“Basha është minorancë”/ Bardhi: Po tregon se luftën nuk e ka me Ramën, por me mua. Të reflektojnë!

Lexo edhe:

Deputeti demokrat Gazment Bardhi është shprehur se Partia Demokratike sot duhet të jetë e unifikuar dhe të shmangen debatet e panevojshme brenda vetes që dëmtojnë opozitën.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Bardhi i bëri thirrje grupit të Lulzim Bashës që të reflektojnë, pasi sipas tij, po shfokusojnë vëmendjen nga keqqeverisja.

“Disa kanë vendosur të mbajnë të ndezur konfliktin brenda PD duke shfokusuar vëmendjen nga keqqeverisja. Kam bërë të gjitha përpjekjet që në grupin Parlamentar të kemi një unifikim për të shmangur debatet e panevojshme. Një pjesë shumë e vogël brenda PD nuk janë bërë pjesë e kësaj iniciative, pa dhënë asnjë shpjegim kanë bërë zgjedhjen e tyre. Unë i bëj thirrje për të reflektuar, sepse nuk është zgjidhje mbajtja ndezur e një konflikti të panevojshëm. Unifikimi është i domosdoshëm për opozitën”, tha ai.

I ndalur tek debatet në Kuvend për kryetarin e grupit parlamentar, Bardhi tha se nga ana e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla u bë qartazi një provokim për të mbajtur të ndezur debatin.

“Kryetarja e Parlamentit nuk është kryetare e partive politike, por ka detyre të zbatojë rregulloren. Rregullorja është krejtësisht e qartë për kryetarin e grupit parlamentar. Nuk bëhet fjalë për individin, por ka të bëjë me parimet e funksionimet e një shtetit. Numra në Kuvend janë të qarta dhe kryetarja e Kuvendit nuk mund të bëjë sikur është jashtë realitetit politik. Zoti Basha është në minorancë dhe nuk gëzon mbështetjen dërrmuese e  një pjesë në parlament”, ka thënë ai.

Sa i përket nisjes së sesionit të ri parlamentar, gjatë bisedës Bardhi tha se deputetët duhet të jenë të gjithë bashkë dhe kundër regjimit.

Ai shtoi më tej se grupi i Lulzim Bashës, në seancën e fundit plenare treguan se janë jashtë misionit opozitar, duke bashkuar votat me qeverinë. Sipas tij, Basha po tregon se nuk e ka luftën me kryeministrin Edi Ram, por me të.

“Unë do të doja që edhe pjesa tjetër të bashkohet me unifikimin e agjendës. Për fat të keq janë të zënë me letra e shkresa, në seancën e fundit treguan se kanë dalë jashtë misionit opozitar,. Nuk është kjo rruga për të bashkuar votat me qeverinë kur ne kemi vite që themi se ka shpenzuar dhe vjedhur. Kjo është e rrezikshme dhe nxjerr në sipërfaqe rolin e veçantë që po duan të marrin disa prej kolegëve. Fati im dhe i zotit Basha është që ne jemi të ulur ngjitur në parlament. Nuk ndjehem krenar për debatin me kolegun Basha, por ai ishte një moment emocional njerëzor. Një akt i padenjë nga zoti Basha që solli edhe reagimin tim. Nuk ndjehem krenar, por nuk jam atje për të debatuar me zotin Basha. Basha po tregon që nuk e ka luftën me Edi Ramën, por me Gazment Bardhin është zgjedhje e tij. Unë kam zgjedhur strategjinë që vetëm përgjigjem, nuk është misioni im që të merrem me zotin Basha.”, tha ndër të tjera Bardhi.

Lajme të lidhura

Para