• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklaratat e Ramës/ Bardhi: Tentoi të intimidojë deputetët me “drejtësinë”, gënjeu pa turp!

16:17 : 24/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë konferencës me gazetarët tha se nuk mund të ngrihen komisione hetimore në bazë të thashethemeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi i referohet Ramës si miku i Vangjush Dakos, teksa sipas tij, kreu i qeverisë, refuzoi hapur apelin e partnerëve ndërkombëtarë për funksionimin normal të Parlamentit dhe dialog konstruktiv mes palëve për lejimin e mbikëqyrjes parlamemtare të pushtetit ekzekutiv.

Bardhi shkruan se Rama gënjeu hapur kur tha se Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetuese Komisione Hetimore të ngritura me kërkesë të 1/4 të deputetëve të opozitës, pasi sipas tij, nuk ka asnjë vendim të tillë. Më tej, ai shton se Rama gënjeu dhe kur tha se Gjykata Kushtetuese ka lënë porosi për të rregulluar ligjin për Komisione Hetimore, pasi sipas tij, edhe në këtë rast nuk ka një vendim të tillë.

Deputeti demokrat shprehet se të tre kërkesat e opozitës janë të drejta dhe kushtetuese dhe sipas tij, Rama duhet të heqë dorë nga sjelljet autoritare, përfshirë edhe qëndrimin e sotëm, që, pasi tentoi të shuajë zërin e opozitës me forca sigurie në Kuvend, kaloi tek tentativa për të intimiduar deputetët e opozitës me “drejtësinë” që u dashka të përndjekë deputetët që reagojnë.

Ai shton më tej se qëndrime të tilla, dhuna dhe shantazhi, vetëm sa i forcojnë bindjen dhe vendosmërinë se janë në rrugën e duhur për të mos lejuar një Parlamentin një partiak dhe autokrat që kërkon të ndërtojë Edi Rama, duke asgjesuar opozitën dhe të drejtat e saj.

Lexo edhe:

Pas përjashtimit të Bardhit, deputetët e PD gjuajnë sërish me sende teksa Rama lë sallën

PS miraton projektligjet për bujqësinë/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Reagimi i plotë:

Miku i Vangjush Dakos dhe bashkëpunëtori politik i Tom Doshit, refuzoi hapur apelin e partnerëve ndërkombëtarë për funksionimin normal të Parlamentit dhe dialog konstruktiv mes palëve për lejimin e mbikëqyrjes parlamemtare të pushtetit ekzekutiv.

Prej datës 5 tetor, Parlamenti është përfshirë në ngërç për shkak të refuzimit të mazhorancës për të respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës në Kuvend.

Opozita nuk kërkon asnjë favor, përveç respektimit të Kushtetutës, për të mundësuar:

1. Lejimin e kontrollit parlamentar përmes pranimit të kërkesave të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, një e drejtë kushtetuese e opozitës që nuk varet nga vullneti i shumicës parlamentare;
2. Lejimin e Grupit Parlamentar të PD për t’u përfaqësuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, me kryetarin dhe anëtarët që përzgjidhen nga vetë opozita, duke hequr menjëherë dorë nga loja e emërimit të opozitës në Kuvend dhe ndërhyrja në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD;
3. Shqytimin në kohë të propozimeve ligjore të deputetëve të opozitës, që prej 2 vjetësh mbahen pezull dhe nuk futen në procedurë parlamentare.
Në vend që të reflektojë, në vend që të sillet si kryeministri i një vendi demokratik, anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtar i BE, Edi Rama zgjodhi rrugën e gënjeshtrave.

Edi Rama gënjeu hapur kur tha se Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetuese Komisione Hetimore të ngritura me kërkesë të 1/4 të deputetëve të opozitës. Nuk ka asnjë vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese.

Edi Rama gënjeu publikisht kur tha se Gjykata Kushtetuese ka lënë porosi për të rregulluar ligjin për Komisione Hetimore. Nuk ka asnjë vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese. Opozita nuk është bërë, në asnjë rast, pengesë për rregullime të mundshme në ligjin për Komisionet Hetimore, përkundrazi nga data 9 dhjetor 2022 ka propozuar një projektligj për këtë qëllim, por që mbahet i bllokuar si një prej 31 projektligjeve të propozuara nga deputetët e opozitës.

Edi Rama genjeu pa turp kur tha se kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore bazohen në thashetheme.

Cili është thashethem: “Shqetësimi i datës 17 Gusht 2023 i Ambasadës së SHBA për ndërhyjet e paligjshme në sistemin TIMS”?

Cili është thashethem: “Konstatimi i gjykatës së posaçme kundër korrupsionit se në koncesionin e sterilizimit kostoja është e shtuar në mënyrë abuzive dhe se ajo është lidhur në kushtet e konfliktit të interesit”?

Cili është thashethem: “Konstatimi i KLSH, që për vitin 2022 qeveria ka paguar 20 mijë fatura fiktive dhe që qytetarët nuk i kanë përfituar shërbimet për koncesionin e check-up”?

Cili është thashethem: “Që, në kushtet e konfliktit të interesit, Edi Rama ka miratuar statusin e investitorit strategjik për mikun e tij, Artan Gaçi, bashkëshort i ministres së tij Olta Xhaçka”?

Të 3 kërkesat e opozitës janë të drejta dhe kushtetuese. Edi Rama duhet të heqë dorë nga sjelljet autoritare, përfshirë edhe qëndrimin e sotëm, që, pasi tentoi të shuajë zërin e opozitës me forca sigurie në Kuvend, kaloi tek tentativa për të intimiduar deputetët e opozitës me “drejtësinë” që u dashka të përndjekë deputetët që reagojnë. Qëndrime të tilla, dhuna dhe shantazhi, vetëm sa na forcojnë bindjen dhe vendosmërinë se jemi në rrugën e duhur për të mos lejuar një Parlamentin një partiak dhe autokrat që kërkon të ndërtojë Edi Rama, duke asgjesuar opozitën dhe të drejtat e saj.

Etiketa: bardhiopozitaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas përjashtimit të Bardhit, deputetët e PD gjuajnë sërish me sende teksa Rama lë sallën

16:36 : 23/07/2026
AKTUALITET

PS miraton projektligjet për bujqësinë/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

15:48 : 16/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026
AKTUALITET

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

11:51 : 15/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

22:20 : 07/07/2026
AKTUALITET

Arkivoli simbolik në protestë, reagon Rama: Hienat e politikës rrëmbyen “flamingot”

15:02 : 05/07/2026
Para

Tentoi të vriste më gërshërë hekuri një 37-vjeçar, arrestoheti i riu në Elbasan

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş