• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pagoi 120 mijë euro Dumanin që t’i vriste gruan, Apeli jep vendimin për avokatin Alban Bengasi

10:29 : 06/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për avokatin Alban Bengasi, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Ai ishte shpallur në kërkim dhe u arrestua rreth një muaj më parë në aeroportin e Rinasit, pasi po kthehej nga Dubai.

Sipas rrëfimit të Dumanit para hetuesve, avokati Bengasi akuzohet se i ka paguar atij 120 mijë euro për të rrahur dhe vrarë ish-bashkëshorten e tij, Blerta Bengasi, pasi kishte mësuar se e tradhtonte. Gjithsesi, në seancën e kaluar në GJKKO, Alban Bengasi ka mohuar akuzat ndaj tij, teksa ka deklaruar se me ish-bashkëshorten ka marrëdhënie normale, edhe pse janë divorcuar.

“U kanë futur në një rrugë pa krye, u kanë orientuar gabim. Nuk kam lidhje me akuzat. Me bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë”, ka thënë ai.

Alban Bengasi vendosi të kthehet nga Dubai, pasi kërkesës së ish-bashkëshoshortes së tij për lehtësim të masës së sigurisë ndaj Alban Bengasit, me të cilin ka dy fëmijë.

Blerta Bengasi, ish-bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi, ra pre e një sulmi fizik më 31 Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj. Ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë, megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identitetin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër.

Lexo edhe:

Vrasja e shqiptares nga i dashuri, 17-vjeçari pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

Më shumë se 3 vite pas kësaj ngjarje, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u tregoi hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci, i cili kishte paguar 120 mijë euro.

Mbi dyshimet se gruaja e tij e tradhtonte me shokun e ngushtë, ai i ofroi shumën marramendëse Dumanit për ta vrarë.  Për ta dhunuar, Nuredin Dumani u kontaktua nga Festim Qoli në vitin 2019, njohje e avokat Bengasit, i cili i kërkoi me çdo kusht Dumanit që ajo të rrihej barbarisht, madje t’i thyhen këmbët, duart dhe të shpërfytyrohej në fytyrë. Gruaja u mbajt në vëzhgim për disa ditë në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, aty ku kishte shtëpinë, nga Nuredin Dumani dhe Eljo Bitri.

Ky i fundit e qëlloi me grushte dhe sende të forta në fytyrë, por nuk i theu këmbët dhe duart siç Bengasi dhe Qoli u kishin kërkuar. Në vijim, Nuredin Dumani u takua në një kafe me avokatin Alban Bengasi, i cili i shprehu pakënaqësinë që ish-bashkëshortja e tij nuk ishte dhunuar ashtu siç i kishte kërkuar. Më tej Bengasi i ofroi shumën 120 mijë euro Nuredin Dumanit për ta eleminuar, shumë që sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë ishte e pamjaftueshme për vrasjen e një gruaje. I vendosur për të zhdukur nga faqja e dheut ish-bashkëshorten, për të cilën kishte kaq shumë mllef, Alban Bengasi i tha Dumanit se gjithsesi një punë të tillë do e bënte dikush, duke përmendur edhe Gjergj Cukalin, të të ashtëquajturin “i forti” i “Myslym Shyrit”.

Ndaj Bengasit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Etiketa: 120 mije euroAlban BengasiBlerta BengasiNuredin Dumanivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e shqiptares nga i dashuri, 17-vjeçari pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

19:38 : 13/07/2026
AKTUALITET

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

17:06 : 13/07/2026
BOTA

Ekzekutohet vëllai i bosit famëkeq të drogës në Ekuador /EMRI

16:51 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, dyshohet për vrasës me pagesë/ Pista kryesore e hetimit

11:42 : 13/07/2026
AKTUALITET

Vrau gruan me armë gjahu, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin

10:47 : 13/07/2026
AKTUALITET

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

14:10 : 12/07/2026
Para

Vdekja e 3-vjeçarit, Prokuroria nis hetimet, ja çfarë deklaron babai i vogëlushit

TË GJITHA

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş