• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Më rrahën 20 minuta”/ Qytetari akuzon policinë: Autorët u liruan pa dalë unë nga spitali!

20:56 : 07/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Një i ri nga Elbasani denoncoi në “Fiks Fare” se e kanë qëlluar për 20 minuta me radhë në një lokal, por policia i liroi dy autorët pa dalë ai nga spitali.

Ngjarja ka ndodhur në datën 10 tetor 2023, ndërkohë që prokuroria e Elbasanit ka filluar procedimin penal vetëm më 30 tetor. Pra, 20 ditë pas ngjarjes! Jo vetëm kaq, por autorët nuk kanë dalë fare para gjykatës dhe se organet e drejtësisë nuk pritën asnjë raport mjeko-ligjor.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Ilia Tahiri, i cili tha se është qëlluar nga dy persona për minuta me radhë në një lokal pranë një karburanti në Elbasan, në kilometrin e parë të rrugës Elbasan – Librazhd.

“Shkova brenda për të marrë kafe dhe ujë. Aty më thërret dikush ‘djali vjen një sekondë’. Nuk e njihja personin. Më godasin, më thyejnë dhëmbët, brinjët. Më marrin varësen dhe gjithçka që unë kisha. Më godinën mbi 20 minuta. Ngjarja ka ndodhur në datën 10 tetor”, tha denoncuesi.

Lexo edhe:

Bashkë me babanë dhunuan një qytetar, arrestohet polici në Krujë

Pikëpyetjet e vrasjes së bujshme të Egli Progës, kush i fshiu kamerat? Kush qëlloi dhe sa persona morën pjesë?

Ai shpjegon se para se ta qëllonin nuk ka debatuar, vetëm e thirrën me një emër tjetër.

“Pasi i thashë jo, më goditën me grushte dhe shkelma. Dikush më goditi nga mbrapa. Më thyen dhëmbë. Në lokal kishte persona të tjerë. Asnjëri nuk ndërhyri. Ata s’janë nga e njëjta zonë. As i kam parë dhe as më kanë parë”, tregon ai.

Pas ngjarje, ka lajmëruar policinë dhe më pas e ka shoqëruar patrulla për në spital.

“Unë kisha thyerje brinjësh. Çarje në sy, dhëmbët copa. Totalisht i mbaruar. Me gjak. Mbasi kam dalë nga spitali më thotë shefi i policisë që këta autorët janë liruar se janë me të meta mendore. 48 orë i mbajmë brenda. Ata i ka liruar policia. S’ka shkuar çështja në prokurori”, pohon Ilia.

Ai shpjegon se oficeri i policisë i ka thënë familjarëve që t’i falin autorët.

“Më tha fali këta persona të të paguajnë dëmin që të kanë bërë. Më tha edhe këtë tjetrën që t’i rrihja në sytë e tu ose të vëllezërve”, thotë denoncuesi, i cili shton se nuk e ka pranuar këtë ofertë. “I thashë që çështja do të shkojë në prokurori. Mua më ofruan 1 milionë lekë të vjetra. Këtë shumë do t’ma jepnin personat. Më tha hajde të të çoj te puna e atij. I thashë nëse është me të meta mendore ai s’punonte. Oficeri e dinte edhe vendndodhjen e punës. Unë dua vetëm drejtësi, këta po fshehin ngjarjen”, pohon Ilia.

Pas ankesës, ai shkon të takojë oficerin Asllan Çekrezi që është marrë me këtë çështje. OPGj i tregon se nuk e di nëse kanë apo jo kartelë autorët. Ai thotë se nuk mund të bëjë më ballafaqimin, pasi ka folur me të vëllanë e denoncuesit. Për ngjarjen thotë duhet ta përcaktojë mjeku ligjor. Në lidhje me shpërblimin, OPGJ i thotë se duhet me avokatë dhe me ndërmjetës.

