“Ajo që dëgjuan shqiptarët ishte një parapërgatitje për një JO për hapjen e negociatave”. Kështu u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha teksa komenton fjalimin që mbajti kryeministri Edi Rama në konkresin e Partisë Socialiste.
Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha u shpreh se Rama mbajti një fjalim si ai që kalon natën nën efektin e kokainës në një nga spitalet e Tiranës. Sipas liderit demokrat, proces integrimi me Edi Ramën nuk ka dhe shtoi më tej se kryeministri po përgatit izolimin e plotë të Shqipërisë.
Berisha u shpreh se Rama u mbajti qytetarët një ligjëratë tërkuzë “kushtuar SKAP-it të partisë dhe gjykatëses që fshihet prapa krimit” dhe mbeti vetëm pa thënë “Lavdi Gjokës”, duke iu referuar gjykatëses Irena Gjoka.
Berisha: Sapo përfundoi fjalën tërkuzë, të denjë për maturën e Venezuelës, Edi Rama, i cili u foli shqiptarëve nga satelitët Albania 1, Albania 2, me zotimin solemn se do t’u vjedhim më shumë, do t’u mashtrojmë më shumë dhe do përzëmë më shumë nga ky vend. Fëmijët, të rinjtë, shqiptarët, nxënësit, rinia që priste nga ky Kuvend, nga ky Kongres i Partisë së Krimit, të dëgjonte një fjalë, konstatoi se ata nuk ekzistonin në fjalorin e liderit global të 1 prillit, që mbajti një fjalim sikur kishte kaluar tërë natën nën efektin e drogave të forta. Sikur ishte ngjitur diku dhe nuk ekzistonin qytetarët, nuk ekzistonin të rinjtë, nuk ekzistonin bizneset, nuk ekzistonin gratë shqiptarë, nënat, motrat. Sikur problemi numër 1 i pensionistëve ishte shërbëtori i rremë dixhital që do u ofronte Edi Rama. A ka njeri me fakultete mendore normale që mund të ketë kurajo të dalë përpara qytetarëve shqiptarë me një fjalim të tillë?
U ndal gjerësisht në integrimin, proces të cilin ai me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, me Sinaloan e Meksikës, me Bajrët e Shkodrës, me bandat e Durrësit dhe të Elbasanit, me Olsin e tij dhe Xibrakën, proces të cilin me vjedhjet tashmë famoze që jehojnë në të katër anët e Brukselit, djegësit, vetëm njëri prej tyre 1 miliard euro, proces të cilin me Dubai Cityn e tij, me të cilin do të krijojë lavatriçen më të madhe në Europë të parave të drogës dhe vjedhjeve që ka bërë ortaku i vëllait të tij me Bitcoin. Këto nuk ekzistojnë për Europën dhe integrimin. Ekziston vetëm Greqia. Mirëpo që nuk u kthye të përdorte termat e etërve të tij monarko-fashistë, por më pas duke qenë i pasigurt se nuk është vetëm Greqia, por se standardet evropiane, demokratike i kërkojnë të gjitha vendet e lira dhe demokratike të Europës për t’u zbatuar, i kthehej pas aleatëve angloamerikanë, i kthehej boshtit evropian. Se ku e kishte mendjen te boshti, mendja e tij e sëmurë e di. E vërteta është se proces integrimi me Edi Ramën, nuk ka. E gjithë ajo që dëgjuan shqiptarët ishte një parapërgatitje për një JO për hapjen e negociatave, pikërisht për shkak të vendosjes së një diktature të re, diktaturë të bazuar në bandën, krimin dhe drogën. Ajo që ndodh me Belerin është dhunimi më flagrant i të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë. Dhunim për interesa mafioze, kanë folur për Olta Xhaçkën, jo mo jo, nuk është vetëm Olta Xhaçka, janë Olsi Rama, Edi Rama dhe klanet e tyre që janë vërsulur me tërbim ndaj pronave në Himarë dhe në të gjithë bregun. Ai nuk foli se kriteret demokratike janë kritere themelore në procesin e integrimit, sepse vetë Komisioni Europian, zyra direkt e përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme, denoncoi publikisht bllokimin e komisioneve hetimore parlamentare, çka do të thotë grusht shteti brenda shtetit. Marrje e pushtetit të parlamentit. Do të thotë refuzim kategorik i kontrollit mbi të për afera të tmerrshme vjedhjeje. Me këtë fjalim ai po përgatit izolimin e plotë të Shqipërisë. Se ne qenkemi në rregull, por se Europa nuk është në rregull. Se Europës njëherë i del një problem diku, një herë një problem tjetër. Çfarë problemi i del Europës kur ne shkelmojmë Kushtetutën tonë? Çfarë problemi i del Europës kur ky firmos 17 vendime në 24 orë për të vjedhur me djegësin e Tiranës deri në 1 miliard? Çfarë problemi ka Europa, kur ky vrapon me një gërshërë të thyer për të promovuar vjedhjen me rritjen 83 herë të çmimeve? Cili është problemi i Europës në këtë rast? Çfarë problemi ka Europa kur rriten me 25 herë tenderimet sekrete nga zyra e tij? Kanë bërë një ligj, të vjedhin fshehtas. Si qenka problem i Greqisë ky apo problem hipotetik i Europës? Ne rrezikojmë me datën 12 dhjetor të marrim një karton të kuq. Dhe pse? Vetëm e vetëm për shkak të qëndrimeve mafioze të Edi Ramës, i cili interesat e pasurimit të tij, interesat e pasurimit të klaneve të tij, i vendos mbi interesat e të gjithë shqiptarëve.
