• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Maj içik er maj”/ Zbardhet dosja e “Tempulli-t”, si agjenti “Koli” fuste në “grackë” spaçiatorët

18:53 : 16/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Është zbardhur një pjesë e dosjes së operacionit policor të koduar “Tempulli”, ku u vunë në pranga mbi 200 shpërndarës të lëndëve narkotike dhe u goditë 23 grupe kriminale në disa prej qarqeve kryesore të vendit.

Më konkretisht bëhet fjalë për dosjen e prokurorisë së Elbasanit, ku në këtë qark ku u arrestuan 7 persona, një tjetër u shpall në kërkim, ndërsa mes të arrestuarve është edhe një efektiv policie.

Ka qenë agjenti i infiltruar që ka futur në kurth shpërndarësit e drogës, ndrësa ai është futur në makinë dhe u ka kërkuar që të blinte një sasi droge.

Agjenti me emrin e koduar “Koli” ka kontaktuar me Stiven Faqollin, tashmë i arrestuar, dhe janë takuar më datë 07.09.2023 në Qukës të Librazhdit. Fillimisht ‘Koli’ ka marrë Stiven Faqollin në lokalin e tij me makinë dhe më pas janë nisur në drejtim të Librazhdit ku janë takuar me dy persona të tjerë që do të shisnin drogën.  Në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës” në Librazhd, agjenti bashkë Stiven Faqollin kanë takuar dy persona në makinë, njëri prej tyre Glidi Ballolli që është në burg dhe Mikel Poçi. Agjenti ka blerë një sasi kanabisi tek Badolli dhe më pas është larguar.

Ndërkohë janë zbardhur edhe përgjimet që “fundosën” personat e përfshirë në shpërndarjen e drogës. Agjenti i pyet sa a është i mirë ‘malli’ dhe shpërndarësit e sigurojnë që është super dhe e kanë pëlqyer të gjithë.

Lexo edhe:

Shiste kanabis në zonën e plazhit në Durrës, arrestohet 18-vjeçari (EMRI)

Vlorë/ Akuzohen për mashtrim, vrasje dhe drogë, arrestohen tre persona

Gildi Ballolli (G): Sa të duhen ty?
Agjenti (K): A është e mirë ?
Gildi Ballolli: Dy të plota, ke dhe një zero dyshe…
Agjenti (K): Ok vetëm të jenë të mira
Gildi Ballolli: Mallin e kë super, ma kanë pëlqyer të gjithë
Agjenti (K): O S është naj çik e mirë kjo ?
S (Stiven Faqolli): Për zotin po, për kokën time.
Agjenti (K): Epo se ku e kam parë këtë cunin që mi dha mua…
Stiven Faqolli: Ktu rri ky në Librazhd
Agjenti (K): Si e ka emrin ky ?
Stiven Faqolli: Gia
Agjenti (K): Ishte dhe me një tjetër ky
Stiven Faqolli: Ai është Mikel Poçi

Agjenti i infiltruar ‘Koli’ ka blerë drogë tek disa prej shpërndarësve në qytetin e Elbasanit. Tek një episod tjetër, agjenti i infiltruar blen një sasi kokaine tek një prej shpërndarësve, Ervis Duzha. Ata janë takuar më datë 08.09.2023 në afërsi të kryqëzimit të Cërrik-Elbasan. Agjenti i infiltruar i ka kërkuar drogën duke i thënë “Bjer i gjysmë mu, e po shiko të jetë për bidon. E mirë është?”.

Pjesë nga dosja

Më datë 08.09.2023, rreth ores 15.15 agjenti në mbulim ka shkuar në afërsi të kryqëzimit të Cërrik-Elbasan, konkretisht në rrugën “Çajupi” ku ka ndaluar në parkimin e një pallati. Pas rreth 5 (pesë) minuta pranë tij është afruar shtetasi Ervis Duzha dhe pasi kanë biseduar për pak sekonda, ky i fundit i ka dhënë diçka në dorë agjentit të autorizuar dhe më pas është larguar në drejtim të pallatit. Nga ana e policisë gjyqësore janë sekuestruar pasi janë dorëzuar nga agjentit në mbulim: 1 (një) qese me material plastik trasparente e mbyllur me përdredhje dhe djegie e mbushur me material pluhur me ngjyrë të bardhë e cila nga karakteristika dyshohet të jetë lëndë narkotike e llojit Cocaine.

U bë peshimi i tyre dhe rezultoi me peshë të përgjithshme 0.58 (zero pikë pezjetë e tetë) gramë bashkë me ambalazhin dhe u paketuan në qese provash me numër serial unik: A3005750. Është bërë vendimi datë 08.09.2023, për kryerjen e ekspertimit kimik të lëndës të provës me numër serial unik, e cila I është blerë nga shtetasit të sipërcituar nga agjenti i autorizuar për blerje të simuluar. Nga procesverbali mbi veprimet e vëzhgimit të fshehtë ambjental dt. 08.09.2023 ka rezultuar ndër të tjera se agjenti në mbulim ka shkuar në afërsi të kryqëzimit të Cërrik-Elbasan, konkretisht në rrugën “Çajupi” ku ka ndaluar në parkimin e një pallati. Pas rreth 5 (pesë) minuta pranë tij është afruar shtetasi Ervis Duzha dhe pasi kanë biseduar për pak sekonda, ky i fundit i ka dhënë diçka në dorë agjentit të autorizuar dhe më pas është larguar në drejtim të pallatit.