“Ata s’i nxora unë, po vepra penale e tyre është plagosje e lehtë në bashkëpunim. Unë mbaj përgjegjësi për veprën penale”, thotë OPGJ. Qytetari e pyet nëse i ka kapur, ndërsa ai i përgjigjet se po. Nuk është në dorën time, por është në ‘dorën’ e ligjit’ i përgjigjet ai, teksa i thotë se ka folur me prokurorin ditën e ngjarjes dhe prokurori ka vendosur që të mos arrestojë autorët. Në fund, oficeri i thotë se “s’kam më punë me ty, të kam hequr vizën dhe ik interesohu në prokurori”.

Biseda, mes denoncuesit dhe oficerit të policisë Asllan Çekrezi, është bërë në datën 16 tetor 2023. Ai i tha se s’ka më punë me këtë oficer, ndërsa i bëri me dije se materialet janë dërguar në prokurorinë e Elbasanit.

“Fiks Fare” u interesua në këtë organ akuze, duke e pyetur se kush i la të lirë autorët dhe përse nuk dolën në gjykatë. Në përgjigje, prokuroria thotë se materialet kanë ardhur nga Policia e Elbasanit. Por, pa shkruar datën se kur kanë shkuar. Më tej pohon se është regjistruar procedimi penal me numër 1266 në datën 30 tetor 2023.

Pra, plot 20 ditë pas ngjarjes! Akuza ndaj autorëve është plagosje e lehtë në bashkëpunim, ndërsa shkruan se procedimi penal është regjistruar pasi i dëmtuari Ilia Tahiri ka bërë ankim për ngjarjen. Ndërkohë, i dëmtuari ka takuar disa ditë pas ngjarjes oficerin e çështjes dhe ai i ka thënë se çështja është në prokurori. OPGj-ja i ka dërguar materialet në prokurori vetëm pas insistimit të të dëmtuarit! Në fund, pa dhënë detaje të tjera, prokuroria shkruan se autorët nuk janë arrestuar, por janë proceduar në gjendje të lirë. Fiks Fare kontaktoi edhe OPGj-në Asllan Çekrezi, duke e pyetur për ngjarjen e datës 10 tetor. Ai nuk pranoi të japë informacione, duke u mjaftuar se “është sekret hetimor”.

*************

Bisedë me OPGj-në, Asllan Çekrezi!

Denoncuesi – Çfarë bërë mirë, ça bëre …
Oficeri – Po, po janë çuar materialet atje.
Denoncuesi – Ti i ke takuar më ata?
Oficeri – Jo, s’i takoj më unë ata.
Denoncuesi – Mua më duhet një letër nga ti që ata janë me të meta mendore.
Oficeri – Të duhet letër?!
Denoncuesi – Po.
Oficeri – Me të meta mendore ata?!
Denoncuesi – A më the kështu?
Oficeri – Është një problem ligjor, njëri ai i shëndoshi. Nuk më lejohet ta jap, sepse nuk e di a ka kartelë apo jo.
Denoncuesi – Nëse s’më jep policë unë s’vete ti takoj.
Oficeri – Po pra po, po si procedurë s’i takon policisë ta bëj ballafaqimin.
Denoncuesi – Pa dalë unë nga spitali, ata dolën nga burgu?
Oficeri – Nuk quhet burg sepse, në burg …
Denoncuesi – Pse …
Oficeri – Edhe njëherë, pse je kaq kështu, se edhe ata ditë i tensionuar.
Denoncuesi – Kam humb gjak prandaj.
Oficeri – Se edhe atë ditë shumë pyetje, a ti thamë të drejtë ato që kemi komunikuar me vëllanë. A ti sqarova gjërat?
Denoncuesi – Mi ke sqaruar po këto dua unë nga ana jote.
Oficeri – Ça?
Denoncuesi – Dua një letër që ata janë …
Oficeri – Nuk më lejohet!
Denoncuesi – Nuk të lejohet, në rregull.
Oficeri – Sepse të marrësh një letër sepse s’kanë mjek-ligjor ata se ky është me… Nuk e di ça do ti nga mua? Vepra penale që kanë ata është plagosje e lehtë në bashkëpunim. Në momentet e para …
Denoncuesi – Plagosje e lehtë të duket, brinjë të thyera, dhëmbë të thyera, mua më marrin varësen. Me gjak me të gjitha.
Oficeri – Do mbajnë përgjegjësi për veprat penale që kanë bërë.
Nëna e denoncuesit – Kur, se ata s’janë në burg?
Oficeri – Unë kam gjej njërin, gjej autorin, mbajnë përgjegjësi ligjore për veprën penale.
Denoncuesi – I kapët ju?
Oficeri – Po.
Denoncuesi – Pse i lejove të dalin?
Oficeri – Po të them se ta kam shpjeguar 3 herë, 20 herë sa duhet të ta shpjegoj. Nuk është në dorën time.