Foli si ai që kalon natën nën efektin e kokainës në një nga spitalet e Tiranës dhe mban një fjalim për reformën në drejtësi. Por ka ky njeri sensin dhe thotë që jemi shembull… Po si mund të jesh shembull ti kur janë 120 mijë dosje, kur shqiptarët zyrtarisht kanë humbur përfundimisht të drejtën e procesit ligjor. Nuk po them se procesi ligjor kërkon kohën e caktuar që duhet të jepet. Kur për të pasur një proces ligjor në kohë, duhet të paguajnë qimet e kokës, duhet të paguajnë një ryshfet 3 deri në 5 herë më shumë se përpara. Vetëm për të afruar datën, jo për vendimin. Janë vetëm në Gjykatën e Apelit, si pasojë e veprimeve të tij, 60 mijë dosje. Nga 75 gjykatës që duhet të ketë Apeli, ka gjithsej 17 gjykatës. Dhe Europa duhet të na marrë shembull, thotë ky. Çfarë u tha në këtë fjalim për shëndetësinë? Shqipëria u rendit në 3-4 vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë nga Kovidi, sikur nuk kanë vdekur shqiptarët. Shqipëria u shndërrua në një spital dhe këta vodhën mbi gjysmë miliard euro me tenderat për Kovidin. Asnjë fjalë, nuk ka ndodhur kjo. Rezultatet më dramatike të arsimit, ajo që ka ndodhur me PISA-n është zhvillimi më dramatik për arsimin tonë, një degradim i tmerrshëm, një rikthim para vitit 2009, me rezultate shumë më negative se viti 2009, që është viti kur ne filluam vlerësimin në PISA. Një degradim si në asnjë vend tjetër në botë. Kjo nuk ekziston, ky përpiqet t’i mbulojë këto me inteligjencën artificiale. Sot nuk e kishte me satelitë, e kishte me inteligjencë artificiale. Ky ishte Kuvendi: Ju kam mashtruar dhe do ju mashtroj. Një përqendrim total të SKAP-it! Atëherë më thoni pse i kërkoni llogari Sali Berishës që pse flisni për SKAP-in politik? Më thoni ju mua, a kam të drejtë unë? Po ai injoroi fëmijët, injoroi nxënësit, të sëmurët, biznesin dhe u mor gjerësisht vetëm me SKAP-in në mënyrën më paradoksale. Sepse e di që mëkatari numër 1 në Shqipëri është ai vetë dhe do me çdo kusht të dominojë dhe kontrollojë këtë organ. Unë nuk kisha dëgjuar kurrë, nuk ka sulltan, satrap, diktator tjetër që mund t’i kushtojë një institucioni të drejtësisë, se drejtësia tjetër nuk bën fare përveç SKAP-it, ky ishte fjalimi lavdi SKAP-it, që është ushtari im në betejën politike. Kurse prokuroria, gjykatat, etj, ato ishin mesjetë, ishin shekulli i kaluar. A mund të flasë njeriu në këtë mënyrë? Mund të flasë natyrisht, se ai aty e ka mizën. E di që të gjitha megaaferat e mëdha korruptive kanë një emër dhe ky emër është Edi Rama. Ai e di që po kryen një vjedhje monstruoze në Durrës me 1.4 milionë metër katrorë publike për të ndërtuar parajsën e tij Dubai me paratë e drogës dhe me Bitcoin. Si mund t’i mbash qytetarët në një ligjëratë tërkuzë kushtuar SKAP-it të partisë dhe gjykatëses që fshihet prapa krimit, Gjoka, vetëm sa nuk thoshte lavdi Gjokës. Për çfarë merite? Se fshihet prapa krimit të saj. Sepse fsheh në mënyrë kriminale faktin që ajo më 28 shkurt të vitit 1996 është shkarkuar nga detyra me firmë të Sali Berishës. E fsheh! Dhe ky thotë, lavdi Gjokës, jo Pëllumbit, po kësaj.