• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sa e fortë është në të vërtetë ushtria ruse?

20:53 : 03/09/2023
në BOTA

Megjithëse besohet se ushtria ruse është forca e pestë më e madhe ushtarake në botë, ajo nuk ka qenë aq e suksesshme në Ukrainë sa shpresonte fillimisht Presidenti Vladimir Putin kur para 18 muajsh dha urdhër për fillimin e agresionit në Ukrainë.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Ani Chkhikvadze foli me ekspertët amerikanë për të kuptuar fuqinë e vërtetë ushtarake të Rusisë.

Kur Rusia filloi agresionin kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Presidenti rus Vladimir Putin premtoi se do të pushtonte kryeqytetin e saj, Kievin, brenda tre ditësh. Tetëmbëdhjetë muaj më vonë, kjo ende nuk ka ndodhur, pavarësisht se Kremlini ka shpenzuar mbi 60 miliardë dollarë në këtë luftë, tha Gary Schmitt nga Instituti Amerikan ‘Enterprise’, me seli në Uashington.

“Të gjithë shikonin sasinë e parave që Kremlini po shpenzonte për ushtrinë ruse dhe thoshin, ‘kjo ushtri padyshim do të jetë shumë e fortë!’”, thotë zoti Schmitt.

Eksperti i strategjisë dhe sigurisë të Këshillit Atlantik, Ian Brzezinski, beson se agresioni kundër Ukrainës ishte projektuar si një fushatë afatshkurtër që tani është shndërruar në një sulm me aftësi të kufizuara sulmuese.

Lexo edhe:

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Ukraina rrit sulmet me dronë në Rusi, digjet rafineria e naftës në Krasnodar dhe Rostov

“Tani ata duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, atyre iu la shumë kohë për t’u vendosur dhe për të krijuar fortifikime dhe fusha të minuara. Nuk është një forcë luftarake e nivelit botëror, por gjithsesi është një forcë e rëndësishme”, thotë zoti Brzezinski.

Sot, ushtria ruse ka rreth një milion ushtarë. Zoti Schmitt thotë se për shkak të humbjeve në Ukrainë dhe pavarësisht mobilizimit të saj, pjesë të mëdha të ushtrisë nuk janë gati për luftim.

“Ata dikur ishin një forcë e jashtëzakonshme kur bëhej fjalë për operacionet e blinduara. Por, tani rezulton se pa aftësi të kombinuara operacionesh, pa logjistikën e nevojshme për të kryer operacione dhe pa përdorimin e fuqisë ajrore, kjo forcë e madhe thjesht nuk ekziston”, thotë zoti Schmitt.

Zoti Brzezinski thotë se konflikti i gushtit të vitit 2008 në Gjeorgji zbuloi dobësitë në disiplinë, komandë dhe strukturë brenda ushtrisë ruse.

“Paraqitja e ushtrisë ruse në Gjeorgji ishte e dobët! Putin u zotua se do t’i ndryshonte gjërat dhe filloi një plan modernizimi ushtarak 10-15-vjeçar”, thotë zoti Brzezinski.

Moska filloi t’i transformonte forcat e saj në një ushtri të modernizuar, më kompakte, duke krijuar grupe taktike të batalionit të stilit perëndimor. Por analisti Schmitt thotë se kjo shkaktoi një problem tjetër pasi iu dha përparësi sasisë së njësive mbi cilësinë. Në anën tjetër udhëheqësit ushtarakë ekzagjeruan aftësitë e ushtrisë për të kënaqur udhëheqësit politikë. Reformat, thotë ai, nuk kanë qenë aq efektive.

“Shumica e parave që po jepeshin, në vend të përmirësimit të ushtrisë po derdheshin në xhepat e gjeneralëve dhe kontraktorëve”, vlerëson zoti Schmitt.

Sot, Rusia përballet me problem se nuk kanë ushtarë të mjaftueshëm në Ukrainë. Por, vetëm rritja e numrit të trupave nuk do të ndihmojë Moskën, thotë Philip Breedlove, gjeneral në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së, i cili ishte komandanti më i lartë i NATO-s nga viti 2013 deri më 2016.

“Nëse mendoni se Rusia ka përfunduar përpjekjet në Ukrainë, e keni gabim. Ata kanë ende forca të tjera. Por do të duhej një vendim i madh politik që Putini të vazhdojë të mbledhë forca shtesë dhe të bëjë disa nga gjërat që ai mund të jetë i detyruar t’i bëjë”, thotë ish komandanti i NATO-s, Breedlove.

Ekspertët me të cilët foli Zëri i Amerikës thonë se po presin të shohin se si luftëtarët e Wagner-it reagojnë ndaj vdekjes së shefit të tyre rebel, Yevgeny Prigozhin, në një aksident avioni që besohet të jetë orkestruar nga Presidenti Putin.

Etiketa: PutinRusiushtria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
BOTA

Ukraina rrit sulmet me dronë në Rusi, digjet rafineria e naftës në Krasnodar dhe Rostov

17:46 : 10/07/2026
BOTA

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

15:00 : 10/07/2026
BOTA

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

13:15 : 10/07/2026
BOTA

“Obama insistoi për ngritjen e Gjykatës Speciale në Kosovë, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin”

18:42 : 06/07/2026
BOTA

Trump dhe Putin telefonatë 90-minutëshe, zbulohet çfarë diskutuan dy liderat

17:10 : 06/07/2026
Para

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër në Shqipëri

TË GJITHA

Kapriçot e motit në Itali/ 16 qytete në alarm të kuq nga i nxehti, paralajmërime për stuhi të forta në Lombardi

16:56 : 15/07/2026

‘Territorialja’/ Tabaku kërkon dëgjesë me Bashkinë e Tiranës: Administron 1.3 milionë qytetarë

16:39 : 15/07/2026

Reporterët pa Kufij dënojnë sulmin e Braçes nga gazetarit: Veprim i papranueshëm!

16:38 : 15/07/2026

BE dhe Ukraina firmosin marrëveshje për prodhimin e dronëve

16:27 : 15/07/2026

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

16:22 : 15/07/2026

Mijëra të rinj gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak

16:15 : 15/07/2026

Scaloni ul tensionet para Angli-Argjentinë: Është vetëm një ndeshje futbolli

16:04 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş