• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Njerëzit e Vetingut “të paprekshëm”/ Gjykata e Lartë shpall të pafajshme Etleda Çiftjan

15:52 : 26/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Gjykata e Lartë shpalli përfundimisht të pafajshme komisioneren e Vetingut, Etleda Çiftja, megjithëse Prokuroria e Posaçme kishte siguruar e prova dhe kërkonte dënimin e saj për “fshehje pasurie” dhe “falsifikim dokumentash”.

Vendimi është marrë mesditën e kësaj të Marte (26 shtator 2023) nga Kolegji Penal në Dhomë Këshillimi.

Më herët, gjykata e posaçme e shkallës së parë dhe ajo e Apelit kishin vendosu pafajësi për Çiftjan. Tashmë, edhe Gjykata e Lartë vendosi të lërë në fuqi vendimet e shkallëve më të ulëta.

Ky rast dëshmon se, më së paku, “drejtësia e re” e trajtoi si të paprekshme komisioneren e Vetingut, megjithëse prokurorët e posaçëm siguruan materiale të plota që dëshmonin se ajo kishte falsifikuar dokumentat për blerjen e një toke, si edhe kishte kryer veprime fiktive me pasurinë.

Lexo edhe:

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

Përfundimi i procesit gjyqësor ndaj Etleda Çiftjas ishte i parashikuar që kur SPAK-u nisi hetimin.

Prokuroria e Posaçme e mori të pandehur komisioneren e Vetingut në qershor të vitit 2022. Pavarësisht kësaj pozite proceduriale, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk mori masën e pezullimit të saj nga detyra, siç ka ndodhur në raste të ngjashme me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci e Ardjan Hajdari.

Po ashtu, vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), të cilët janë vëzhguesit e hollë për mënyrën se si po zbatohet Reforma e Drejtësisë në Shqipëri, gjithashtu nuk bën asnjë përpjekje për të rekomanduar më së paku pezullimin nga detyra të Etleda Çiftjas.

Përkundrazi, komisionerja vijoi të kryente rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, madje edhe të vendoste shkarkimin e një dyzine prej tyre, megjithëse vetë i kishte “letra” shumë më keq se sa ato të subjekteve të Vetingut.

Në 12 Shtator të vitit 2022, Prokuroria e Posaçme kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin e Etleda Çiftjas me 1 vit burgim, të konvertuar në shërbim prove 2-vjeçare, për kryerjen e veprave penale të “falsifikimit të dokumentave” dhe “fshehjes, deklarimit të rremë dhe mosdeklarimit të pasurisë”.

Pak ditë më pas, në 16 Shtator, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë vendosi ta shpallte të pafajshme.

SPAK-u e ankimoi vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila në janar të vitit 2023 vendosi të konfirmojë pafajësinë.

Prokurorët e SPAK-ut, të bindur për fajësinë e komisioneres së Vetingut, ushtruan rekurs në Gjykatë e Lartë, e cila vendosi tashmë që të vulosë pafajësinë e Etleda Çiftjas.

Akuzat ndaj komisioneres së Vetingut

Sipas SPAK, nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën e pasurisë, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë te pasurisë, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish-Banka Emporiki – Shqipëri sh.a.

Gjithashtu e pandehura Etleda Çiftja, ka dorëzuar pranë ILDKPKI, një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, pasi kjo kontratë nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë.

Për SPAK-un, kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitje blerjen e parcelës tokë arë.

Etiketa: Apeli i GJKKOEtleda ÇiftjaGJKKOGjykata e lartekpkspakveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama Olsi, foto bën me alzhaimer SPAK!!

12:33 : 29/10/2025
AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
Para

Ndalohet oficerja e policisë në Rinas, ja për çfarë akuzohet

TË GJITHA

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025

Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

18:25 : 29/10/2025

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025

VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën rrënoja banorët

18:11 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com