Në momentet e para flitet me prokurorin dhe prokurori nuk e arreston dot personin.

Denoncuesi – Atë ditë a më the ti a shkojmë të takojmë ata. Unë të thashë vetëm nëpërmjet policisë, vetëm nuk vete.
Oficeri – Ata paraqiten … do t’i çojmë në gjykatë. Unë e kam pasur si procedurë, dale t’ia shpjegoj mamasë… Unë zbatoj procedurën.
Denoncuesi – Unë ça të bëj pa ju. Unë nuk vete dot se unë qesh i mbaruar. Unë pa policinë nuk vete.
Oficeri – Ilia, dakord, dakord! E bëjmë këtë që thua ti për shembull të vemi ta takojmë atë të zotin.
Denoncuesi – Unë vete ta takoj me ju …
Oficeri – Nuk është procedurë. Të takoj me personin ty. Të kam thënë të takojmë personin po ça do të zgjidhësh. Unë po them nuk jam organ që të them jepi lekët këtij se e ke plagosur. Unë të mora këtu për të sqaruar disa gjëra. Nuk kam më të drejtë të takoj fare. Unë i ndërpres marrëdhëniet me ty. E kupton nuk dua të takoj fare. Nuk kam pse të jap shpjegime ty. Unë të vë vizën këtu dhe s’ke më kontakte dhe shko në prokurori se letrat i ke në prokurori./ TCH

Etiketa: autoribrutaledhunegjakpoliciarrahjeSpital

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bashkë me babanë dhunuan një qytetar, arrestohet polici në Krujë

11:46 : 07/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet e vrasjes së bujshme të Egli Progës, kush i fshiu kamerat? Kush qëlloi dhe sa persona morën pjesë?

21:11 : 06/11/2025
AKTUALITET

Aksidenti hekurudhor në Tempi! Prokuroria i jep 10 ditë afat Pano Ruçit për autopsinë e të birit

16:59 : 06/11/2025
AKTUALITET

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

Alarmante! Fëmijët mbledhin mbetje spitalore të rrezikshme nga koshi i plehrave pranë spitalit

21:40 : 05/11/2025
AKTUALITET

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore (EMRI)

20:24 : 05/11/2025
Para

"60 ditë përjashtim për deputetët”, Këlliçi: Rregullorja e Kuvendit po ndryshohet në mënyrë të njëanshme

TË GJITHA

“Pashë tmerr me sy”, nëna e Marjan Kodhelit që vrau babanë: Burri më tha shpëto veten dhe lajmëro policinë!

12:44 : 07/11/2025

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

12:41 : 07/11/2025

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

12:36 : 07/11/2025

Shpërndante lëndë narkotike dhe lëvizte pa patentë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

12:25 : 07/11/2025

“U zhdukën dy ura në tunelin e Llogarasë”, denoncimi i Këlliçit: Ku shkuan 25 milionë euro?!

12:18 : 07/11/2025

Kulisat e orëve të vona në Kushtetuese/ Sadushi-Rakipi-Xhafaj, lobuesit pro-Veliaj që inatosën Ramën

12:12 : 07/11/2025

“Jam i papunë, jetoj në…”- Ndodhej në mjet me Arjan Ndojin kur iu bë atentat, dëshmia e “Rrumit të Shijakut”

12:03 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com