• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edhe Lalit i paskan ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpine

23:51 : 08/12/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Qesharakëzimi i SPAK për të goditur dallkaukët e vegjël, si mburojë ndaj të paprekshmëve tek të cilët nuk arrin dot, me sa duket do të jetë një proces i pandalshëm. Këtë dëshmon edhe lajmi i arrestimeve për inceneratorin e Tiranës, menjëherë sapo u mbyll kongresi i partisë në pushtet.

Kjo strategji e diktuar nga Edi Rama, se ai bën vepra të mira, por e tradhtojnë ata që hanë kumbulla dhe dardha pas shpinës së tij, tashmë është kthyer në devizë të Prokurorisë së Posaçme. Ajo e shpëtoi imazhin e shefit të qeverisë nga hetimi për koncesione si ato të shëndetësisë apo afera e inceneratorëve.
Që në daljen e Edi Ramës para komisionit hetimor të djegësve, kur ai shpalli se veprat janë të mira por vesi i disa të marrosurve pas pushtetit abuzuan, kjo parodi është shndërruar në linjë hetimore.

Dhe “heronjtë e fëmijëve tanë”, po e zbatojnë atë si një urdhër politik.

Por, e keqja nuk është se nga adaptimi i kësaj taktike, për të djegur peshqit e vegjël si mburojë për të mëdhenjtë që nuk i prekin dot, po shpëton Edi Ramën. Tashmë gjithkush e di se në një sistem autokratik, askush nuk guxon të prekë majën e piramidës. Problemi është se alibia që Rama propozoi për të shpëtuar ç’mund të shpëtohet në sytë e publikut, po aplikohet edhe për të mbrojtur njerëzit poshtë tij. SPAK e akuzoi paturpësisht Ilir Beqajn se ai s’kishte qenë në gjendje të dallonte konfliktin e interesit mes vartësve të tij dhe investitorit të sterilizimit.

Lexo edhe:

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

“Veliaj do kthehet në zyrë”, Këshilltari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”!

Por gjëja më qesharake është se këta prokurorë KAPS, e kanë bërë rrugë këtë mënyrë të menduari dhe vepruari. Arresti i sotëm i krahut të djathtë të Erion Veliajt është konfirmimi më flagrant i këtij fakti. Taulant Tushe, që opozita e ka përshkruar me ngulm si sekserin e punëve të pista të Lalit, duket më tepër si një haraç i negociuar për të mos prekur më lart.

Ndërkohë që prokurorët kanë në dosje të gjitha shkresat e rolit prej protagonisti të Erion Veliajt tek inceneratori, ata merren me atë që ka ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpinës së Lalit. Ata bëjnë sikur e harrojnë se Veliaj ka nënshkruar me dorën e tij, duke anashkaluar këshillin bashkiak, përgjegjësinë financiare për ngritjen e djegësit të Tiranës. Ai ka urdhëruar, si pronari real i koncesionit, se kush mund të depozitojë dherat dhe mbetjet pa para në landfill.

Por këto fakte të bëra publike nuk i tundojnë as për të luajtur qerpikun prokurorët e tredhur, që nuk i shkojnë dot asnjë dosjeje deri në fund. Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë po zgjerohet rrethi i të paprekshmëve, që amnistohen se ua kana futur vartësit. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe në një sistem të ndërtuar për të mos bërë drejtësi por vetëm goditje propagandistike me regji.

/Lapsi

Etiketa: Andi BushatiEdi RamaErion Veliajinceneratorikumbulla dhe dardhapas shpinespakTaulant Tusha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Veliaj do kthehet në zyrë”, Këshilltari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”!

21:30 : 08/11/2025
AKTUALITET

Inxhinieri grek dëshmon 2 ditë në SPAK, si e fitoi tek Balluku mbikqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë

21:04 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja nuk e kthen dot në zyrë

20:37 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit

14:28 : 08/11/2025
Para

Këmbimi valutor 9 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com