• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Morën leje ndërtimi me të dhëna të rreme, kërkohet arrestimi i dy arkitektëve

19:18 : 21/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg” për dy arkitektë, shtetasi Armando Prelezi dhe Klevis Bregu, pasi akuzohen për ndërtim të paligjshëm. Ata kanë aplikuar për leje në e-leje, por kanë deklaruar të dhëna të rreme mbi vendin se ku do të ndërtoheshin objektet.

“Nga një verifikim i thjeshtë i koordinatave nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’, rezulton se koordinatat e pasqyruara në relacione nga Arkitekti Armando Prelezi apo Klevis Bregu, tregojnë vendndodhje të ndryshme karahasuar me vendndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetëdeklarimet pranë ASHK-së, apo edhe pa vendndodhje duke mos reklamuar koordinata.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria e Tiranës bën me dije se pas verifikimeve, ka kërkuar vendosjen e sekuestros preventive mbi objektet e ndërtuara, të cilat sqarohen në njoftimin e mëposhtëm.

Në hetim për ndërtim të paligjshëm janë edhe Manush Teqia, Abaz Tegja, Florian Zela, Arblin Harizi e Dorina Dushku, Gani Moka, Tefta Vishi dhe Mehmet Durishti.

Njoftimi i Prokurorisë:

Lexo edhe:

“Hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”, Rama paralajmëron prokurorët dhe gjykatësit: Kujdes

Arrestimi i Veliajt/ Kristaq Kume: Këshilli Bashkiak nuk e kreu detyrën e tij sipas ligjit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.1285, të vitit 2023(i bashkuar), për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, ma kallezues në ngarkim të shtetasve M.T., A.T., F. Z., A.H., D. D., G.M., T.V. dhe M.D.

Deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton e provuar se shtetasit e mësipërm, kanë aplikuar në sistemin E-Leje, nëpërmjet shtetasve A.P. dhe K.B. (Arkitektë), si dhe janë pajisur me lejet e rindërtimit respektive.

Nga një verifikim i thjeshtë i koordinatave nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’, rezulton se koordinatat e pasqyruara në relacione nga Arkitekti A.P. apo K.B., tregojnë vendndodhje të ndryshme karahasuar me vendndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetëdeklarimet pranë ASHK-së, apo edhe pa vendndodhje duke mos reklamuar koordinata.

Nga tëdhënat e grubulluara rezulton se objektet janë ndërtuar në ngastrat e ekonomive pyjore 1/a dhe 2/a, në juridiskionin e Bashkisë Tiranë.

Shtetasi G.M. administrator dhe ortak i vetëm isubjektit Certi Ë South Balkans, ka lidhur kontratë qiraje në datën 14.04.2021 me Agjencinë e Parqeve dhe rekreacionit për sipërfaqen 2000 m2, e cila është pjesë e fondit pyjor, ngastra 1/a, për të cilin janë përpiluar aktet pëkatëse, duke u konstatuar se disa prej strukturave me hekur dhe beton si dhe muri rrethues janë të pozicionuara në një sipërfaqe të fondit pyjor e cila ëshë dhënë në përdorim.

Arkitektet A. P. dhe K.B. kanë bërë të mundur aplikimin e të dhënave të cilat tregojnë të dhëna të rreme, nëpërmjet E-leje.

Pas verifikimeve, kërkohet vendosja e sekuestros preventive mbi objektet e ndërtuara nga;

M.T. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr. 5271 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 62 datë 09.02.2023, pranë ASHK;

F.Z. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr. 5272 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 63 datë 09.02.2023;

A.T. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundëvajtjes nr 5270 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 65 datë 11.02.2023, pranë ASHK;

A.H. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr 5269 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 72 datë 15.02.2023, pranë ASHK;

D.D. me sipërfaqe 360 m2, të konstatuar sipas procesverbalit per konstatimin e kundravajtjes nr 2582 datë 30.01.2023, te IMT dhe vetedeklarimit nr 38 datë 01.02.2023, pranë ASHK;

T. V. vetëdeklaruar me aplikimin nr.5714 datë 31.03.2022, pranë ASHK-së; dhe

M. D., i cili nuk rezulton të ketë bërë aplikim për ndërtimin e paligjshëm, por ka pretenduar se ka ndërtuar objektin e konstatuar bazuar në lejen e ndërtimit nr Nr. K-10349/2.

Po kështu, egzistojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara nga neni 228, 229, 230, 238, të K.Pr.Penale, për caktimin e masës së sigurimit arrest në burg për shtetasit:A.P. dhe K.B.

Egziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se ata kanë kryer veprën penale të parashikuar nga neni 186/3 i K.Penal.Arkitektët A.P dhe K. B. kanë bërë të mundur aplikimin e të dhënave të cilat tregojnë të dhëna të rreme, nëpërmjet E-leje.

Etiketa: arkiteketeArmando PreleziarrestimiKlevis Breguleje ndertimite dhena te rreme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”, Rama paralajmëron prokurorët dhe gjykatësit: Kujdes

12:13 : 03/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Veliajt/ Kristaq Kume: Këshilli Bashkiak nuk e kreu detyrën e tij sipas ligjit

22:33 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rama-Balluku “respektojnë” me dy leje të reja për pallat të dënuarin për trafik droge, Fejzo Zekaj

21:21 : 21/08/2025
AKTUALITET

Vilat pa leje në Mullet, kopje të “Secret Garden”/ Si e “toleroi” Prokuroria ndërtuesin Shefki Karamuça

10:10 : 13/08/2025
AKTUALITET

Ky është Ligor Doko, pronari i hotelit ku fshihej “Pole Qorri”

15:59 : 04/08/2025
Në foto: Flodian Plaku
AKTUALITET

Detajet/ “Pole Qorri” kishte marrë sërish porosi për vrasje, kush e shoqëronte kur u kap

18:39 : 03/08/2025
Para

U-17/ Shqipëria merr fitoren e parë në grup

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com