• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Posta hap tenderin 5 milion euro për shoqërimin e parave/ A është i paracaktuar fituesi?!

09:12 : 06/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Posta Shqiptare ka hapur një tender për shoqërimin dhe ruajtjen e vlerave monetare. Administratori Ardit Demiri ka firmosur shpalljen e kësaj procedure, e cila ka një vlerë prej 5 milionë euro. Por, përtej shpalljes, ajo që ngre dyshime është se dokumentet po përgatiten që t’i jepen një firme me “punë të ngjashme”. Natyrisht, “punë të ngjashme” ka firma që fituar dy procedurat e mëparshme për të njëjtin objekt të tenderit. Bëhet fjalë për kompaninë “Nazeri”, e cila ka fituar tenderin e shoqërimit dhe ruajtjes në vitin 2019 dhe në vitin 2021. Dhe, duke qenë se punët e ngjashme janë në këto vite, ka dyshime të mëdha se edhe në tenderin e vitit 2023, me afat 2 vjeçar, do të jetë fitues i njëjtë. Nga një krahasim i thjeshtë rezulton se vlera nga viti 2021 në ’23 është shtuar në plot 1 milionë euro, një shifër e konsiderueshme pasi janë të njëjta punë dhe vlera.

Faksimile: Shpallja e njoftimit të tenderit të vitit 2023

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Posta Shqiptare ka hapur procedurën e tenderit me objekt “shërbimi i transportit, shoqërimit dhe ruajtjes së vlerave monetare gjatë transportit, me roje të kategorisë 1.3.B, për 2 vite”. Fondi i tenderit ka shkuar në plot 502.240.630 lekë, nga 397.935.568 lekë që ka qenë në vitin 2021. Dy vite më parë, procedurat e ndjekura nga Posta ngritën hije të mëdha dyshimi për një paracaktim të fituesit. Mëgjithëse u anulua disa herë, sërish procedura vijoi dhe fituesi mori 99 % të fondit limit, pasi firma tjetër në garë ofroi “0 lekë”. Një skemë e ngjashme me tenderët e famshëm të rrugëve apo të Veliajt, ku firmat marrin pjesë vetëm formalisht sa për të thënë se “kishte garë”. Por në fund merren edhe qindarkat, siç ndodhi 2 vite më parë dhe siç ka dyshime se e njëjta skemë mund të përdoret rëndom edhe gjatë vitit 2023, në një tender që i është rritur vlera me 20 % të vlerës, sa është edhe “taksa” e vendosur për cilindo fitues të prokurimeve publike.

Në foto: Denoncimi i BoldNews.al për procedurat e ndjekura të tenderit në vitin 2021

Në vitin 2021, redaksia e BoldNews.al investigoi disa herë procedurat e tenderit të shoqërimit dhe ruajtjes së vlerave monetare. Në atë kohë, ishte “lufta” mes dy peshkaqenëve, ish drejtuesve të Postës Shqiptare Laert Durajt dhe Ervin Bushatit. I pari u zgjodh deputet dhe la detyrën e administratorit të Postës. I dyti nuk u zgjodh deputet dhe u emërua administrator. Mes tyre pati një “përplasje”, pasi procedura nisi në kohën e Durajt dhe u finalizua në kohën e Bushatit. Në mes pasi edhe një anulim të procedurës, por më pas u shpall edhe fituesi, kompania “Nazeri”. Natyrisht, me një vlerë të fituar prej 99 % të fondit limit dhe pa asnjë garë. Na fakt, oponenca që bëri Bushati vetëm sa ia rriti vlerën “taksës”, ndërsa më vonë palët u dakordësuan dhe fitues u shpall i njëjti që kishte fituar edhe në vitin 2019. “Nazeri” ofroi 397.806.120 lekë, ndërsa në tender mori pjesë formalisht dhe “Anakonda Security”, e cila ofroi 0 lekë. Pra, një tender fiktiv!

Lexo edhe:

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

LEXO EDHE:

Hije skandali te Posta Shqiptare/ Tenderi 4 mln euro ribëhet me shpejtësi, e merr firma që ofroi 99.99 % të vlerës

Etiketa: ardit demiriposta shqiptareshoqerimi i paravetender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026
AKTUALITET

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

16:44 : 11/07/2026
AKTUALITET

SPAK zbarkon në KPP/ Tenderi për e-Gate, iu hoq fituesve me vlerë të ulët dhe iu dha ankimuesve

12:13 : 09/07/2026
AKTUALITET

Nga SPAK te fitimi i tenderave/ Del në skenë oligarku i ri, Gentian Likaj, që po “mund” peshkaqenët e AKSHI-t

16:32 : 04/07/2026
AKTUALITET

Të njëjtët përfitues/ Salillari dhe 2T marrin 60 milion euro për bypassin e Elbasanit

14:51 : 04/07/2026
AKTUALITET

Jonaid Myzyri i OBP i fal 1.1 milion € kunatit të Belës, oligarkut në SPAK Arbër Abazit

21:50 : 29/06/2026
Para

“Më kryqëzuan se thashë një fjali që është e vërtetë”, Albano: Beatrixës i kërkoj falje me shpirt

TË GJITHA

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş