• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Do përgatitemi për protesta të fuqishme dhe të qëndrueshme

19:31 : 02/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi se opozita do të nisë përgatitjet për protesta “të fuqishme dhe të qëndrueshme” kundër qeverisë. Qëllimi, tha ai, është që të sigurohet vota e lirë.

Në një deklaratë për gazetarë në dalje të Kuvendit, ai listoi disa nga gjetjet e raportit përfundimtar të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 14 Majit “Raporti konstaton kontrollin e votës. Cilido që lexon këtë raport, gjen se 14 maji ishte një farsë e vërtetë elektorale“, u shpreh.

Protestat

Më tej, Berisha theksoi: “Të përgatitemi në protesta të fuqishme dhe të qëndrueshme për të larguar këtë pushtet që qëndron i bazuar në raportin krimi shndërrohet në vota, vota shndërrohet në krim”.

“Kurrë mos përligjni një votë të vjedhur, vota e vjedhur apo nën presion, apo e kontrolluar nuk shpreh vullnetin tuaj, por vullnetin e atyre që ju rrëmbejnë të drejtën e votës”, ishte apeli i kryedemokratit për qytetarët.

Lexo edhe:

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

“Ky komb po vdes”, Alimehmeti: Opozita duhet të bashkohet ndaj së keqes në pushtet

Ai shtoi se PD qëndron “fuqishëm, e vendosur të udhëheqë shqiptarët drejt një përpjekje të madhe për të votuar të lirë si qytetarët e rajonit dhe Europës”.

Sipas kryedemokratit, raporti i ODIHR nuk provoi humbjen e opozitës, por vjedhjen e votës.

“Në një votë të kontrolluar, siç thotë qartësisht raporti i OSBE/ODIHR, në një votë të blerë, siç thotë qartësisht blerje masive, në një votë në terror, siç fakton raporti, nuk ka asgjë që mund të provojë humbjen e opozitës. Të gjitha këto provojnë vjedhjen e votës. Për ata që mendojnë se Edi Rama vodhi zgjedhjet dhe i fitoi ato, ato nuk bëjnë gjë tjetër përveçse përligjin vjedhjen dhe kjo është katastrofë. Unë u drejtohem atyre që janë të interesuar për votën e lirë. Ata janë të paktën 600 mijë që nuk u ndikuan nga asnjë masë dhe votuan në misionin e tyre të ri. Të ngrihemi kundër këtij regjimi dhe ne do përgatitemi për një lëvizje të qëndrueshme me qëllimin më madhor, që shqiptarët të votojnë të lirë si popujt e tjerë të rajonit”, deklaroi.

Ai u shpreh më tej se po bëhet një punë e madhe për bashkimin e opozitës.  Kreu i PD tha se Partia Demokratike do lëvizë në shumë plane, por shtoi se “drejtim kryesor i saj duhet të jetë përmbysja e këtij regjimi i cili qëndron mbi binomin krimi-votë, vota-krim”.

Deklaratat në Kuvend

Ndërkohë, gjatë fjalës në seancën plenare të kësaj pasditeje, Berisha tha se foli në lidhje me situatën në Kosovë dhe reagimet e Edi Ramës. Berisha përmendi krahasimin që i bëri gazetari gjerman, Majkëll Martin, Edi Ramës, me kryeministrin serb Nikolla Pashiç.

“A ka albanofob me të madh në historinë shqiptare se Edi Rama. Edi Rama u vërsul me tërbimin më të madh kundër udhëheqjes politike të Kosovës. Shpalli skenarë imagjinarë, Donbas, republika KFOR-i dhe çdo gjë tjetër që e urdhëronte padroni i tij në Beograd, Aleksandër Vuçiç”, tha kryetari i PD-së në Kuvend.

Lexo edhe: Berisha: Në shqiptarët nuk ngrihen, Rama do jetë në pushtet deri në 2045

Etiketa: kuvendPDprotestaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

21:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

“Ky komb po vdes”, Alimehmeti: Opozita duhet të bashkohet ndaj së keqes në pushtet

18:17 : 29/09/2025
AKTUALITET

“Si dole më e votuara në burg”, Sara Mila-Xhaferit: Ke qenë në listë të mbyllur, e ke marrë falas karrigen

17:25 : 29/09/2025
AKTUALITET

Kandidati për Tiranën, Shehaj kusht Berishës: Nuk bëjmë negociata, nëse vini me emër nga PD

17:00 : 29/09/2025
AKTUALITET

“Del nga përgjimet në Aruba”/ Berisha: Kulla “Mount of Tirana”, pronë e krimit me bekimin e Ramës

16:23 : 29/09/2025
AKTUALITET

Mazhoranca kalon me votat e saj kalendarin dhe programin e punimeve, opozita largohet nga salla

15:18 : 29/09/2025
Para

Sulmi në Veri, Berisha akuza të forta Ramës

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 30 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 29/09/2025

“Takimi i Arubës nisi për një kullë”, Alba Kepi: Shqetësuese fakti që Artur Shehu vijon të ketë biznese

22:55 : 29/09/2025

Bushati: Raporti ndërkombëtar dëshmon se në Shqipëri demokracia ka vdekur

22:44 : 29/09/2025

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025

Shpërthim në Fushë Krujë, i vendoset tritoli “Range Rover-it” të administratorit Ilir Loci

22:36 : 29/09/2025

“U përplas me Zani Çaushin dhe u largua në SHBA”/ Gazetari: Artur Shehu kishte shumë skafe për dorgë

22:27 : 29/09/2025

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com