• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Takimi i nivelit të lartë Turqi-Greqi synon uljen e tensioneve të vjetra

15:56 : 06/12/2023
në BOTA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, viziton nesër Greqinë për një takim të nivelit të lartë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Stambolli, Dorian Jones, takimi vjen pas vitesh tensionesh që i sollën dy vendet anëtare të NATO-s në prag të luftës.

Pas vitesh tensionesh në rritje mbi mosmarrëveshjet territoriale në detin Egje dhe Mesdhe, ku besohet se ekzistojnë rezerva të mëdha energjetike dhe ndarjes prej dekadash të Qipros midis komuniteteve greke dhe turke, takimi i Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan me Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë të enjten, është një mundësi afrimi thonë ekspertët.

“Gjatë muajve të fundit ka patur ulje tensionesh, por vendet ende nuk janë afruar. Në vizitën e ardhshme të presidentit turk në Greqi do të jetë interesante të shihet nëse palët janë të gatshme të kthejnë uljen e tensioneve në një proces afrimi” – thotë analisti politik Ioannis Grigoriadis, nga Universiteti Bilkent.

Fatkeqësitë natyrore që kanë përjetuar të dyja vendet thyen ciklin e tensioneve dypalëshe. Athina dërgoi ndihma në Turqi pas tërmeteve vdekjeprurëse në shkurt dhe Ankaraja bëri të njëjtën gjë kur Greqia po përballej me zjarret vdekjeprurëse.

Por, analistët paralajmërojnë se mosbesimi i ndërsjellë vazhdon. Prandaj, takimi ka të ngjarë të përqendrohet në interesat e përbashkëta.

Lexo edhe:

P*rdhunoi gruan në sy të dy fëmijëve të tyre, dënohet me 17 vite burg në mungesë shqiptari në Greqi!

Tentoi të ikte me një makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi

“Tek çështjet e vogla si rritja e tregtisë, rritja e investimeve, turizmi, asgjë tjetër” – thotë analisti politik Alexis Heraclides nga Universiteti Panteion.

Presidenti Erdogan udhëton me një delegacion të përbërë nga 200 ministra, diplomatë dhe biznesmenë, një tregues se të dyja palët synojnë të përqëndrohen në tregti dhe zgjerim të bashkëpunimit. Analistët thonë se kjo mund të ndihmojë një krijimin e urave të besimit dhe hapjen e rrugës për trajtimin e mosmarrëveshjeve thelbësore.

“Rritja e bashkëpunimit në këto fusha me interes të ndërsjellë, përfundimisht do të çojë në bisedime të reja mbi mosmarrëveshjet në Egje dhe çështje e tjera të mëdha midis dy palëve. Mendoj se është një situatë ku duhet të presim dhe shohim” – thotë Berkay Mandiraci nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Por ushtritë e Greqisë dhe Turqisë po përforcohen, duke rritur praninë në detin e kontestuar Egje, ndërsa Qiproja vazhdon të jetë e ndarë.

Ekspertët paralajmërojnë se ngjarjet e fundit në botë duhet të shërbejnë si mësim se për të shmangur përshkallëzimin, tensionet duhet të trajtohen.

“Përvoja me Ukrainën ose Gazën na tregon se konfliktet e ngrira nuk janë një zgjidhje e mençur, sepse një konflikt i ngrirë mund të ndizet dhe përshkallëzohet në mënyrë të pashembullt” – thotë analisti Ioanis Grigoriadis.

Zgjedhjet kanë dëmtuar përpjekjet e mëparshme të afrimit, pasi partitë politike nxitën ndjenjat anti-greke dhe anti-turke në programet e tyre, me qëllimin për të joshur votuesit nacionalistë.

Por këtë vit, Kryeministri Mitsotais dhe Presidenti Erdogan u rizgjodhën me mandate të qëndrueshme. Ata nuk do të përballen me zgjedhje kombëtare për katër vite të tjera. Ekspertët thonë se kjo është një mundësi e rrallë për të lënë mënjanë ndasitë dhe për t’u angazhuar drejt pajtimit./ VOA

 

Etiketa: ErdoganGreqiTurqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

P*rdhunoi gruan në sy të dy fëmijëve të tyre, dënohet me 17 vite burg në mungesë shqiptari në Greqi!

14:17 : 08/10/2025
AKTUALITET

Tentoi të ikte me një makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi

13:15 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

12:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pas 23 ditësh grevë urie, shqiptari Pano Ruci ndalon protestën

19:58 : 07/10/2025
RAJONI

Greqi/ Mbytet varka me emigrantë në brigjet e Lesbosit, mes viktimave dy gra dhe një fëmijë

17:24 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punonjësit shqiptar, media greke: Policia po heton dy në pista

15:30 : 07/10/2025
Para

"Situata po përkeqësohet minutë pas minute", OKB: Rripi i Gazës, një nga vendet më të rrezikshme në botë

TË GJITHA

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025

Rama shkarkon nga detyra prefektin e Vlorës dhe të Fierit, ja kush i zëvendëson

18:55 : 08/10/2025

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

18:44 : 08/10/2025

“Kam 15 vite që sorrollatem për pronat”, Orinda Huta: Kam marrë kërcënime nga të ashtuquajturit ‘dajat’

18:41 : 08/10/2025

Ndryshime në Polici/ Altin Qato largohet nga drejtimi i “Rrugores”, ja kush e zëvendëson (EMRI)

18:33 : 08/10/2025

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025

Ekspertët e fluturimeve zbulojnë pse nuk duhet të uleni kurrë në fund të një avioni

18:10 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com