• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Autoriteti Portual nuk ka para për ndërtimin e Portit të Ri, do shndërrohet në aferë korruptive

21:58 : 19/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Porti i ri tregtar në Porto Romano, i trumpetuar si një nga projektet më të rëndësishme kombëtare, nuk do të ndërtohet me vetëfinancim, sikurse deklaroi vjet drejtori Piro Vëngu. Verifikimi i Faktoje zbuloi të dhëna që vërtetojnë se kostoja për buxhetin e shtetit mund të arrijë 390 milionë euro, ku 180 milionë parashikohen si pjesë e PPP-së dhe 210 milionë si garanci sovrane. Kjo shumë do rëndojë në xhepin e taksapaguesve, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë një skenar edhe më serioz, shndërrimin e projektit në një aferë korruptive, si ajo e inceneratorëve.

‘Mund t’ju jap një vlerë paraprake që fillon nga 320-440 milionë euro për fazën 1.2, që na çon deri tek faza e dytë. Mund t’ju duket kosto e konsiderueshme, por është kosto që do të përballohet nga të ardhurat që gjenerohen përmes këtij projekti dhe Autoritetit Portual, jo buxhetit të shtetit.’, deklaroi në 2022, gjatë një emisioni televiziv drejtori i Autoriteti Portual të Durrësit Piro Vëngu vitin e kaluar, ku sqaronte mënyrën e financimit për ndërtimin e Portit të Ri në Porto Romano.

Një muaj më pas, në një ceremoni zyrtare, qeveria së bashku me studion holandeze “Royal Haskoning DHV” prezantuan projektin e Portit të ri në Porto Romano. Ndryshe nga sa deklaroi Vëngu, financimi i portit të ri tregtar do të jetë përmes Partneritetit Publik Privat pasi Autoriteti Portual nuk ka para për vetëfinancim.

“Ndodhur në kushte ku burimet financiare të Autoriteti Portual Durrës janë të pamjaftueshme për të siguruar plotësisht zbatimin e këtij projekti me vetëfinancim, në bashkëpunim me konsulencën e kosorciumit ndërkombëtar të drejtuar nga Royal Haskoning DHV, kemi vlerësuar modele të ndryshme të financimit të këtij investimi kaq të rëndësishëm kombëtar.”- shkruhet në një shkresë zyrtare që Autoriteti Portual i Durrësit i ka drejtuar Ministrisë së Financave më 10 maj 2023.

 

1 nga 4
- +

Projekti për ndërtimin e Portit të ri tregtar në Porto Romano kërkon 390 milionë euro (pa TVSH) në fazën e parë, nga të cilat 46% do t’i mbulojë qeveria dhe 54% kompania private. Konkretisht, buxheti i shtetit pritet të japë 180 milionë, ndërsa kompania private 210 milionë eurot e tjera.

Lexo edhe:

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra përfundon në kanal. Një i plagosur

Përplasi 5 makina dhe u arratis, policia jep detaje: 31-vjeçari kishte thyer masën ‘arrest në shtëpi’

Por krahas kësaj mbështetjeje të drejtëpërdrejtë buxhetore, Autoriteti Portual i Durrësit kërkon nga buxheti i shtetit edhe 210 milionë euro të tjera në formën e një garancie sovrane për realizimin e projektit.

“Për të mundësuar një tender të suksesshëm, duhet të ekzistojnë garanci të mjaftueshme që ofertuesit të rregullojnë/ofrojnë kredinë e kërkuar koorporative. Në këtë kontekst kërkojmë nga Ministria e Financave të sigurojë një garanci sovrane për një minimum prej 210 milionë euro për marrëveshjen e kredisë koorporative.”, argumenton Autoriteti Portual në kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave.

Thënë ndryshë, i gjithë risku i financimit të Portit të ri në Porto Romano pritet të kalojë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Çfarë thonë ekspertet?

Garancia sovrane është një instrument përmes të cilit qeveria garanton kreditë e ndërmarrjeve publike. Në rast mospagimi nga këto të fundit, garancia shndërrohet automatikisht në borxh publik dhe detyrimi për të shlyer kredinë i kalon qeverisë. Por a ka hapësirë buxheti i shtetit për ta miratuar këtë garanci?

“Garancia llogaritet si borxh publik në vlerën e plotë. Parlamenti e vendos nëse e rrit kufirin e borxhit, pasi objektivi është të ulet borxhi. Meqënëse euro ka rënë mund të justifikojnë hapësira në buxhet, por themelor është fakti se gjithçka ishte mashtrim dhe se autoriteti nuk ka mjete financiare vetë për investim.”, thotë Profesor Selami Xhepa për Faktoje.

Ndërsa Zef Preçi, drejtor pranë Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike shton:

“Në vendin tonë të gjitha kontratatat e llojit PPP kanë ndjekur dhe ndjekin të njëjtën procedurë formale: fillojnë me mbulimin e kostove nga autoriteti përgjegjës (Autoriteti Portual Durrës në rastin konkret), vazhdojnë me garancinë sovrane të qeverisë dhe kështu krijojnë “sifonin” e përshtatshëm prej nga rrjedhin paratë publike drejt offshore-ve, oligarkëve, politikanëve të korruptuar.”

Projektin e Portit të ri në Porto Romano, Preçi e krahason me atë të inceneratorëve.

“Sipas mendimit tim, në rastin e portit të Durrësit po përjetojmë përsëritjen e një historie korrupsioni të dëgjuar disa qindra herë gjatë dy dekadave të fundit. Gjej rastin të paralajmëroj se historia e Portit të Durrësit do të përfundojë si një ndër aferat më të mëdha të qeverisë aktuale, e krahasueshme me historinë e inceneratorëve.”

Përfundim 

Nisur nga verifikimi dhe të dhënat e grumbulluara nga Faktoje, vendosëm që deklaratën e Drejtorit të Autoritetit Portual Durrës Piro Vëngu, në lidhje me mënyrën e financimit të projektit për Portin e ri në Porto Romano, ta kategorizojmë të Pavërtetë.

/Faktoje.al

Etiketa: afereDurreskorruptivenuk ka paraPirro Vënguportiprojekti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra përfundon në kanal. Një i plagosur

18:57 : 23/06/2026
AKTUALITET

Përplasi 5 makina dhe u arratis, policia jep detaje: 31-vjeçari kishte thyer masën ‘arrest në shtëpi’

15:34 : 22/06/2026
AKTUALITET

9 muaj pa bonus strehimi/ Banorët e Nishtullës i shkojnë te Bashkia Emirjana Sakos

14:31 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Fast & Furious” në Durrës/ Si i shpëtoi nga duart policisë i shpalluri në kërkim

14:20 : 22/06/2026
AKTUALITET

Durrës/ Tenton t’i shpëtojë policisë, i shpalluri në kërkim përplas 5 automjete

13:41 : 22/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Durrës, makina kthehet përmbys në mes të rrugës

14:38 : 21/06/2026
Para

Begaj takon Borrell në New York: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

TË GJITHA

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026

Soni Malaj flet për herë të parë pas Ferma Vip, zbulon raportin me Flor Mumajesin

12:21 : 24/06/2026
Foto ilustruese

E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive

12:09 : 24/06/2026

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026

Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

11:57 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş