• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i TIMS dhe injoranca si mjet për të manipuluar opinionin!

19:59 : 25/08/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, KRYESORE

Nga Ferdinand Dervishi

Sot, fillimisht personi kryesor i akuzuar per vjedhjen e te dhenave te sistemit TIMS dhe me pas KM, ne sinkron, deklaruan se me kete sistem nuk ka ndodhur asgje e paligjshme dhe se gjithcka eshte stisur.  Sipas KM gjullurdia behet nga ata qe kane humbur kontrollin mbi sistemin TIMS. Pyetjet qe lindin, sidomos pas kettij deklarimi, jane shume, pasi na dalka se deri me tani TIMS ka qene i kontrolluar. Po nga kush? Ku jane tani personat qe kontrollonin TIMS? Cfare masash jane marre per keta persona qe kontrollonin TIMS dhe qe  sigurisht cenonin sigurine tone kombetare? A eshte vene ne djeni Presidenti i Republikes? A jane njoftuar sherbimet partnere? A kane filluar hetimet per ata qe kontrollonin TIMS etj etj.

Ndersa i akuzuari shkroi se te interesuar jane disa qe endin rrjeteza shpifjesh te cilet i cileson edhe gomere. Vjedhesi i akuzuar argumenton se ai ka kerkuar te beje vetem “back up” te sistemit TIMS. (Back up i sistemit dmth, ang: Make a spare copy of data or a disk. Dhe shqip: Te besh një kopje rezervë të të dhënave ose një disk.) I akuzuari e shpjegon me keto fjale:

“Një ndër procedurat kryesore me punën e përditshme të sistemeve është back-up. Jetike për qëndrueshmërinë e sistemeve dhe rikthimin në funksion, në rast sulmesh a fatkeqësish (kujtoj sulmin kibernetik iranian, ku sistemet tona u ringritën pas asistencës se pakushtëzuar nga DART i Microsoft dhe partnerët tanë strategjikë SHBA).

Pikërisht për këtë, unë në vijimësi kam kërkuar informacion mbi mënyrën e kryerjes së proçedurës së back-up nga personat që e kishin detyrë funksionale. Vërejta se back-up, një proçedurë aq e domosdomoshme dhe e rëndësishme, nuk ishte kryer sic duhej. Kërkova të ribëhej. Dhe…vini re: Si përgjigje kam marrë sabotimin…”

Lexo edhe:

Përplasje me armë zjarri në Shkodër, dy të arrestuar, një në kërkim /EMRAT

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Pra i akuzuari justifikon veprimin me kujdesin qe ai po ushtronte pas marrjes se detyres (katapultimit ne fakt, nderkohe qe paraardhesja, pa asnje arsye,  shkelje apo rekord u largua nga posti duke u emeruar fillimisht keshilltare e Drejtorit te Pergjithshem dhe menjehere pas e mail-it denoncues per vjedhjen e TIMS u internua te Akademia e Sigurise) dhe sepse vetem atij i shkoi mendja te kujdesej per te bere “back up” te sistemit TIMS. Po keshtu, ne rreshtat qe ai shkruan, aludon se paraardhesja nuk e ka bere punen mire, dmth “back up” te sistemit, qysh nga sulmet iraniane te nje viti me pare dhe rrjedhimisht sipas tij faj ka edhe Drejtori i Pergjithshem qe nuk ka kontrolluar punen e varteses per gati nje vit.

Pyetja ne kete pike eshte: Pse duhet ti behet “back up” nje sistemi tejet te sofistikuar i cili i ben automatikisht vetevetes “back up” perdite, sa here qe ne TIMS hidhen te dhenat ditore te emrave te qytetareve qe psh udhetojne me avion etj ejt? Pra, shkurt dhe paster, TIMS nuk ka nevoje qe te behet “back up” me nderhyrje nga jashte pasi perveç domosdoshmerise per çeshtje sigurie eshte dhe shume e nevojshme per praktiken e punes dhe keto, ky eksperti dhe aktualisht Drejtuesi i Larte, duhet ti dinte.

Shkojme me tej. I akuzuari ben nje tentative infantile per te hedhur tym thote se ka pasur nje USB xhepi me ane te se ciles nuk mund te kopjohen mijera TB. Ketu dalim dhe tek pyetja tjeter: Nese mijera TB nuk mund te kopjohen, cili “back up” do te kryhej nga ky drejtues i larte? Sepse kjo eshte si te nisesh e te vrasesh nje elefant duke patur si arme fshesen e plakes.

