• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mitsotakis nuk ftoi Ramën/ Samiti në Athinë, Berisha: Begaj zgjodhi interesat anti-europiane

13:09 : 20/08/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar menjëherë pasi Presidenti i Republikës Bajram Begaj refuzoi ftesën për Samitin e Athinës të organizuar nga kryeministri grek Mitsotakis.

Berisha ka reaguar sot në lidhje me takimin në Greqi të liderëve të Ballkanit Perëndimor të thirrur nga Mitsotakis, teksa shkruan se refuzimi i Shqipërisë për të marrë pjesë është vetë-përjashtim nga një nismë europiane.

Berisha thotë më tej se kryeministri i Greqisë nuk ftoi me të drejtë Edi Ramën për shkak të shkeljes nga ai i të drejtave kushtetuese në rastin Beleri në veçanti dhe se ftesën për Shqipërinë ia ka dërguar në përputhje edhe me protokollin europian të këtyre samiteve, Presidentit të Republikës.

Por sipas Berishës, në një akt të pamenduar, Presidenti i Republikës de facto ka refuzuar ftesën duke menduar se me refuzimin e tij do t’i imponojë kryeministrit Mitsotakis të ftojë Edi Ramën.

Reagimi i plotë nga Sali Berisha:

Lexo edhe:

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

“Refuzimi i ftesës për Samitin e Athinës është bojkot, vetëpërjashtim nga një nismë europiane.

Të dashur miq, Greqia është vendi i deklaratës të Samitit të Selanikut, dokumentit ligjor themelor të zotimit zyrtar të Bashkimit Europian për ofrimin dhe sigurinë e perspektivës europiane, vendeve të rajonit tonë nga BE. Në këtë kuadër kryeministri i Greqisë, Qirjako Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis), organizon takim të nivelit më të lartë me liderët e vendeve të rajonit në të cilin marrin pjesë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, dhe personalitet e tjera kryesore të BE.

Kryeministri i Greqisë nuk ftoi me të drejtë Edi Ramën për shkak të shkeljes nga ai i të drejtave kushtetuese, të drejtave që garanton Konventa Europiane të Drejtave të Njeriut dhe Kodi Zgjedhor, e ligje të tjera të vendit të qytetarëve shqiptar në farsën elektorale më 14 maj në terësi dhe rastin Beleri në veçanti. Por ai ftesën për Shqipërinë ia ka dërguar në përputhje edhe me protokollin europian të këtyre samiteve, Presidentit të Republikës. Mirëpo në një akt të pamenduar në vlerësimin tim, Presidenti i Republikës de facto ka refuzuar ftesën duke menduar se me refuzimin e tij do t’i imponojë kryeministrit Micotaqis të ftojë Edi Ramën.

Me këtë akt z.Begaj midis interesave europiane të shqiptarëve dhe interesave mafioze personale antieuropiane të Edi Ramës, zgjodhi Edi Ramën. Ai mori përsipër të bojkotojë samitin dhe refuzoi ftesën.

Reagimi i presidentit është i pamenduar dhe nuk përfaqeson mendimin dhe interesat europiane të qytetarëve dhe forcave politike të vendit as dhe detyrimet për një fqinjësi të mirë, por strikt mendimin e Edi Ramës dhe interesat mafioze të këtij të fundit.

Presidenti i Republikës në vend të ndërhyrjes për zgjidhjen e problemit Beleri, të stisur nga Edi Rama nga alfa tek omega dhe në shkelje të ligjeve të vendit, zbaton urdhërat e Ramës.

Ai e din shumë mirë se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e shëmtuar zgjedhore në historinë e pluralizmit politik dhe qëndrimi i shëmtuar i Edi Ramës ndaj Fredi Belerit është personal antikushtetues dhe në shkelje të ligjeve të vendit dhe vlerave të një shoqërie të lirë.

Beleri u arrestua me një kurth të llojit të sigurimit të shtetit të kurdisur, me porosi të Ramës nga Ardi Veliu pa asnjë provë, por vetëm me urdhër politik. Ai qëndron në burg me urdhër politik dhe në kundërshtim të hapur me ligjin shqiptar mbasi nuk paraqet asnjë rrezikshmëri, pra nuk plotëson asnjë kusht ligjor për mbajtjen e tij në paraburgim.

Presidenti e din mirë se Beleri, kandidat i opozitës, fitues i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, mbahet në burg në kundërshtim flagrant me kushtetutën e vendit, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ligjet e vendit në bazë të të cilave atij i takon mandati që ia kanë dhënë qytetarët dhe që Edi Rama kërkon t’ia marrë me çdo kusht.

Në ligjet e vendit nuk ka asnjë Nen që e pengon Fredi Belerin të bëjë betimin si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë me votën e qytetarëve dhe për këtë ekziston edhe precedenti i disa viteve më parë.

Pretendimi i Edi Ramës se në rastin e Belerit ai po respekton vendimet e gjykatave të tre shkallëve të sadushit dhe sadushes është thjesht një gjethe fiku dhe deskretitim i sistemit gjyqësor të kontrolluar prej tij. Gjykatat nuk mund të shkruajnë ligjet e vendit, por duhet t’i zbatojne ato me paanësi.

Duke përfunduar, denoncoj publikish të gjitha këto qëndrime që kanë në bazë interesat mafioze të Edi Ramës dhe klaneve të tij të drogës për trojet dhe tokat e Himarës dhe vijnë në kundërshtim të hapur me interesat demokrtatike dhe europiane të shqiptarëve, kërkoj lirimin e menjëhershëm të të burgosurit politik Fredi Beleri dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Samitin e Athinës”, shkruan Berisha.

Etiketa: Bajram BegajftesamitsotakisPartia DemokratikeSali Berishatakimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026
AKTUALITET

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026
AKTUALITET

Begaj mbyll “turneun e pesë gurëve”, kujtohet pas 25 ditësh për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehen

20:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Survejim si në komunizëm”/ Berisha: Rama përgjon protestat me kamera robotike

12:33 : 23/06/2026
Para

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, fluks automjetesh në Morinë

TË GJITHA

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026

Kreu i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë: Rama dhe Berisha e kanë kapur Shqipërinë prej fyti

19:35 : 25/06/2026

“Balluku i ka vjedhur paratë tona!”, qytetari: Duam dorëheqjen e Ramës pa negocim

19:34 : 25/06/2026

Sot protesta e 26-të, nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej

19:19 : 25/06/2026

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

19:12 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibommeritbetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet