• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Momenti i mbërritjes me “charter” në Rinas i Behar Bajrit, pse u shty me një ditë udhëtimi

10:32 : 16/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Ishte planifikuar që të mbërrinte mbrëmjen e djeshme rreth orës, 22:00, por vetëm mëngjesin e kësaj të enjte ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, Behar Bajri, i cili u ekstradua nga Franca. Shkak u bënë arsyet e sigurisë për të mos fluturuar me një avion komercial me pasagjerë civilë, por u soll nga Parisi mëngjesin e sotëm me fluturim me charter.

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e mbërritjes së tij në aeroportin e Rinasit, siç shihet, në masat të rrepta sigurie. 43-vjeçari Behar Bajri, i njohur edhe me mbiemrin Brajoviq, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit të SPAK, “Metamorfoza”, i zhvilluar në muajin gusht.

GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer në bashkëpunim”.

“Shtetasi B. B. dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka vrarë shtetasin Gj. B.(N.), më datë 09.08.2020, në Shkodër. Gjithashtu dyshohet se ka organizuar dhe koordinuar bashkëpunëtorët e tij, iu ka dhënë informacione mbi vendndodhjen e kundërshtarëve, për të organizon prita, me qëllim vrasjen e tyre. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi B. B., kundrejt ofrimit të shumave monetare funksionarëve të drejtësisë, ka bërë të mundur lirimin nga burgu, para kohe.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Behar Bajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, grup të pandehurish që akuzohen për vrasje, grup kriminal dhe korrupsion. Hetimet nisën në vitin 2019 pas informacioneve nga autoritetet holandeze, belge dhe franceze që zbardhën komunikimet mes anëtarëve të grupit në rrjetet Enchro Chat dhe Sky. Në këto mesazhe, biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar, ka kërkuar që 43-vjeçari Behar Bajri të vriste për 120 mijë € Klenthi Musabelliun, ish punonjës i policisë së burgjeve. Sipas dosjes, Behar Bajri ka komunikuar me Ervis Martinajn, ish-bosin e zhdukur të lojërave të fatit, dhe kanë shkëmbyer objektivët. Behar Bajri dhe Denis Borrici ekzekutuan Gjin Boriçin me porosi të Martinajt, dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun vrasje e cila nuk u realizua pasi shënjestra kuptoi planin.

Lexo edhe:

“Do t’i bie dhe shefit të Krimeve”/ Aurel Hoxha po planifikonte një vrasje në burg, a është Arben Lleshi?

Tronditëse në Greqi, 18-vjeçari mbyt nënën e tij me peshqir

Behar Bajri kishte planifikuar që të vriste dhe Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

Behar Bajri u arrestua në shtator në Francë, pasi ishte mbajtur për rreth dy javë nën vëzhgim nga pala shqiptare dhe më pas kanë njoftuar autoritetet franceze për të kryer arrestimin. 43-vjeçari mësohet se u arrestua teksa ndodhej i vetëm në një lokal në Paris. Në momentin e ndërhyrjes, të njëjtat burime bëjnë me dije se ai nuk ka bërë rezistencë ndaj oficerëve të policisë, ndërsa nuk iu gjet ndonjë send i jashtëligjshëm me vete.

Policia konfirmon se Behar Bajri i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Etiketa: akuzatarrestimiBehar BajriekstradimiFrancarinasvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Do t’i bie dhe shefit të Krimeve”/ Aurel Hoxha po planifikonte një vrasje në burg, a është Arben Lleshi?

21:24 : 21/10/2025
RAJONI

Tronditëse në Greqi, 18-vjeçari mbyt nënën e tij me peshqir

18:30 : 21/10/2025
Viktima
AKTUALITET

Vrau Klevis Lleshin me porosi të Aurel Hoxhës, Apeli i GJKKO lë në burg Sabah Nuzin

11:10 : 21/10/2025
AKTUALITET

Aldo Avdyli i dyshuari kryesor, SPAK drejt tërheqjes së dosjes për zhdukjen e Vis Martinajt

10:33 : 21/10/2025
AKTUALITET

Valixhet me drogë në Rinas, policia: Dy kinezë e trafikuan nga Bangkoku me qëllim shitjen në Shqipëri/ VIDEO

09:24 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kapen në Rinas 4 valixhe me 100 kg kanabis nga Tajlanda, dy në pranga/ Detajet e para

08:49 : 21/10/2025
Para

‘Air Albania’ thotë se ka financa të shëndetshme, por prej 5 vitesh nuk publikon bilancin

TË GJITHA

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

22:13 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com