Nga procesverbali i tranksiptimit të bisedave të përgjuara në vende publike ka rezultuar këto komunikime:

Agjenti (K): O Ervis he o la?
Ervis Duzha (E): Ça ban?
K: Bjer i gjysmë mu, e po shiko të jet për bidon. E mirë është?
E: E mirë.

Rezulton se shtetasit Ervis Duzha është drejtpërdrejtë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Më datë 09.09.2023, rreth orës 12.45 agjenti në mbulim ka shkuar në rrugën që të dërgon në “Llixha” dhe ka ndaluar në afërsi të lavazhit “Çoku” dhe pranë tij është afruar shtetasi Endrit Kovaçi, ky i fundit pasi ka biseduar për pak sekonda me agjentin e autorizuar “Koli” i ka dhënë diçka në dorë dhe është larguar në drejtim të lavazhit.

Sapo janë takuar, Kovaçi i ka thënë agjentit që i ka sjellë katër-pesë cigare të mira. Madje ai i thotë se malli është i mirë dhe për ta ‘vërtetuar’ këtë i thotë që t’i marrë erë.

Pjesë nga dosja

Më datë 09.09.2023, rreth orës 12.45 agjenti në mbulim ka shkuar në rrugën që të dërgon në “Llixha” dhe ka ndaluar në afërsi të lavazhit “Çoku” dhe pranë tij është afruar shtetasi Endrit Kovaçi, ky i fundit pasi ka biseduar për pak sekonda me agjentin e autorizuar i ka dhënë diçka në dorë dhe është larguar në drejtim të lavazhit. Nga ana e policisë gjyqësore janë sekuestruar pasi janë dorëzuar nga agjentit në mbulim: 1 (një) qese me material plastik transparente e mbyllur me përdredhje dhe djegie e mbushur me material bimor me ngjyrë jeshile e cila për nga ngjyrë, aroma dhe karakteristika dyshohet të jetë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

U bë peshimi i tyre dhe rezultoi me peshë të përgjithshme 2.22 (dy pikë njëzet e dy) gramë bashkë me ambalazhin dhe u paketuan në qese provash me numër serial unik: A3005875. Është bërë vendimi datë 09.09.2023, për kryerjen e ekspertimit kimik të lëndës të provës me numër serial unik, e cila I është blerë nga shtetasit të sipërcituar nga agjenti i autorizuar për blerje të simuluar. Nga procesverbali mbi veprimet e vëzhgimit të fshehtë ambiental dt. 09.09.2023 ka rezultuar ndër të tjera se agjenti në mbulim ka në rrugën që të dërgon në “Llixha” dhe ka ndaluar në afërsi të lavazhit “Çoku” dhe pranë tij është afruar shtetasi Endrit Kovaçi, ky i fundit pasi ka biseduar për pak sekonda me agjentin e autorizuar i ka dhënë diçka në dorë dhe është larguar në drejtim të lavazhit.

Nga procesverbali i transkriptimit të bisedave të përgjuara në vende publike ka rezultuar këto komunikime:

Endrit Kovaçi (E): Ktu ke 10-çen?
Agjenti (K): Ti mos e mçif, ti lene me i ven që të duket.
E: Ke katër-pesë cigare të mira lale.
K: E po m’pëlqeu mua imen?
E: Është i mir ai lal, maj içik er maj.

Rezulton se shtetasit Endrit Kovaçi është drejtpërdrejtë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Etiketa: agjentidrogeEndrit KovaciErvis Duzhakolipergjimetshperndaresitstiven faqollitempulli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shiste kanabis në zonën e plazhit në Durrës, arrestohet 18-vjeçari (EMRI)

13:24 : 25/07/2025
AKTUALITET

Vlorë/ Akuzohen për mashtrim, vrasje dhe drogë, arrestohen tre persona

15:07 : 22/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Hodhi drogën në tokë dhe tentoi të fshihej në një bilardo, arrestohet një “spaçiator” në Tiranë

15:07 : 22/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Transferuan mln euro të drogës në Shqipëri përmes sistemit “Hawala”, lihen në burg të arrestuarit

16:22 : 21/07/2025
AKTUALITET

U kap me drogë, arrestohet 25-vjeçarja belge në Rinas

11:39 : 21/07/2025
BOTA

Sekuestrohet 206 kg kokainë në kufurin bullgar, mes të arrestuarve edhe një diplomat

19:38 : 20/07/2025
Para

"Koha më dha të drejtë", Hafizi flet për Shqipërinë: Njerëzit më quanin xheloz kur kritikoja De Biasin

TË GJITHA

Zjarri në parkun “Lurë–Mali i Dejës” vijon prej 20 ditësh, digjen mbi 400 hektarë pyje

16:11 : 25/07/2025

Eliminimi nga Europa sjell përçarje te Partizani, “Guerrils” kërkojnë dorëheqjen e Gaz Demit

15:57 : 25/07/2025

Iu gjet kokainë në bagazhin e makinës, arrestohet shqiptari në Itali

15:56 : 25/07/2025

Dosja “Buka”/ GJKKO kalon në gjykim në themel çështjen e Arben Ahmetajt! SPAK fali Lirim Fezollarin

15:46 : 25/07/2025

Lezhë/ Qëlloi me armë dhe frikësoi banorët, 21-vjeçari shpallet në kërkim nga policia

15:45 : 25/07/2025

Tre skuadrat e Superiores luajnë paralelisht të enjten, mësoni oraret e sfidave të kthimit

15:41 : 25/07/2025

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

15:34 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com