• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngadalësohet rritja e të ardhurave buxhetore në shtator

13:40 : 20/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Në shtator, tatimet e doganat mblodhën rreth 52 miliardë lekë të ardhura, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja e të ardhurave është 4.5%, më e ulëta e këtij viti.

Në shtator inflacioni u rrit lehtë në 4.1%, ndërsa ekonomia për 6-mujorin e parë u rrit mesatarisht me 3%, çka tregon se rritja reale e të ardhurave ishte negative.

Ngadalësimi është ndikuar kryesisht nga ecuria e doganave që janë prekur nga rënia e çmimeve të mallrave të importuara.

Lexo edhe:

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

Teliti: Buxheti i Tiranës i deformuar, investimet 4 herë nën plan

Në total, sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave për gjithë 9 mujorin, të ardhurat totale për 9 –mujorin u realizuan në masën 477.25 miliardë Lekë ose 101.5% të planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me +51 miliardë lekë ose +12% më shumë.

Ritmet e rritjes së të ardhurave janë ngadalësuar teksa për 8 mujorin u zgjeruan me 12.9% dhe për 6 mujorin me 14.5%.

Tatim fitimi, tatimi mbi të ardhurat personale dhe TVSH-ja vijojnë të mbajnë peshën kryesore në rritjen e të ardhurave në buxhet.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 9 – mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 425.65 miliardë Lekë me një realizim në 92.2% të planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë +3.8 përqind më të larta ose rreth +15.7 miliardë Lekë më shumë.

Niveli i sufiçitit për periudhën 9 – mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 51.6 miliardë lekë nga rreth 8.5 miliardë lekë sufiçit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i sufiçitit rezultonte në masën prej rreth 16.29 miliardë Lekë.

 Të Ardhurat

Sipas njoftimit të Ministrisë së FInancave, Të ardhurat totale për 9 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 477.25 miliardë Lekë ose 101.5% të planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me +51 miliardë lekë ose +12% më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 415 miliardë lekë, 35.1 miliardë ose 9.2% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, si dhe 11.2 miliardë ose 2.8% më shumë se plani 9-mujor për vitin 2023.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 159.8 miliardë lekë, 4.6 miliardë lekë ose 2.8% më pak se 9 mujori 2022, si dhe 13.6 miliardë lekë ose 7.8% më pak se plani i të ardhurave doganore për 9 mujorin e vitit 2023.

Të ardhurat nga TVSH në import për 9 mujorin rezultojnë 107.7 miliardë lekë, 7.7 miliardë lekë ose 6.7% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 12.3 miliardë ose 10.3% më pak se plani për 9-mujorin 2023.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 43.1 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë ose 9.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022, si dhe 461 milionë lekë ose 1.1% më pak se plani i akcizës për 9-mujorin 2023.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.3 miliardë lekë, 1 miliardë ose 31.2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 65.2% kundrejt planit për 9-mujorin 2023.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 6.7 miliardë lekë, 425 milionë lekë ose 6.8% më shumë se 9 mujori 2022, si dhe realizim në masën 106.1% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 9 mujorin 2023 u realizuan në masën 255.2 miliardë lekë, 39.7 miliardë ose 18.4% më shumë se 9 mujori i vitit të kaluar, si dhe 24.8 miliardë lekë, ose 10.8% më shumë se plani i 9 mujorit 2023.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 35.8 miliardë lekë, 7.4 miliardë ose 26% më shumë se 9 mujori 2022, si dhe 4.6 miliardë ose 14.8% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 9 mujorin 2023. Rimbursimet për periudhën 9 mujore 2023 janë 14.6 miliardë lekë, 950 milionë lekë ose 7% më shumë se 9-mujori 2022, si dhe 1.3 miliardë lekë ose 9.7% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 9-mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 44.9 miliardë lekë 11 miliardë lekë, ose 32.4% më shumë se 9-mujori 2022, si dhe 9.4 miliardë lekë ose 26.5% më shumë se plani i 9-mujorit të vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 43.8 miliardë lekë, 9.7 miliardë lekë ose 28.5% më shumë se 9-mujori 2022, si dhe 6.6 miliardë ose 17.7% më shumë se plani i 9-mujorit 2023.

Taksat nacionale, për periudhën 9-mujore 2023 u realizuan në masën 28 miliardë lekë, 3.9 miliardë lekë ose 12.1% më pak se 9-mujori 2022, si dhe 6.3 miliardë lekë ose 18.3% më pak se plani për 9-mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 102.6 miliardë lekë, 15.4 miliardë lekë ose 17.7% më shumë se 9-mujori 2022, si dhe realizim 111.3% të planit për 9-mujorin 2023.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën nëntë mujore të vitit 2023, arritën në rreth 425.65 miliardë Lekë me një realizim në masën 92.2% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 3.8% më i lartë ose rreth 15.7 miliardë Lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 9-mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 61% të planit vjetor.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 98% dhe 70.8% të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 69.4% dhe 37.2% të tij.

Shpenzimet korente për periudhën 9-mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 379.4 miliardë Lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 10.6% më i lartë ose rreth 36.4 miliard LEK më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 9-mujore të vitit 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 46.1 miliardë Lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 9.6% më i ulët ose rreth 4.9 miliardë Lekë më pak.

Niveli i suficitit për periudhën 9-mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 51.6 miliardë Lekë nga rreth 8.5 miliardë Lekë suficit i planifikuar për këtë periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar rreth 216.8% më i lartë ose rreth 35.3 miliardë Lekë më shumë./Monitor

Shpenzimet korente dhe kapitale Plan vs Fakt 9 – Mujori 2023 (në milionë Lekë) Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2023)
Të ardhurat, shpenzimet dhe defiçiti/sufiçiti – Plan vs Fakt 9 Mujori 2023 (në milionë Lekë) Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2023)
Etiketa: buxhetiekonomiinflacionte ardhura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Teliti: Buxheti i Tiranës i deformuar, investimet 4 herë nën plan

10:32 : 14/11/2025
AKTUALITET

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

14:46 : 13/11/2025
AKTUALITET

Sejko: Ekonomia shqiptare po përballet me tre sfida kryesore

10:06 : 11/11/2025
AKTUALITET

Inflacioni i tetorit 2.3%, si po shtrenjtohen gjithnjë e më shumë qiratë

12:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

“Pjesën më të madhe e marrin koncesionet”/ Tabaku: Ky nuk është buxheti i shqiptarëve, por i pakicës!

12:08 : 10/11/2025
Para

Moti i keq, anulohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

TË GJITHA

“Protesta e PD sot do jetë e dështuar”, Almer Toska: Rama bleu opozitën më 11 Maj

15:48 : 17/11/2025

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

15:38 : 17/11/2025

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun e Kosovës

15:31 : 17/11/2025

Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Situatë e iniciuar! Është bërë që në 2023

15:30 : 17/11/2025

Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

15:21 : 17/11/2025

“Kë sheh ti…”/ Debate në Komisioni për Çështjet e Brendshme, Çuçi kërkon përjashtimin e Nokës

15:16 : 17/11/2025

Vodhi para në 3 biznese, arrestohet i riu në Vlorë

15:13 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com