• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur ilaçi është më i keq se sa sëmundja

13:35 : 06/10/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, SOCIALE

Plani i qeverisë shqiptare për të mbajtur mjekët e rinj në Shqipëri kundër dëshirës së tyre, me një kontratë skllavëruese, ka shumë gjasa që do të prodhojë shërbim shëndetësor edhe më të keq se sa ky që kemi.

Nga Gjergj Erebara

Imagjinoje veten në spital pas pesë apo gjashtë vitesh. Je duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Një organ do të duhet të hapet dhe pastaj të qepet sërish. Ndërhyrje rutinë. Shpresoj të shkojë çdo gjë mirë për ty. Unë vetë, kam arsyet e mia të mos ndjehem rehat nëse do të isha në këtë situatë. Mjeku që është duke bërë ndërhyrjen ka gjasa nuk është i lumtur. Ai mundet të harrojë të bëjë diçka siç duhet ose e bën punën shkel e shko.

Arsyeja se pse ai është i palumtur nuk lidhet me ty si pacient, lidhet me qeverinë. Vetëm se pasojat ka gjasa që do t’i vuash ti, sepse qeveria përbëhet nga anëtarë të pasur, të pasur mjaftueshëm sa mund t’i lejojnë vetes të shkojnë në spitale private, brenda apo jashtë vendit, ku mjekët janë të lumtur me jetën e vet dhe nuk i detyron kush të rrinë aty ku janë.

Kjo është pak a shumë situata në të cilën ne do ta gjejmë veten në rast se qeveria vijon me planin e saj për të mbajtur me dhunë dhe kundër dëshirës së tyre mjekët e diplomuar rishtash në sistemin shëndetësor shqiptar. Mjekë dhe mjeke të palumtur përkundrejt një kërkese në rritje për shërbime shëndetësore. Sipas qeverisë, ata duhet të shërbejnë me detyrim për një numër vitesh para se të kenë të drejtë të fusin diplomën në xhep për të vajtur për të punuar aty ku u pëlqen, qoftë në spitalet private në Shqipëri apo në spitale në vende të tjera, fjala vjen, Gjermani.

Lexo edhe:

Tabaku: Ekonomia e vendit e ndërtuar mbi privilegje dhe klientelizëm

Hije skandali/ Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?

Nuk më ngjan se është pespektivë shumë e këndshme. Imagjino, nëse je 25 vjeç, i aftë dhe plotësisht i trajnuar si mjek, dëshiron që minimalisht të shohësh botë me sy (dhe nuk mendoj se ka ndonjë shqiptar apo ndonjë qenie në planetin tokë që në moshën 25 vjeç nuk e ka menduar së paku disa herë që të ikë nga një vend në një tjetër), por je i detyruar të punosh në Shqipëri. Mundesh që me të vërtetë të mos kesh nga t’ia mbash. Me diplomën e mbyllur në kasafortë, ndoshta ia vlen të presësh që të punosh si mjek në vend që të punosh si pjatalarës. Por vështirë se ka ndonjë lloj mënyre që të të detyrojë ta bësh punën mirë, saktë, me pasion. Ti vetë e ke në dorë të mos e bësh. Në një sistem pune ku çdo minutë vlen, mundesh të shkosh pesë minuta me vonesë në sallën e operacionit, ose të rrëkëllish një birrë në pesë minuta pushim.

Kjo që po përpiqet të bëjë Rama me mjekët nuk është në fakt hera e parë në historinë e njerëzimit ku kontrata apo ligje duan t’i mbajnë njerëzit kundër vullnetit të tyre në një punë të caktuar. Në kohët e vjetra quhej skllavëri. Më vonë, në mesjetë, quhet bondage. Njerëzit, p.sh., nënshkruanin kontratë të tillë kur emigronin në Amerikë. Dikush i paguante kalimin e oqeanit me anije, në shkëmbim, emigranti detyrohej të punonte një numër vitesh te ferma e pronarit, zakonisht 12 vjet. Britanikët tentuan pa sukses të përdornin një skemë të tillë në Australi. Ata transportuan atje të dënuar për krime të vogla, ose njerëz krejtësisht të pafajshëm dhe tentuan t’i përdorin si punëtorë krahu me kontratë. Por në një vend ku toka ishte e pafundme, punëtorët i hoqën qafe gardianët, disa raste thjesht duke ikur, në disa raste të tjera, duke i hequr qafe në mënyra më koherente, duke i vrarë.

