• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ Si agjenti i paguar nga policia futi në kurth Fredi Belerin

14:28 : 24/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Arsen Rama, një peshkatar i thjeshtë me një dosje të njollosur për krime të vogla mund të jetë paguar nga policia e shtetit për të futur në kurth kandidatin e Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Ai ka marrë 7 milionë lekë për të provokuar kandidatin monoritar, “pagesa është bërë nga Fondi i Posaçëm Sekret i Policisë së Shtetit”, ka deklaruar dje duke i’u referuar një burimi brenda policisë shefi i opozitës Sali Berisha. Dyshimet se njeriu që denoncoi Belerin mund të ketë qenë i infiltruari i policisë kanë qenë të forta që kur ndodhi arrestimi. Këto pandehma vinin së pari se Arsen Rama, që iu afrua vetë Belerit duke pretenduar se kishte 8 vota dhe kërkonte nga 50 euro për secilën prej tyre, ishte një i njohur i kandidatit të opozitës për Himarën, të ciliit i shiste peshkun për restorantin e tij. E dyta qe gjendja e tij ejere financiare dhe fakti se kishte qenë më parë kontigjent i policisë. E treta se arrestimi i Belerit ishte paraprirë nga një fushatë e egeër personale e kryeministrit rama kundër tij.

Në datën 6 maj Edi Rama shkoi në Himarë ku me një gjuhë raciste dhe tallëse sulmoi rivalin e kandidatit të PS-së. Rama e kishte pasur shqetësim ditët e fundit Himarën dhe në sondazhet e tij, zgjedhjet aty qenë të humbura. Sipas llogarive të bëra nga eksperët e PS-së, ata kalkulonin se autobuzët me emigrantë që do vinin për Belerin nga Greqia e përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve, duke i dhënë fitoren opozotës. Madje dëshmohet se kryeministri i ka kërkuar personalisht gazetarëve që e kanë intervistuar ditët e fundit që ti ngrinin topin duke i dhënë mundësi të godiste kandidatin minoritar të Omonias. Dhe ai e bëri sa herë doli në TV.

Pikërisht në këtë valë, dy ditë pas mitingut të kryeministrit në Himarë, në policinë e këtij qyteti paraqitet një njeri, që nuk e kishte për herë të parë fekuentimin e kësaj dere. Arsen Rama bën rolin e qytetarit të revoltuar dhe denoncon tentativat për blerje votash nga kandidati i opozitës. Ai është një peshkatar i thjeshtë, që mban mbi supe një tragjedi të rëndë familjare në det, të cilën nuk e ka kaluar pa pasoja.

Pra, njëri version është se ndërgjegjja e lartë e një varkëtari të këputur e bëri atë të denonconte në policinë e Himarës shkeljen e ligjit nga kandidatit të opozitës. Versioni tjetër është se duke zbatuar urdhërin politik, policia i futi një të infiltruar Belerit, për të shkatëruar fushatën e tij. Gjithësesi në datën 8 maj, Arsen Rama nënshkruan dokumentat se pranon të luajë rolin e të infiltruarit.

Tani sipas denoncimit të Berishës ekzistojnë provat se ai është paguar për ta bërë këtë. “Drejtori i Vlorës, Ermal Muçaj dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për Policinë e Shtetit dhe udhëzimin e Ministrisë së Brendshme për administrimin e fondit sekret. Shtetasi Arsen Rama është trajtuar si burim konfidencial dhe e ka marrë këtë shpërblim duke u paguar me mandat pagese nga arka e policisë sipas një procedure, e cila është klasifikuar sekret shtetëror. Dëshmia e tij para gjykatës është e pavlefshme dhe kjo provë duhet të deklarohet e papërdorshme” citoi mbrëmë Berisha tek Çim Peka, burimin e tij brenda policisë.

Lexo edhe:

Ndjekje si në filma, shqiptarit i gjenden 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro në Itali

Kishte fshehur kokainë në çorape, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Sipas ish kryeministrit shqiptar ka dy rrugë që ky pretendim të provohet. I pari një urdhër nga gjykata pas një kërkesë të avokatëve mbrojtës sipas parashikimit të dispozitave të kodit të procedurëa penale, ndërsa tjetra përmes një komisioni hetimor parlamentar në përbërje të të cilit duhet të ketë deputetë të pajisur me çertifikatë sigurie.

Nëse ky prtetendim është i vërtetë ai e përmbus tërësisht procesin ndaj kreut të zgjedhur të Bashkisë Himarë sepse Kodi i procedurës Penale e ndalon provokimin e akteve kriminale.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

Athina zyrtare ka ushtruar presion të madh mbi këtë çështje mbi Tiranën duke kërcënuar edhe me bllokimin e integrimit të vendit në BE. Gjatë samitit të fundit BE -Ballkani Perendimor kryeministri grek Mitsotakis deklaroi se vendi i tij mund të vinte veton për hapjen e kapitujve të Brukselit me Shqipërinë.

/Lapsi.al/

Etiketa: BurgFredi Belerihimarekurthpoliciazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndjekje si në filma, shqiptarit i gjenden 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro në Itali

20:46 : 13/08/2025
AKTUALITET

Kishte fshehur kokainë në çorape, arrestohet i riu shqiptar në Itali

15:54 : 13/08/2025
AKTUALITET

Vendosi zjarrin që dogji pyllin dhe 3 banesa, arrestohet 62-vjeçari (EMRI)

13:17 : 13/08/2025
AKTUALITET

Maliqi: Goditja ndaj News24, sulm i paprecedentë dhe arbitrar

11:05 : 13/08/2025
AKTUALITET

Lundroi brenda zonës së sigurisë, e pëson pronari i Jet Ski-së në Ksamil

19:10 : 12/08/2025
AKTUALITET

Rrjetet sociale kthehen në objekt shantazhi dhe përndjekje, disa të proceduar

15:17 : 12/08/2025
Para

Akuza për bonot, Berisha: Argumentet pse prokurorja Millonai veproi si "e pacipë"

TË GJITHA

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën…

08:37 : 14/08/2025

Shqipëria në flakë, Rama krenohet me avionët e huaj dhe sulmon kritikët: Zjarret, problem rajonal

08:29 : 14/08/2025

Përballja me zjarret/ Shqipëria me zjarrfikëse të vjetra dhe 25% më pak punonjës sesa standardi ligjor

08:18 : 14/08/2025

Këmbimi valutor 14 gusht/ Çfarë ndodh me euron dhe monedhat e tjera

08:07 : 14/08/2025

Temperatura të larta, por rikthehen reshjet e shiu! Njihuni me parashikimin e motit për sot

08:02 : 14/08/2025

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com