• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha zbulon “prapaskenat”: Refuzova bashkëqeverisjen me Ramën, mu propozua nga…

13:00 : 02/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së se ka refuzuar bashkëqeverisjen me kryeministrin Edi Rama, që sipas tij, i ishte propozuar nga kryekëshilltarët e Lulzim Bashës.

Lideri demokrat tha se që prej asaj dite, ai u dizenjua non-grata dhe sot ka një dhëndërr të burgosur politik. Berisha e konsideroi veten si një luan të të zgjuar nga narkoregjimi i Edi Ramës, teksa u bëri thirrje demokratëve dhe shqiptarëve për mosbindje civile.

Berisha iu drejtua shqiptarëve me fjalët se “heshtja juaj është aleati më i fortë i Edi Ramës dhe narko regjimit të tij”.

Berisha: Nëse doni të kuptoni gjendjen e një kombi, çdo qytetar duhet t’i hedhë një sy parlamentit të tij. Nëse doni evidencë më të qartë për rikthimin e diktaturës, përsëri theksoj, hidhni një sy parlamentit tonë. Një nga projektet më të hershme të Edi Ramës ka qenë shkatërrim i parlamentit. Sepse po shkatërrove parlamentin, ke asgjësuar pluralizmin, demokracinë dhe sovranitetin e brendsghëm të kombit. Në vitin 2013, Edi Rama bëri pucin e parë ndaj parlamentit. Ai e kriminalizoi atë, e mbushi me kriminelë nga më ordinerë dhe e veshi ata me kostumin e deputetit. Pas ligjit të dekriminalizimit, Edi Rama bëri puçin e dytë ndaj parlamentit, kësaj here në përpjekje për të krijuar opozitën fasadë. Ai mori peng kryetarin e opozitës dhe synoi krijimin e pseudo opozitës dhe kishte planifikuar që me këtë kallp opozitë, të qeverisnin në kurriz të shqiptarëve. De facto, t’i bënin gjëmën demokracisë shqiptare. Edhe këtu, Edi Rama dështoi. Së bashku ia thyem ëndrrën e bashkëqeverisjes me pseudo-opozitën.

A kishim kosto ne për këtë? Sigurisht që po. Nga dita që unë refuzova bashkëqeverisjen me Edi Ramën, që mu propozua nga kryekëshilltarët e Lulzim Bashës, unë u dizenjova non-grata dhe sot kam një dhëndërr të burgosur politik. Dhe tani çfarë i mbeti Edi Ramës? Tregoi më në fund në sytë e të gjithë botës se kush është në të vërtetë. Vendosi t’i bëjë parlamentit një grusht shteti brenda shtetit. Por ne ia dolëm, e shpëtuam opozitën, e shpëtuam parlamentin. Grupi ynë parlamentar, dhe i përshëndes deputetët kudo që janë, në këtë sallë dhe kudo që ndodhen, me mosbindje civile, e zhyti në ilegalitet parlamentin e krimit, parlamentin e diktaturës, parlamentin e narkoshtetit. Por kur opozitës i mohohet çdo e drejtë e mundshme e dhënë nga Kushtetuta, kur garda kthehet në një polici kundër opozitës, kur buxheti kalon për 4 minuta, kur Kushtetuta shkelet çdo ditë, a mund të quhet më Shqipëria një republikë parlamentare.
Përgjigjia është vetëm një: Në Shqipëri është rikthyer diktatura e bandave, e krimit, e drogës, ne do e përmbysim atë. Në këmbë, demokratë dhe demokrate, mosbindja civile është betimi ynë. Përmendëm se vendi ynë ka pasur armiq shqipfolës të rrezikshëm, por të mos keqkuptohemi, historia e Shqipërisë nuk është histori e tradhtarëve, është histori e heronjve, e patriotëve, e njerëzve të ndershëm, e demokratëve. Për çdo tradhtar, për çdo pushtues, ka pasur gjithmonë heronj shqiptarë që kanë shpëtuar Shqipërinë. Pushtimi nga perandoria më e madhe e kohës, nxori Skënderbeun. Diktatura më e egër komuniste e kohës solli lëvizjen studentore, prijësin e saj, Azem Hajdari. Azem, ti je gjallë.

