• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Turistët të pakënaqur me Ksamilin, zbret vlerësimi në “TripAdvisor”

19:05 : 25/08/2023
në AKTUALITET

Ksamili veçanërisht u promovua këtë vit në të gjitha mediat ndërkombëtare si një nga vendet më mahnitëse në bregdetin shqiptar dhe që rekomandohej për t’u vizituar. Etiketa mediatike apo cilësimi si “Maldivet e Europës” u bë një refren tek të gjithë. Në pranverë në platformën ndërkombëtare TripAdvisor, Ksamili vlerësohej me 5 nga 5 vlerësimet e mundshme. Ndërkohë tani në gusht fatkeqësisht ky vlerësim ka zbritur në 2, bazuar në përshtypjet që kanë dhënë vetë ata që e vizituan Ksamilin.

Në bëmë një shikim të shpejtë të disa komenteve në këtë platformë për të kuptuar përshtypjet e turistëve. Zhgënjimi ishte i dukshëm dhe lidhej direkt me shërbimin dhe sjelljen e banorëve vendas që kanë hotelet, apartamentet apo restorantet në këtë pjesë të mrekullueshme të bregdetit shqiptar.

“Shumë i shtrenjtë dhe sjellje arrogante nga vendasit. Po, uji është i pastër, por vetëm nëse shkoje herët në mëngjes. Nuk ka plazh publik dhe më është kërkuar të paguaj mbi 100 euro për dy shezlonge. Çmimi që kam paguar për taksi është i krahasueshëm me një shërbim premium në Londër dhe shpesh të ndryshojnë çmimin ndërkohë që ju jeni brenda në taksi. Udhëtimi më i mirë… të mos shkosh”, shkruan Ivana nga Britania e Madhe.

“Njerëz të pasjellshëm. 10 euro parkimi dhe duhet të ecësh 30 minuta të gjesh një plazh që nuk është rezervuar plotësisht. Mbipopullim”, shkruan Fjore nga Britania e Madhe.

Lexo edhe:

Kapet në Ksamil “Vis Korçari”, përplasi makinat e policisë në arratisje! Dosja në SPAK dhe për çfarë dyshohet

Sarandë/ Kishin shkuar ta arrestonin, i kërkuari përplas makinën e policisë dhe arratiset!

“Ne erdhëm, qëndruam një natë dhe u larguam përsëri. Vend i mbipopulluar me hotele dhe apartamente të ndërtuara ngado jashtë çdo logjike. Çdo gjë është ndërtuar për biznes pa respekt për natyrën e bukur”, shkruan Ivana nga Italia.

“Hera ime e parë në Ksamil dhe e fundit. Përvoja më e keqe që kam pasur në Shqipëri. Banorët vendas dhe bizneset kanë zero mikpritje, thjesht rendin pas parasë”, shkruan Sofia.

“Ata na anuluan dhomën që kishim rezervuar dy muaj më parë sepse dikush tjetër iu kishte dhënë një çmim më të mirë. Vendi është krejt ndryshe nga fotot. Rrugët janë plot trafik dhe plzhet shumë të shtrenjta pa arsye. Është i vetmi vend në Shqipëri ku nuk do të shkojë më. Ky vend është një makth”, shkruan një pushues tjetër.

“Mos shpenzoni kohë të vini këtu. Ata pothuajse të shesin edhe ajrin që ju thithni. Tregtarët janë hileqarë dhe të pasjellshëm. Zero mikpritje! Çdo gjë është e mbivlerësuar. Rëra në plazh nuk është reale (natyrale)”, shkruan Murati, një tjetër turist që ka qënë në Ksamil teksa poston edhe faturën në një restorant, i cili i ka marrë pagesë edhe për përdorimin e salcës ketchup.

“Mos iu besoni videove në internet. Do të humbisni shumë para në “restorante” që në fakt janë zgara me ushqim të shpejtë. Pothuajse të gjithë këtu do përpiqen t’ju mashtrojnë, veçanërisht tregtarët dhe shoferët e taksive. Vijnë njerëz te stacioni i autobusit dhe iu thonë turistëve që autobusi është anuluar, në mënyrë që ata të detyrohen të paguajnë taksi mbi 30 euro për një udhëtim 15 apo 20 minuta. Plazhet janë të mbipopulluar dhe nëse nuk paguani 25 euro për shezlong, do t’ju vijnë rojet e sigurisë megjithëse asnjë plazh nuk është privat”, shkruan një komentues tjetër.

Këto ishin vetëm disa nga komentet e fundit që ne lexuam në TripAdvisor për Ksamilin. Me siguri që nëse vijon të shfletosh më tej platformën do të gjenden plot komente të tjera negative dhe pozitive. Në tërësinë e vet, tentativat e njerëzve të pamësuar me turizmin e që rendin të sigurojnë fitime të shpejta brenda një jave apo një sezoni, duket se dëmtojnë në afatgjatë perspektivën turistike të Ksamilit, një nga pjesët më të bukura të bregdetit shqiptar. Nëse nuk ka një reflektim të gjerë të atyre që jetojnë e punojnë në këtë qytezë, s’do të jetë e largët dita që “Maldivet e Europës” të braktisen nga pushuesit vendas e të huaj. Sigurisht që ne nuk e urojmë diçka të tillë që impakton ekonominë lokale dhe të Shqipërisë, por çdo abuzimi i duhet prerë rruga nga vetë vendasit, operatorët në treg dhe sigurisht nga shteti.

Etiketa: Ksamilturizem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kapet në Ksamil “Vis Korçari”, përplasi makinat e policisë në arratisje! Dosja në SPAK dhe për çfarë dyshohet

09:49 : 21/06/2026
AKTUALITET

Sarandë/ Kishin shkuar ta arrestonin, i kërkuari përplas makinën e policisë dhe arratiset!

08:43 : 21/06/2026
AKTUALITET

“Po dëmtojnë turizmin”/ Protestuesi-Ramës: E di ti që shqiptarët s’bëjnë dot pushime?!

19:42 : 16/06/2026
AKTUALITET

Policia “zgjohet” pas tragjedisë në Ksamil, bllokon 8 mjete ujore për verifikim

16:37 : 16/06/2026
AKTUALITET

VIDEO/ Momenti kur 22-vjeçari me shpejtësi skëterë përplaset për vdekje me skafin e Policisë në Ksamil

10:08 : 16/06/2026
AKTUALITET

Përplaset skafi i Policisë Kufitare me një mjet lundrues në Gjirin e Ksamilit, dyshohet për viktima

19:49 : 15/06/2026
Para

Skandali/ Qytetarit i digjet prona, Haki Çako: Legen, mo më ça trapin mua! (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 28 Qershor 2026

22:59 : 27/06/2026

Maturantët e Lushnjës në kor në mbrëmjen e maturës: Rama, jepe dorëheqjen! (Video)

22:42 : 27/06/2026

“Ju erdhi fundi!”/ Protestuesit vijojnë marshimin në kryeqytet, thirrje për dorëheqjen e Ramës

22:09 : 27/06/2026

Bulevardi i mbushur plot, qytetarët nisin marshimin: Rama jepe dorëheqjen!

21:49 : 27/06/2026

Gazetari Stafa ironizon Ramën: Agjenturat e huaja na i lanë spitalet pa ilaçe?!

21:43 : 27/06/2026

Durrsakët denoncojnë: Po blejmë ujë në market edhe për t’u larë, kemi 5 ditë pa furnizim!

21:31 : 27/06/2026

Vuçiç paralajmëroi dorëheqjen, protestuesja në shesh: Merre edhe mikun tënd me vete!

21:17 : 27/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet