• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ PD: U amnistuan Rama, Veliaj dhe Agaçi

13:12 : 09/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Urdhër-arrestet e lëshuara për 15 persona lidhur me procedimin penal për inceneratorin e Tiranës, për opozitën janë të mangëta për sa kohë personazhet kryesore të aferës janë të lirë. Dhe figurat kryesore, për PD-në janë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe shefi i qeverisë i Edi Rama, të cilët i cilëson “aksionerët kryesorë të inceneratorit”.

Në daljen e tij për mediat nga selia e Partisë Demokratike, kreu i PD-së Sali Berisha, teksa i quajti prokurorët si “skapistët e partisë”, tha se u amnistuan fajtorët e vërtetë.

Veç kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, ai përmendi dhe emra të tjerë.

“Skapistët pas apoteozës dhe nxjerrjes së dhëmbëve njëkohësisht të Edi Ramës, shpallën amnistinë ndaj vjedhjes së shekullit nga Erion Veliaj, Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Artur Metani, për aferën e cila shkon në total 1 miliard euro. Për aferën e djegësit të Tiranës që shkon në 30 vite, 1 miliard euro dhe që janë shpenzuar gjer sot rreth 130 milionë euro, pjesa dërrmuese të parave të taksapaguesve, kurse pjesa tjetër, para të biznesmenëve të detyruar nga Rama dhe Veliaj. Këto nga Skapi dhe gjykata e partisë, u amnistuan. U amnistuan edhe njëherë them në aktin më kriminal”, theksoi Berisha.

Ai u ndal dhe te roli i personave të përmendur.

Lexo edhe:

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

“Fryrja” e administratës/ Rama quan “shpifje” dhe “gënjeshtra” edhe shifrat e INSTAT

“Taulant Tusha dhe Simixhiu, janë dy zyrtarë të bashkisë, të caktuar nga bashkia në komisionin e dhënies me koncesion të djegësit të Tiranës. Në këtë komision, ata kanë vendosur që një kompani imagjinare, e cila nuk ekzistonte, një kompani fantazmë e quajtur Integrated Energy, e paregjistruar kund, t’i japin 8 pikë bonus pa garë, për djegësin e Tiranës. Por ky është vetëm fillimi i historisë. E vërteta është se vendimi i KVO të Tiranës, e miraton me firmën e tij më datën 7 dhjetor 2016, në një vendim qeverie Edi Rama, Engjëll Agaçi, Artur Metani. E miratojnë vendimin, kryejnë krimin në gjakftohtësi të plotë sepse ishin të lajmëruar me shkresë zyrtarë nga ministrja Ermonela Felaj se kompania në fjalë nuk ekzistonte. Kompania Integrated Energy BV nuk ekzistonte. Por ky njoftim me shkresë i një ministre, anëtare të kabinetit, nuk do pengonte Edi Ramën të firmoste me çdo çmim, shpërblimin me 8 pikë të një kompanie që nuk ekzistonte dhe që do të formohej 8 muaj më vonë, një ditë pasi shpallej fituese”, tha Berisha.

“Tani, të besosh se Tusha dhe Simixhiu janë përgjegjësit kryesorë, është të besosh se Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi dhe Artur Metani, ishin në këtë rast drejtorë bashkie, kurse Tusha dhe Simixhiu ishin kryeministër dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Krimi i tmerrshëm ndodhi, me pasojë deri tani grabitjen e 130 milionë eurove, të zhdukura pa nam e nishan, jo pse firmosi Tusha dhe Simixhiu, por se firmosi Rama, Agaçi, Metani dhe ministrat. Pra, nuk ka amnisti më kriminale sesa kjo”, shtoi ai.

Berisha theksoi se një tjetër formë amnistie është mosngritja e akuzës për grup të strukturuar kriminal nga SPAK.

Roli i Veliajt

Ndërsa ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi solli në vëmendje rolin e kryebashkiakut të Tiranës, duke kujtuar dy shkresa tKëlliçi firmosuara nga Erion Veliaj.

“E muajit Mars 2017. Këtë dokument unë e kam bërë publik për herë të parë në komisionin hetimor për inceneratorët, ku këtu Erion Veliaj ka marrë angazhimin e tij personal, në shkelje të ligjit për vetëqeverisjen vendore, pa pyetur Këshillin Bashkiak, sepse në atë moment nuk i kishte numrat, duke marrë kompetencat e këshillit të qarkut të Tiranës dhe Këshillit Bashkiak dhe duke dhënë parimisht dakord miratimin për nisjen e këtij koncesioni dhe duke futur në një angazhim financiar qytetin e Tiranës, kryeqytetasit me të paktën 91 milionë euro. I njëjti Erion Veliaj që në deklaratat publike, të bëra prezente edhe në komisionin hetimor për inceneratorin e Tiranës, thonte se ai nuk miraton dot asnjë bonus qiraje 30 mijë lekë të vjetra pa vendimin e Këshillit Bashkiak. Mjaftonte kjo shkresë që SPAK të ngrinte akuzë mbi përfituesin real të inceneratorit të Tiranës, atë që censuron dhe mediat, paguan dhe mediat që të mos vijnë në këto deklarata, që quhet Erion Veliaj”, tha Këlliçi.

“Nëse SPAK nuk ka parë firmën e parë të Erion Veliajt, mjaftonte të shihte firmën e tij të dytë në aneks kontratën e bërë publike nga ana ime në 14 gusht 2023, ku Erion Veliaj shprehet në kontratë me firmë, se konform aneksit përkatës dhe tabela bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e kësaj forme angazhimi, angazhohet për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla dhe përfshirë dhe pa u kufizuar, në kryerjen e të gjitha pagesave për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve sipas çmimit, 29 euro për ton pa TVSH, përgjatë të gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes. Kjo e çon shifrën e kësaj afere nga 430 milionë në 1 miliardë euro për 30 vite”, shtoi ai.

Etiketa: Edi RamaErion Veliajinceneratori i tiranesPDspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Fryrja” e administratës/ Rama quan “shpifje” dhe “gënjeshtra” edhe shifrat e INSTAT

22:22 : 08/05/2025
AKTUALITET

Samiti i 16 Majit, Berisha: Mund të kishim lobuar kundër, por Shqipëria nuk e meritonte

22:14 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Kush do i mbyllë kapitujt?”/ Ramën e lëshojnë nervat: Më çmënde! Mos insisto në budallallëk

22:13 : 08/05/2025
AKTUALITET

Aksioni në Shkodër/ Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK

21:40 : 08/05/2025
AKTUALITET

Rama nga Durrësi quan “leshterikë” opozitën: Ishin bërë lëmsh këtu

20:59 : 08/05/2025
Para

"Arrestimet e SPAK 5 muaj me vonesë"/ Paralajmëron Këlliçi: Do sjellim prova të reja

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com