar dështimin e saj para fuqisë së Ramës, që ua përmend shpesh që janë “krijesat e tij”, bëjnë sikur hetojnë thellë e më thellë. Pas hekurave kanë përfunduar shumë zyrtarucë që as janë pyetur ndonjëherë. Shumë të tjerë vetëm për ndonjë firmë të hedhur nga “halli se e hiqnin nga puna”, sot kërkojnë si shpërblim “batanije shtesë” në qelitë e ftohta të burgjeve. Ama ish-ministri i Shëndëtësisë tashmë po bën për spital ata hetuesit që u ka rënë halli ta marrin gjatë në pyetje.

Lexo edhe:

Ministrja virtuale, Alimehmeti: Nuk ka vlerë, është një koncept qesharak që na e imponon Rama

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

Deri më tani ai ia ka hedhur, duke u lagur fare pak. Po a do të sakrifikohet edhe kjo kokë e madhe për një kauz edhe më të madhe? Padyashim që sot loja është hapur. I vënë nën trysni, kreu i qeverisë mund të plotësojë “lutjet” e SPAK-save për ta proceduar fare pak Beqjan, ndoshta edhe me ndonjë arrest shtëpie, pasi në atë mënyrë edhe vetë ai do ua bëjë hallall me këtë “drejtësi të kontrolluar”, ose të bëjë pak burg për statistika që shërbejnë si mjergull e dendur që “ujku alfa” që heq udhën e lugunisë së Rilindasve të bëjë kërdinë si gjithnjë. Përkohësisht Likja i konçesioneve po blen lirinë dhe puna ia do që të bëjë edhe ca sacrificë për Lalin e tyrë të vogël, i cili tani kërkon të shmanget dhe si gjoks që i del para “topit” pa predhë të SPAK-ut, shfaqet Beqja. Krijuesi i “gjithësisë” së drejtësisë së re i di mirë këto punë…

Etiketa: 9 ore ne pyetjeEdi RamaErion Veliajilir beqajinceneratori i tiraneslali eriMister PPP-jaspaksterilizimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ministrja virtuale, Alimehmeti: Nuk ka vlerë, është një koncept qesharak që na e imponon Rama

21:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

21:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

Godet fort Tërmet Peçi / Nuk ja miraton qeverinë Ramës

20:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Çollaku: Me paratë e drejtësisë janë bërë pallate, SPAK të nisë hetimet

19:35 : 15/09/2025
AKTUALITET

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

17:19 : 15/09/2025
AKTUALITET

Dumani drejt fundit të mandatit, KLP hap garën për drejtuesin e ri të SPAK

16:05 : 15/09/2025
Para

Suedi/ 5 persona humbin jetën nga rrëzimi i ashensorit në një kantier ndërtimi

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com