• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal/ Këshilltarët e majtë votojnë “PRO”, Veliaj i jep 6 mln € të tjera inceneratorit fantazmë

21:01 : 15/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryebashkiaku Erjon Veliaj është detyruar këtë të premte të marrë përsipër një akt të vështirë, në një moment të sikletshëm që lidhet me inceneratorin e Tiranës.

Në një kohë që SPAK ka sekuestruar pronën dhe po heton zyrtarët që u përfshinë në grabitjen e fondeve shtetërore, Veliaj kërkoi që Këshilli Bashkiak të kalojë 600 milion lekë pagesa të prapambetura për inceneratorin.

Të gjihtë këshilltarët e majtë e miratuan këtë akt pa bërë asnjë reagim, ndërkohë opozita reagoi ashpër.

Këshilltari i opozitës, Ilir Alimehmeti nga ana e tij u shpreh kritik për këtë mbledhje. Ai bëri me dije se inceneratorit është në sekuestro nga SPAK.

“Sot Këshilli Bashkiak i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit që është në sekuestro. Nuk mund të ishim dakord”, tha Alimehmeti.

Lexo edhe:

Trajtohej me kemp/ Dumani me dy operacioni në zemër, kreu ndërhyrje në Tiranë e Bordo të Francës

Shkollat e Tiranës e nisin mësimin me turne, godinat ende jo gati për të pritur nxënësit

Kurse nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti tha se paratë e shkollave po shkojnë për një incenerator fantazmë.

“Në sallën e Këshillit Bashkiak, Veliaj shpërtheu në të bërtitura dhe fyerje ndaj këshilltarëve të opozitës që kundërshtuan pagesën qindra miliona lekë për inceneratorin që nuk ekziston. Këshilltarët e opozitës u pritën nga 30 policë. Kush mendon se mund të intimidojë këshilltarët e opozitës, gabon rëndë. Veliaj i hoqi të drejtën opozitës, mbajti ligjëratën mashtruese dhe u largua,” tha Teliti.

“Janë 600 milionë lekë të reja, janë 6 milionë euro që merren nga paratë e shkollave dhe kopshteve dhe çohen për të paguar inceneratorin fantazmë,” tha ai.

“Kemi dyshime të forta se prona publike e Gardës së Republikës i jepet në formati klientelist, një përfaqësuesi të lartë të PS,” theksoi Teliti.

 

  • Çfarë ndodhi në Këshillin Bashkiak dhe përplaset me opozitën

600 milion lekë të tjera që Erjon Veliaj është detyruar t’i paguajë për inceneratorin e Tiranës e kanë vënë kryebashkiakun në një pozitë të vështirë përballë këshilltarëve të opozitës.

I mësuar me sallën e mbushur vetëm me këshilltarë socialistë, Veliaj është acaruar nga thirrjet “zoti Qelia” që iu drejtua këshilltari i PL, Tedi Blushi, apo kërkesat për të marrë fjalën të këshilltarit të PD-së, Dorian Teliti.

Blushi, theksoi se sot Veliaj i ka sjellë Këshillit Bashkiak për miratim propozimin për shtese fondesh për inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës.

“Erion Qelia ti sot i sjell Këshillit Bashkiak për miratim propozimin për shtese fondesh për inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës. Në vend të ishe sot i pandehur para drejtësisë vjen bën monologë para këshillit. Je keqbërësi më i madh i kryeqytetit dhe abuzuesi më i madh i taksave të qytetarëve. Për mega-aferën e inceneratorit duhet të ishe marre i pandehur.

Ti sot quhesh ‘Erion Qelia’. ‘Erion Qelia’ flet për humanizmin ndërkohë që refuzon në shkelje të ligjit dhe rregullores së këshillit kërkesën për lejimin në mbledhje të Kryetarit të Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve. ‘Erion Qelia’ nga frika e përballjes me qytetaret dhe me transparencën e ka mbushur sallën me badigardët e tij dhe nuk lejon invalidët në karrocë dhe gazetarët që presin jashtë dyerve të bashkisë.

Ti ‘Erion Qelia’ duhet të merresh i pandehur dhe të dalësh para drejtësisë! Mega-Firma e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj vepre korruptive të inceneratorit të Tiranës, është e juaja pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal Me këtë firmë të paligjshme, ti ‘Erion Qelia’ fute në borxh të gjithë qytetarët e Tiranës për 30 vite në shërbim të mafias së inceneratorëve. ‘Erion Qelia’ dili “për zot” firmës!”, tha Blushi.

Si justifikim për pagesën e radhës për inceneratorin që nuk ekziston, Veliaj solli shembullin e pagesës që ka bërë kryebashkiaku i Kavajës, i zgjedhur nga opozita.

“Shkuat me brekë dhe me tanga në gusht për të paguar” iu kthye Veliaj këshilltarëve të opozitës, para se të largohej duke braktisur debatin.

600 milion lekë që do të paguhen për inceneratorin e Tiranës janë një faturë që Veliaj detyrohet ta paguajë pasi është braktisur nga qeveria.

 

“Erion Qelia”/ Para shtesë për inceneratorin, “plas” sherri me Veliajn në Këshillin Bashkiak

Etiketa: djegesatErion VeliajinceneratorispakTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trajtohej me kemp/ Dumani me dy operacioni në zemër, kreu ndërhyrje në Tiranë e Bordo të Francës

13:43 : 07/09/2025
AKTUALITET

Shkollat e Tiranës e nisin mësimin me turne, godinat ende jo gati për të pritur nxënësit

13:31 : 07/09/2025
AKTUALITET

Përqëndrimi i ekonomisë në Tiranë – Durrës po rrit pabarazinë rajonale

10:35 : 07/09/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane

09:00 : 07/09/2025
AKTUALITET

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

13:18 : 06/09/2025
AKTUALITET

I dënuar nga GJKKO, arrestohet në Londër ish-zyrtari prokurimeve publike, Krenar Gozhina

20:29 : 05/09/2025
Para
Policia dhe zjarrfikësit duke u përpjekur për shuarjen e flakëve në Balldren të Lezhës

Beteja e humbur me “piromanët” e zjarreve, autoritetet nuk sigurojnë dot prova

TË GJITHA

Ramaduro vendosi Shqipërinë në krye të listës së lajmeve të zeza

18:02 : 07/09/2025

Tirana bën “reformë” pas shkarkimit të Miles, arrihet akordi me trajnerin e ri dhe ndihmësin e tij

17:53 : 07/09/2025

Për çfarë ranë dakord Koreja e Jugut dhe SHBA-të për të arrestuarit në fabrikën e Hyundai në Gjeorgji?

17:44 : 07/09/2025

Rusia pretendon që ka gati vaksinën kundër kancerit: Testet e “Enteromix” dalin pozitive!

17:25 : 07/09/2025

‘Parlamenti i ri doli nga një farsë’/ Xhaferri: Opozita synon të zgjojë faktorin e brendshëm dhe të jashtëm

17:15 : 07/09/2025

SHBA/ Operacion kundër emigrantëve të paligjshëm në Massachusetts, 1500 të arrestuar

17:07 : 07/09/2025

Qytetarët durrsakë udhëtojnë 140 km për ujë të pijshëm, rrjeti i ujësjellësit i papërdorshëm

16:52 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com