Por nje goje “e lige” mund te thote se ka edhe kopjim me perzgjedhje qe nuk kerkon ndonje depozite te madhe. Dhe ne kohet e sotme, ne treg mund te gjesh hard drive te jashtem deri 22 TB, mund te bredhesh dhe me dhjetera-qindra TB ne xhep, e, ne mos ne xhep – ne makine, apo diku tjeter.

Gjithsesi USB apo hard drive, tashme mjeti eshte sekuestruar nga AMP dhe derguar si prove Prokurorise se Tiranes. Ajo, ose eventualisht SPAK, do japin nje pergjigje me te sakte dhe gjithcka qe i akuzuari shkruan per mediat mund te quhet genjeshter ose te vertetohet.

Ne kete pike, duke u nisur nga deklarimet e te akuzuarit, nje tjeter mendim plotesohet:  me keto genjeshtra diten per diell, pra me perrallat e “back up” dhe te USB-se se zvogeluar, a gjendemi perpara nje tentative per te manipuluar opinionin permes injorances?

Me tej autori i akuzuar thote se “te dhenat e sistemit Tims as jane transferuar, as jane tjetersuar”. Po, pjeserisht nuk genjen. Aksionistet e kesaj historie u kapen me presh ne duar duke kopjuar te dhena nga TIMS, dhe sigurisht qe per arsye qe nuk varen nga ata mund te mos kene realizuar kryerjen e plote te qellimit te tyre, pra transferimin, ose jo, te te dhenave te TIMS – ne hard drive. Kete do ta mesojme nga ekspertiza qe prokuroria do te kerkoje duke shpresuar te ndodhe shpejt.

Tani te merremi pak me “gomeret”, pasi del qe ky drejtuesi larte, i cili na jep mesime mbi situaten e gomereve duket se ka guxuar te marre te dhena nga TIMS pikerisht sepse ka menduar gjithmone ne te njejten menyre; se rreth vetes do te kete gjithmone gomere. Dhe kete logjike vijuese vertetojne edhe perrallat e sotme  me “back up” edhe ato me USB xhepi.

Keto per te akuzuarin qe guxoi dhe zuri per nje cast edhe vendin e Drejtorit te Pergjithshem te Policise duke bere deklarime private dhe te paautorizuara ne media. Me KM nuk po merrem pasi, duke u nisur nga ato qe tha ne konferencen e sotme per shtyp, duket qe, ne rastin me te mire, eshte tmerresisht i pak informuar nga persona qe ai ju beson dhe, ne rastin me te keq, i mashtruar nga po ata. Sa duket  edhe ai po vuan pasojat e inkursionit ndricues te drejtuesit te larte qe vijon te mendoje se rrethohet vetem nga gomere.

Etiketa: policiaTIMS

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasje me armë zjarri në Shkodër, dy të arrestuar, një në kërkim /EMRAT

09:05 : 26/06/2026
AKTUALITET

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

21:26 : 25/06/2026
AKTUALITET

Tiranë/ Grabitën banesën nën kërcënimin e armës, dy të arrestuar, një në kërkim (EMRAT)

13:55 : 25/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit, 4 persona përfundojnë te Trauma/ VIDEO

11:19 : 25/06/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

08:42 : 25/06/2026
AKTUALITET

Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

08:21 : 25/06/2026
Para

Dhjetëra turistë në Vlorë përfundojnë në spital me shenja helmimi

TË GJITHA

Shkon në 64 numri i të helmuarve në Akademinë e Policisë, nën hetim “Sori-AL” dhe AKU

10:04 : 26/06/2026

Temperaturat e larta në Francë/ Masa për të përballuar situatën, ndalohet shitja dhe konsumi i alkoolit

09:57 : 26/06/2026

Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

09:34 : 26/06/2026

Si e zhytën tërmetet Venezuelën në një makth?

09:27 : 26/06/2026

Sulmi ndaj anijes së mallrave, OKB pezullon planin e evakuimit në Ngushticën e Hormuzit

09:26 : 26/06/2026

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

09:17 : 26/06/2026

Përplasje me armë zjarri në Shkodër, dy të arrestuar, një në kërkim /EMRAT

09:05 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet