• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Momenti kur numërojnë lekët/ 16 shqiptarë në pranga në Milano, akuzohen për trafik dhe prostitucion

23:00 : 13/09/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Një rrjet trafiku droge është shkatërruar ditën e sotme në Milano të Italisë. Mësohet se anëtarët kishin ngritur një treg droge që përfshinte të gjithë Italinë dhe që kishte lidhje me Shqipërinë dhe me Zvicrën. Hetimi çoi në pranga 24 persona nga të cilët 16 janë shqiptarë, 2 italianë, 5 marokenë dhe 1 tunizian.

Gjatë operacionit, rreth 200 karabinierë ushtruan 40 kontrolle, duke sekuestruar të ardhurat e veprimtarisë së trafikut të drogës, që kapin vlerën e qindra mijëra eurove. 1 italian dhe 2 shqiptarë u gjetën me sasi të mëdha droge duke bërë që të arrestohen në flagrancë. Ato arrestuan në territorin e tyre një italian me 6 kilogramë heroinë në makinë.

Më pas hetimet u kryen në bashkëpunim me autoritetet zvicerane dhe bënë të mundur zbulimin e strukturës së dy organizatave kriminale të drejtuara nga dy familje shqiptare, e para me mbiemër “Lusha” dhe e dyta me mbiemër “Goseni”. Të dyja kishin lidhje operacionale në Shqipëri ku bëhej ri-investimi i të ardhurave nga aktivitetet e trafikut të drogës. Baza e tyre ishte në Milano, por degët shtriheshin në të gjithë Italinë Veriore, por deri në Kalabri dhe Zvicër.

Trafiku i heroinës dhe kokainës bëhej kryesisht nëpërmjet autobusëve, korrierëve dhe kamionëve. Gjatë operacionit u sekuestrua 42 kg lëndë narkotike përfshirë heroinë, kokainë dhe hashash si dhe 40 kg lëndë përzierëse, 2 pushkë dhe gati 50 mijë euro cash. Gjithashtu u identifikua një apartament dhe një magazinë që përdoreshin si rafineri droge si dhe disa apartamente e garazhe që përdoren për ruajtjen e ngarkesave të drogës.

Në disa përgjime telefonike dhe ambientale rezultoi se disa anëtarë të njërit prej dy grupeve, mes tyre edhe njeriu në krye të grupit “Goseni”, menaxhonin në mënyrë të qëndrueshme dhe të organizuar një rrjet nxitjeje dhe shfrytëzimi prostitucioni. Bëhet fjalë për të paktën 20 vajza nga Evropa Lindore, të detyruara, me kërcënime dhe dhunë, të prostituohen në apartamentet e menaxhuara nga organizata kriminale dhe të vihen në dispozicion në faqet e takimeve online.

Lexo edhe:

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

Etiketa: arrestimeItalimilanoshqiptare

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

19:57 : 29/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025
BOTA

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Të shpallur në kërkim si pjesë e një organizate në Itali, arrestohen dy vëllezër në Durrës

10:11 : 28/10/2025
Para

Pakësohen gazetarët e rinj, në Shkodër dhe Elbasan nuk ka regjistrime në vitin e parë

TË GJITHA

Përplasi një makinë, arrestohet polici në Tiranë

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com