• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Partizani” – Policia del nga PD, Berisha nuk pranon masën/ Çfarë ndodhi në seli

00:15 : 22/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Dy punonjësit e Policisë kanë dalë nga selia e PD pa patur një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Ata kanë qëndruar rreth 1 orë në selinë qendrore të PD-së me qëllim për ta njohur atë me vendimin e GJKKO që ka caktuar ndaj kryedemokratit masën detyrim paraqitje dhe ndalim për të lëvizur jashtë vendit.

Detaje lidhur me atë çfarë ndodhi i dha vetë Berisha dhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Në një deklaratë në hyrje të selisë blu, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi la të kuptohet se Berisha nuk e ka pranuar vendimin, pasi sipas tij është antikushtetues.

“Veprimi është në kundërshtim me kushtetutën çdo veprim në kundërshtim me kushtetutën s’mund të firmoset”, tha Bylykbashi në një deklaratë për gazetarët.

Ligjvënësi shpjegoi se për çdo masë sigurie për një deputet dhe jo vetëm “arrest me burg”, duhet që fillimisht të miratohet nga Kuvendi. Dhe në kushtet kur kjo nuk ka ndodhur, shtoi, atëherë vendimi i gjykatës është i paligjshëm.

Lexo edhe:

Meta: Zbulimi i kartës së Monikës, ngjarja më shokuese e jetës! Çfarë më tha Braimllari në Jalë

Ish-zyrtari i lartë i SHBA: ‘Non Grata’ e Berishës, pa prova! Ja si hiqet masa nga DASH

Ai theksoi se veprimet e SPAK janë kryetarit të PD kanë sfond politik.

“Pas akteve qartazi me një sfond politik nga një instrument gjoja i drejtësisë së re, i ngritur dhe i akuzuar që në fillimet kur është ndërtuar se po ndërtohet për t’u kapur dhe përdorur politikisht, pas asaj, në shkelje flagrante të Kushtetutës, SPAK dërgon Policinë e Shtetit, e cila në fakt është organ i zbatimit të ligjit dhe jo i urdhrave politikë të Edi Ramës, dërgon Policinë e Shtetit duke kërkuar ekzekutimin e një mase që kufizon lirinë e një deputeti të republikës, zotit Sali Berisha, deputet i Parlamentit të Shqipërisë, kryetar i PD. Kufizon lirinë e tij në kundërshtim me Kushtetutën. Tashmë është praktikë e konsoliduar e parlamentit të Shqipërisë se prokuroria duhet të kërkojë leje nga Kuvendi, i cili duhet të japë autorizimin jo vetëm për arrestin, por dhe çdo lloj mase tjetër kufizimi të lirisë të çdo shtetasi shqiptar, që është deputet”, tha ai.

Deputeti u shpreh se urdhri kufizon lirinë e lëvizjes të parashikuar në nenet 37 dhe 38 të lëvizjes.

“Neni 73 i kushtetutës detyron që çdo formë e kufizimit të deputetit duhet të kërkohet autorizimi”, shtoi ai.

Vendimin e gjykatës të kërkuar nga SPAK e quajti sulm të hapur nga opozitës në momentin që është marrë vendimi për përshkallëzimin e aksionit opozitar.

Ai deklaroi se “jemi të vendosur të luftojmë fort kundër këtij agresioni politik”, ndërsa shtoi “s’do devijojmë nga vendimin që kemi marrë për vendosjen e demokracisë në këtë vend”.

Disa minuta pas Bylykbashit, nga selia e PD doli Berisha i cili konfirmoi për gazetarët se nuk i takoi fare punonjësit e policisë. Arsyeja, u shpreh ai, konsiston se vendimi i gjykatës është antikushtetues.

“Kushtetuta është Kushtetutë. Siç ua sqaroi Bylykbashi, ky ishte një akt i turpshëm i Edi Ramës i cili i urdhëron si mercenarë të shkelmojnë Kushtetutën. Ka një nen, neni 73 pika 2, që qartëson në mënyrë të kristaltë çdo veprim, pra deputetit nuk mund ti kufizohet liria në asnjë lloj forme pa vendim të parlamentit“, tha Berisha.

“Unë ata nuk i takova fare sepse unë nuk mund të pranoj shkelmim të kushtetutës se do Edi Rama, nuk mund të pranoj. Po ti takoja, do i thoja çojani Edi Ramës ta ziejë çaj. Mos i ngatërrojmë gjërat, ajo që nisi ditën e enjte është pa kthim. Edi Rama përpiqet ti mpleksë, por me dështim”, tha kryedemokrati për gazetarët.

Lidhur me procedimin penal të privatizimit të kompleksit Partizani, Berisha akuzohet nga prokuroria për korrupsion pasiv në bashkëpunim. Ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi është arrestuar nga policia këtë të shtunë, që ka ekzekutuar një masë sigurie arrest me burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK. Prokurorja Enkeleda Millonai ka ngritur ndaj tij akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, kryer në bashkëpunim. Po ashtu, masë sigurie detyrim paraqitje nga gjykata është dhënë dhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi, firma e të cilit ka kryer ndërtimet te trualli i ish-kompleksit shtëror, ku tashmë ngrihet një kompleks banimi.

Në një deklaratë për mediat më herët gjatë ditës, Berisha i cilësoi masat e SPAK të urdhëruara nga Rama, ndërsa shtoi se destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës.

Etiketa: Kompleksi “Partizani”PDSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta: Zbulimi i kartës së Monikës, ngjarja më shokuese e jetës! Çfarë më tha Braimllari në Jalë

18:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Ish-zyrtari i lartë i SHBA: ‘Non Grata’ e Berishës, pa prova! Ja si hiqet masa nga DASH

17:32 : 30/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi i drejtësisë/ Hapet tenderi, shpallet fituesi!

15:25 : 30/06/2025
AKTUALITET

Shkelja e barazisë në tendera/ Pezullohet nga detyra kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

14:38 : 30/06/2025
AKTUALITET

Rinumërohen 80 kuti në qarkun e Fierit, PD ka humbur më shumë vota sesa PS

14:30 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Piramidë mashtrimi”/ Gjyqi për dosjen “Partizani”, Berisha: Drejtësia armë politike

11:42 : 30/06/2025
Para

Policia në selinë e PD, Berisha: Mercenerë të Ramës, nuk i takova

TË GJITHA

Qëndrimit i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

19:49 : 30/06/2025

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim!

19:49 : 30/06/2025

I nxehti në Europë/ Është vetëm vala e parë, temperaturat deri në 10 °C mbi mesataren

19:36 : 30/06/2025

PSG-Tottenham/ Caktohet stadiumi i finales së Superkupës së UEFA-s

19:35 : 30/06/2025

Gara për Ardon Jasharin, klubi gjerman “bezdis” Milanin

19:20 : 30/06/2025

Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri, kërkesë zyrtarë Tiranës

19:18 : 30/06/2025

Shenja më me fat e muajit në “shpërthim” ndryshimesh/ Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar

19:12 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com