• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gaçi i Xhaçkës dhe kryestrategjiku Rama i “SPAÇ-kës”

20:51 : 26/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një mjergull e lehtë u hodh nga SPAK për të ndihmuar luguninë e ujqerve që të bëjnë kërdi në pronat publike dhe korrupsion masiv që ndodh në çdo çast. Kur çështja më e nxehtë mbetet arrestimi i Jamarbër Malltezit dhe masa “detyrim paraqitje” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, nga skutat e SPAK del si pa “dashje” lajmi se po “shëtisin” edhe në anën tjetër, pasi kanë sekuestruar 5512 metra katrorë tokë në bregdetin e Himarës, në emër të Artan Gaçit, ish-deputet i PS-së, bashkëshort i ish-ministres Olta Xhaçka.

Edhe pse qartësisht u hodh në tregun publik lajmi i skaduar për sekuestron e pronës së Gaçit, qëllimi mbetet i qartë për të krijuar perceptimin e rremë se “janë të pavaruar, njohin vetëm ligjin dhe se godasin majtas e djathtas”. Kjo lojë është edhe më e rëndë se vetë dosja Berisha e cila minimalisht nis me shkelje të rënda proceduriale dhe përfundon me gafa amatoreske të dy prokurorëve Arban Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Nëse do të nisen për “dosjen Xhaçka”, në duar kanë aq shumë material sa nuk do ishte nevoja të kryenin asnjë hetim të thelluar, pasi shkeljet janë shiqare. Gaçi u shpall “investitor strategjik” me vendim qeverie, që në fund mban firmën e kryeministrit Edi Rama. Në rastin Gaçi, kryeministri Rama nuk ka si të justifikohet se “nuk e njoh dhe nuk e di që ka ngrënë dardha pas shpinës sime…”. Ai e di qartë se është ish-deputet i PS-së dhe mbi të gjitha bashkëshort i Xhaçkës, ministres së tij në kohën kur i fali bregdetin që të ndërtonte një resort të madh turistik në Dhërmi.

Është një rast në dukje i vogël që tregon sesi sistemi i grabitjes, vjedhjes, abuzimit dhe dallavereve punojnë aq sahat sa ua kalon edhe “orave zvicerane”. Për rastin Gaçi dyshohet se si fillim ka falsifikuar dokumentat e pronës duke u pajisur me një AMTP fiktive nga Bashkia Himarë që drejtohet nga Jorgo Goro i PS-së. Më pas, duke shfrytëzuar gruan ministre dhe padiskutim “kryestrategjikun Rama”, kalojnë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave një kërkesë që të shpallen “investitorë strategjikë” për ndërtimin e një kopleksi turistik. Aty do të përfitonte për tre dekada edhe shfrytëzimin e një vije të gjerë bregdetare. Gjithçka e kopsitur nga ky grup i “strukturuar qeveritar”…

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

Çfarë kërkon më shumë SPAK? Letrat janë të qarta, firmat dhe vulat e titullarëve të pajës qeverisëse gjithashtu, por jo vetëm në këtë rast por edhe te shumë të tjerë SPAK kalon në një “autocensurë” për të shmangur me çdo kusht majën qeverisëse. Nëpër konferenca shtypi apo reagime zyrtare prokurorët e Strukturës së Possaçmë dhe drejtuesit e saj shprehen se nuk janë shantazhuar as nga maja e pushtetit e as nga krimi i organizuar. Kjo është mëse e vërtetë, si mund të shantazhosh një institucion i cili stë nget, pavarësisht abuzimit të madh?

Që Rama nuk ka lënë të afërm ministrash, deputetësh të tij dhe zyrtarë të tjerë pa i favorizuar me tendera dhe tokë publike kjo mbetet një histori e vjetër që ka vazhduar, po vazhdon dhe do të vazhdojë, por qëndrimet e SPAK shfaqin mjergull të madhe dyshimesh. Artan Gaçi është thirrur për të dëshmuar si “investitor strategjik”, edhe Xhaçka për “gjeostrategjinë” e saj që i fali oligarkëve pronat e ushtrisë, por asnjë prej tyre nuk është me frikën se po trokasin prangat. Ndoshta Gaçi mund të bëhet “kurban”, në mënyrë që SPAK-u që nihet publikisht të kthehet si SPAÇ-kë në duart e kryeministrit.

Të vëtëdishëm se presioni publik do kalojë dukshëm tek kjo strukturë që asesi nuk e ka justifikuar veten në katër vite krijim, nuk është aspak çudi që SPAK të kalojë ndonjë dosje në dukje të rëndë për të vënë para pargjegjësisë “ish-at” e së majtës. Për Ramën rëndësi ka që Prokuroria Speciale të prekë kudo, por së pari mos kapë ministrat teksa janë në detyrë dhe të mos cënohet as për pak vetë ai. Institucioni i ri i drejtësisë i krijuar për të hetuar korrupsionin në nivele të larta qeverisëse nuk po i justifikon as tamtamet e mëdha ndërkombëtare, e as daullet që bien në qeverinë aktuale. Edhe lajmi i hershëm i hedhur shpejt për Gaçin e Xhaçkës së kryestrategjigjut të SPAÇ-kës, duke se nuk është gjë tjetër përveçse tentativë për të sfumuar “dosjen Berisha” …

Etiketa: Edi RamaGaçi i XhaçkësinvestitorkorrupsionPronatpronat publikeqeveriaSali Berishaspacspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
Para

Çfarë janë bombat sfungjer që Izraeli do të përdorë në Gaza

TË GJITHA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş