• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Balluku, tender 700 mijë euro për të ndihmuar koncesionarët e Triportit në Vlorë

17:32 : 14/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka hapur një tjetër procedurë, në tentativë për të ndihmuar koncesionarët e Portit të Ri në Vlorë. Në fakt, ky tender vjen në një mori vendimesh të pinjolles së familjes Balluku, i cili fillon me procedurën e zhvendosjes së portit aktual në qendër të Vlorë për ta degdisur në portin e peshkimit. Ky vendim i hapi rrugë ndërtimit të Marinës së Vlorës, ku po ndërtohen pallate dhe hotele shumë katëshe në territorin e këtij porti. Madje, ekskavatorë kanë filluar punën në atë pronë, dikur shtetërore për të ndërtuar ato kulla. Ndërkohë, nga ana tjetër, një mori vendimesh kanë sjellë që porti aktual të zhvendoset në zonën e Triportit, teksa ndërtimi i atij porti është dhënë me koncesion nga Ministria e Infrastrukturës. Vendimmarrje që kanë shtuar kostot në buxhetin e shtetit. Madje, edhe procedura e fundit.

Faksimile: Njoftimi i tenderit për të “ndihmuar” koncesionarët e Triportit në Vlorë

Dokumenti i mësipërm është tenderi i ri i shpallur nga Ministria e Infrastruturës dhe Energjisë, institucion i drejtuar nga Belinda Balluku, njëherësh edhe z.kryeministre. Dokumenti është hapja e procedurës “shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ‘Portit të Integruar’ në Triport Vlorë”. Pra bën fjalë për një procedurë të dhënë me koncesion kohë më parë! Para të hedhura në një punë që i është dhënë privatit, madje procedurë prej dhjetëra miliona eurosh. Fondi limit i kësaj procedure është 70.554.393 lekë, ose rreth 700 mijë euro që i bashkëngjitën fondeve të akorduara që do t’i jepen provatit përgjatë gjithë koncesionit.

Në foto: Denoncimi i BoldNews.al për koncesionin e Triportit në Vlorë

Koncesioni i Triportit është dhënë në vitin 2021. BoldNews.al ka raportuar edhe më herët për këtë procedurë, e cila ka pasur hije të mëdha dyshimi, pasi firmat fituese ofruan 1.4 milionë euro më shumë sesa oferta më e ulët. “Procedura ka qenë ‘dhënia me koncesion/partneritet publik privat për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ‘Portit të Integruar’ në Triport Vlorë. Vendndodhja është në pjesën qendrore-jugore të bregdetit shqiptar, rreth 2 km në veriperëndim të Vlorës dhe jo shumë larg rreth 1,5 km në juglindje Nartës dhe Lagunës Homogjene të Nartës” shkruante BoldNews.al.

Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP është 10 vjet. Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë ofertuesit me vlerat përkatëse të ofruara BOE ‘AGBES CONSTRUKSION’, ‘BESTA’, ‘Premium Construction & Maintenance’, ‘ITE. GRUP’ dhe ‘ARKONSTUDIO’. Këto firma kanë pasur një ofertë me vlerë totale të ndërtimit dhe të mirëmbajtjes prej 40.000.000 euro. Ndërkohë, shoqëria ‘ALBAVIA’ nuk ka paraqitur ofertë. Ofertë ka paraqitur shoqëria ‘ED KONSTRUKSION’, me vlerë totale të ndërtimit dhe të mirëmbajtjes prej 38.650.000 euro. Por, kjo shoqëri është s’kualifikuar dhe fitues është shpallur oferta me rreth 1.4 milionë euro më shumë. Si në të gjitha këto koncesione apo tenderë të mëdhenj, fituesit shpallen ata që ofrojnë më shumë!”

Lexo edhe:

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

Lexo edhe: Shqipëria në shitje/ Triporti në Vlorë me PPP, fituesi ofroi 1.4 milionë euro më shumë

Etiketa: 700 mije eurobelinda ballukuBoldnewsKoncesionariPPPtenderTriportivlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025
AKTUALITET

U hodh me kokë në det nga një shkëmb i lartë, plagoset 12-vjeçari tek Gjiri i Gramës

17:54 : 07/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, lëndohet një punonjës

16:41 : 07/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri “përpin” Ermal Dredhën/ Flakët rikthehen në fushën e mbetjeve në Vlorë

15:40 : 07/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi nënën me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 43-vjeçari në Dimal

10:25 : 07/08/2025
Para

Lufta Izrael-Hamas, Turqia kundërshton dëbimin e palestinezëve nga Gaza

TË GJITHA

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025

Boni debuton me gol, Interi përmbys me 10 lojtarë Monakon

22:07 : 08/08/2025

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com