Bayern Munich kalon në avantazh ndaj Manchester United dhe praktikisht vulos eliminimin e anglezëve nga Champions League.
Në minutën e 71’, ka qenë Kingsley Coman i cili ka ndëshkuar portierin kamerunas, Onana.
“Djajtë” shpresonin për një fitore ndaj gjermanëve të cilët kanë siguruar kualifikimin dhe me një barazim në ndeshjen Copenhagen-Galatasaray do të mund të kalonin më tej, por teksa kanë mbetur edhe pak minuta nga fundi ky skenar bëhet thuajse i pamundur.