Numri i të vdekurve nga tërmeti masiv që goditi Marokun ka shkuar në 1 037, raportoi sot televizioni shtetëror maroken, duke cituar Ministrinë e Brendshme.
“Rreth 1 204 persona të tjerë janë plagosur, përfshirë 721 me plagë të rënda, për shkak të tërmetit që goditi disa zona në Afrikën Veriore”, tha një zyrtar i ministrisë.
“Në provincën e Al Haouz-it, epiqendra e tërmetit, u raportuan 542 të vdekur”, sipas ministrisë.