Ekspertët dhe joekspertët e ekonomisë kanë debatuar gjerë e gjatë. Hipoteza kryesore është që skllavëria ofron punë më pak cilësore se sa punëtori që hyn në marrëdhënie kontraktuale me vullnet të lirë. Në të gjitha rastet, këto lloj debatesh janë bërë për skllevër të përdorur për punë të rëndomta. P.sh., për të punuar tokën. Adam Smith besonte se puna e skllavit nuk ka kurrfarë leverdishmërie. Njeriu për nga natyra dëshiron të hajë sa më shumë dhe të punojë sa më pak. Nëse pagesa nuk kushtëzohet me sasinë dhe cilësinë e punës, nuk vlen. Eric Williams besonte se në kushte të caktuara, kur ka tokë me bollëk, cilësia e punës ka rëndësi dytësore në raport me sasinë e për rrjedhojë, puna e skllavit është me leverdi. Në fakt, mendon ai, akumulimi i kapitalit nga puna e papaguar e skllavit është ajo që i ka dhënë formë kapitalizmit siç e njohim ne sot. Të tjerë gjykojnë se skllavëria apo bondazhi si ky që po përpiqet të përdorë Rama, nuk është një sistem i njëjtësuar, që është parë përgjatë historisë së njerëzimit siç e shohim ne sot. Skllavi mund të punojë mirë në rast se ka perspektivë të shpërblehet për këtë, fjala vjen, duke u bërë i lirë, ose duke u ushqyer apo paguar më mirë.

Natyrisht që në lidhje me mjekët, pyetja nuk është nëse ata do të punojnë pa dëshirë dhe do të punojnë keq, pyetja është se çfarë shërbimi mund të presësh nga një i ri që mbahet në punë kundër vullnetit të tij? Dhe me çfarë premtimi qeveria mundet t’i bindë ata të injorojnë kushtin poshtërues që u kanë imponuar dhe… ta dashurojë kontratën shtrënguese. Asgjë nga këto nuk vlen. Një mjek i detyruar kundër dëshirës së vet nuk do të të japë shërbim cilësor. Problemi që ne kemi me mungesë mjekësh mbetet njësoj i pazgjidhur.

Qeveria mundet me të drejtë të argumentojë se kostoja e arsimimit të një mjeku është kështu dhe ashtu dhe se mjekët e rinj kanë, qoftë edhe në rrafsh moral, detyrim për të shlyer në vendin ku janë arsimuar një pjesë të kostos që taksapaguesit kanë paguar për arsimimin e tij. Por ky argument nuk vlen nëse nuk shihet në kontekst. Arsimi i lartë publik në Shqipëri është i subvencionuar nga taksapaguesit në një masë të konsiderueshme dhe nga tarifat në një pjesë më të vogël. E pse dikush që është mjek duhet të ketë një kontratë të tillë shtrënguese, ndërsa një ekonomist, jurist apo tjetër, nuk e ka?!

Për më shumë, problemi i largimit të mjekëve në Shqipëri është ana e dukshme e një krize më të gjerë. Shqiptarët po largohen në masë edhe pa qenë mjekë. Një krizë demografike me përmasa të përbindshme po akumulohet mbi kokat tona. Largimi i një kamarieri 25 vjeç heq nga skema e sigurimeve shoqërore një kontribues që duhet të punojë për pensionin e një pensionisti. Është një krizë që ka shumë gjasa që do të dënojë gjeneratën e sotme të shqiptarëve të mbyllin sytë me pensione edhe më të varfra se sa gjenerata e mëparshme.

Në vend që të gjejë zgjidhje të tilla jofunksionale si skllavërimi me kontratë i mjekëve të rinj, qeveria duhet të vrasë mendjen se pse shqiptarët po largohen. Dukshëm nuk është pabarazia ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Një mjek në Gjermani mund të paguhet më shumë se sa në Shqipëri, por një i ri që shkon ta nisë nga zero atje do të duhet të paguajë qira. Në fund, pabarazia ekonomike vështirë se e shpjegon dëshirën e madhe për emigrim. Është më e mundur që mjekët dhe jomjekët po duan të ikin nga keqqeverisja dhe korrupsioni. Për këtë nuk vlejnë kyçjet e diplomave në kasafortë./BIRN

Etiketa: ilacikontrataLargimimjeketqeveriaRamasemundjashqiptaretstudentet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Ekonomia e vendit e ndërtuar mbi privilegje dhe klientelizëm

14:12 : 27/06/2026
AKTUALITET

Hije skandali/ Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?

11:40 : 27/06/2026
AKTUALITET

Si i mposhtën influencerat “investitoret strategjikë” me një telefon në dorë

11:31 : 27/06/2026
AKTUALITET

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestë

09:08 : 27/06/2026
AKTUALITET

Sot protesta e 28-të kombëtare kundër Ramës, diaspora i bashkohet tubimit: Jep dorëheqjen!

08:17 : 27/06/2026
AKTUALITET

Bie bujqësia dhe industria, kush po kontribuon në rritjen ekonomike?

13:25 : 26/06/2026
Para

Shenjat që do të ndikohen më shumë nga Merkuri në Peshore

TË GJITHA

22-vjeçari kamuflohej si punonjës policie dhe u tregoi policëve dokumenta të rreme, arrestohet

13:53 : 28/06/2026

Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro

13:47 : 28/06/2026

“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

13:31 : 28/06/2026

Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë. Shkon në 1430 numri i viktimave

13:21 : 28/06/2026

“Parlamenti vulos vendimet e Ramës”, Marjana Koçeku paralajmëron të tjera largime nga PS

13:04 : 28/06/2026

Ron Yafet, miku izraelit i Ramës që u përfshi në “projektin e korruptuar” të armëve me Kayo

12:48 : 28/06/2026

REL: Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së

12:33 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibom güncel girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel giriş