Lexo edhe:

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

Në kulmin e vapës/ Treshja Rama-Karakaçi-Dalipi lënë pa drita Beratin

Edhe sot narkoregjimi i Edi Ramës do të zgjojë luanin e fjetur tek shqiptarët. Pse i thashë unë sot këto fjalë. I thashë sepse gdo shqiptar duhet të ndajë mendjen, se kjo nuk është një betejë politike, është një luftë për ekzistencën, për shpëtimin e kombit dhe Shqipërisë. Të dashur miq. Ne nuk jemi kundër një partie, por kundër një partie shtet e zaptuar nga mafia shtetërore më e rrezikshme e Europës me në krye Edi Ramën. Kundër atyre që në 10 vite treguan se nuk dua pluralizëm, demokraci, shqiptarë. Jemi kundër armikut shqipëfolës, Edvin Kristaq Rama. Me votë ai nuk ikën sepse votën e lirë nuk e lejon, sepse po la pushtetin ai përballet me përgjegjësinë e krimeve të tij të tmerrshme që u ka bërë shqiptarëve këtë dekadë.

Çfarë mbetet për të bërë në këto rrethana? Përgjigjen për këtë e kemi demonstruar në parlament, aksion pa kthim, mosbindje civile, aksion pa kthim gjer në fitore. 43 vetë jemi në parlament, vetëm një muaj kemi dhe me kaq veta, në kaq pak kohë, me betejën pa kthim dhe mosbindjen civile, ne fituam dy beteja kyçe.
Së pari i qorrëm maskën Edi Rama. E mbarë gjithë bota mësoi ditët e fundit, se Shqipëria një vend anëtar i NATO-s ka një kryeministër që ka bërë grusht shteti brenda shtetit. U mohon të drejtat kushtetuese deputetëve, se për shkak të megavjedhjeve dhe lidhjeve të tij të tmerrshme me krimin nuk pranon kontrollin parlamentar, vetëm e vetëm se ka tmerr nga hetimi i tij. Mbarë bota e pa se Edi Rama është një kryeministër që kalon buxhetin e shqiptarëve të të gjithë vitit, në 4 minuta, një kryeministër i cili fshihet prapa Gardës, njëlloj si bosët kryesorë të karteleve të drogës në Meksikë, Kolumbi apo vende të tjera. Por të dashur delegate e delegatë, demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë. Mos prisni gjithçka nga delegatët e opozitës. Ne në parlament po mbrojmë të drejtat tona kushtetuese, dhe të drejtat e 600 mijë qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë. Por sot çdo shqiptar ka të drejta të shkelura, është i grabitur nga qeveria është i agresuar nga shteti, prandaj përgjigja e gdo kujt duhet të jetë, aksion pa kthim me mosbindje civile. Mit’hat Frashëri ka thënë se ‘shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë. Unë sot nga ky kuvend u bëj thirrjeve demokratëve, qytetarëve, aksion pa kthim për votën e lirë të shqiptarëve, aksion pa kthim ndaj armikut të identitetit tonë, mos bindje civile për liritë tona. Ne do të fitojmë. Ju bëj thirrje të gjithë opozitarëve, jo vetëm atyre demokratë. Ne mund të jemi të ndryshëm, por Edi Rama është armiku ynë i përbashkët. Mos mendoni se Edi Rama rrëzohet me fjalime, deklarata apo me zgjedhje. Prandaj ju ftoj të bashkoheni në aksionin pa kthim me mosbindje civile për shpëtimin e demokracisë, ne do të fitojmë. U bëj thirrje qytetarëve, dhe veçanërisht atyre pa parti. Pluralizmi politik është i juaji. Paratë e inceneratorëve që vjedh Rama e Veliaj janë tuajat. Ato 1 mln shqiptarët që kanë ikur, janë fëmijët, vëllezërit, motrat tuaja. Krimi që sundon ju kanos edhe ju, apo të dashurit tuaj. Heshtja juaj është aleati më i fortë i Edi Ramës dhe narko regjimit të tij, prandaj thirrja ime për ju, për të ardhmen tuaj, të ngrihemi në mosbindje civile. Aksion pa kthim. Ne do të fitojmë.

Etiketa: bashkeqeverisjeBerishaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

13:33 : 05/07/2025
AKTUALITET

Në kulmin e vapës/ Treshja Rama-Karakaçi-Dalipi lënë pa drita Beratin

13:11 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Flluska” e ndërtimit në Tiranë/ Agjenti imobiliar: Po “ftohet” tregu i shit-blerjes së apartamenteve

09:00 : 05/07/2025
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkise Vlore, Ermal Dredha gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 34 vjetorit te Partise Socialiste. Gjate ceremonise, pjesemarresit kane folur per fitoren gjate zgjedhjeve te 11 majit dhe integrimin ne BE./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Vlora Mayor, Ermal Dredha during a ceremony organized on the occasion of the 34th anniversary of the Socialist Party. During the ceremony, participants spoke about the victory during the May 11 elections and EU integration.
AKTUALITET

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

15:37 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

14:07 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

12:21 : 04/07/2025
Para

Obsesioni i Naim Murselit për t’u shoqëruar me politikanë dhe VIP’a

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com