• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK hetime për “Mcgonigal”/ Berisha: Të besosh se do fajësojë Ramën, si të besosh rrethin katror

13:12 : 03/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka konfirmuar se dhe ai ka informacione se SPAK ka nisur hetimet për skandalin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, por ai la të nënkuptohet se nuk mund të ndodhë kurrë që ata të shpallin fajtor kryeministrin Edi Rama.

Gjatë konferencës së gazetarëve, Berisha u shpreh se të besosh se SPAK po e heton këtë çështje për të fajësuar Edi Ramën, duhet t’i besosh rrethit katror. Ai renditi disa çështje, që sipas tij, dëshmojnë se SPAK-u është i kapur nga Edi Rama, duke iu referuar që në fillim çështjes së inceneratorit të Tiranës, ku Veliaj vazhdon të jetë i pafajshëm.

“Edhe unë kam informacione që SPAK po heton çështjen McGonigal. Por të besosh se po e heton për të fajësuar Edi Ramën, duhet t’i besosh rrethit katror. E hapën hetimin përpara se të merrej në pyetje nga FBI, Edi Rama- pastaj këtu nënkuptohet që një kërkesë ka ardhur për këtë dhe nuk mund të refuzojnë, apo e hapën hetimin sepse e dinë se do kërkohet kontributi i tyre, se në shkurt është procesi, por të garantoj që në çdo rast, ata janë të aftë, siç e faktoi procesi politik ndaj meje, të fshehin dokumente, të falsifikojnë realitete, për të mbrojtur Edi Ramën.

Unë nuk mund të kem veçse respekt të plotë dhe mbështetje të plotë për cilindo nga ata gra e burra që bëjnë ligjin aty. Por a mund të pajtohem ata me praktikën e tyre kur ata Behar Bajrin dhe Denis Bajrin, të arrestuar nga një koleg i tyre në Shkodër për vrasjen e tjetrës në gjumë, të fejuarës, e marrin dhe e çojnë në Shkodër për t’u liruar, me pretekstin se nuk janë organizatë kriminale. A mund t’i kapërcej unë këto? A mund të kapërcej unë faktin se Erion Veliaj është me të gjitha dokumentet strumbullari kryesor i veprës penale të djegësit të Tiranës, dhe ata nuk ngrenë dot një akuzë ndaj tij. Përkundrazi, edhe personat që i kanë marrë në pyetje, Alberto Presecin dhe Miliad Lopën, të cilët sipas vetë atyre u kanë thënë se nuk kemi punë me inceneratorin, sipas vetë SKAP-it, vijnë në Tiranë me faturën 100 milionë euro për të marrë SKAP-in për të larë paratë e Pasdaranit apo tjetërkujt. A mund të pranojmë ne se nuk kontrollohet SKAP-i? Kurrë, prokurorët e SKAP-it të Ilir Beqajt, të aferës së sterilizimit, vënë në arrest një seri vartësish të tij dhe nuk ngrenë padi penale ndaj Ilir Beqajt, i cili ka firmën e tij në katër momente kryesore, në një aferë të tmerrshme që rriti faturën e sterilizimit 83 herë. Le që për të larë duart, kryetari i SKAP-it nuk bie dakord, por çon një opinion të veçantë. Kjo nuk e ekzonoron atë. Nuk mund të ndodhte kjo. Ai është kryetar për të vëzhguar zbatimin e ligjit.

Se kjo çfarë do të thotë? Këta të dy nuk janë në rregull, unë për kaq… Gjykatësi mori një vendim, por nuk mori vendimin e duhur se personi kryesor përgjegjës ishte Ilir Beqaj. Unë nuk mund të pajtohem kurrë me këtë. Mos e merrni se unë kam një gjë personale. Absolutisht asgjë personale. A mund të pajtohem unë këtu me praninë e atij Shehajt që gënjente për Mehmet Grecën? Mehmet Greca trafikant i dënuar me 7 vite në Britani për 40 kg kokainë, plot makinën me ID dhe fletë votimi e euro, anëtari më i ngushtë i stafit të Taulant Ballës, dhe del në media e thotë se në makinë nuk kishte asgjë. Si mund të përfundojë në SKAP ai?
Kush e solli dje SKAP-in në parlament? Nuk mund ta bënin kurrë këtë. Vetëm ata që i kontrollon Taulant Balla për lidhjet e tyre me krimin mund të bëjnë një gjë të tillë. Kështu që ky është nën kontroll të plotë të Edi Ramës.” – u shpreh Berisha.

Lexo edhe:

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

Etiketa: BerishahetimemcgonigalRamaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025
AKTUALITET

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

18:31 : 08/08/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025
AKTUALITET

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025
AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
Para

Stuhi në Tiranë, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, përmbytet rruga dytësore/ VIDEO

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com