• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsioni në ushtri, SPAK sekuestron telefonat e gjeneralëve, i gjithë zinxhiri komandues nën hetim

10:50 : 16/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Klodian Tomorri

Gati një muaj më parë, në zyrën e komandantit të Forcës Ajrore mbërritën tre agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pasi u prezantuan shkurtimisht, hetuesit e BKH i paraqitën gjeneral Ylli Pulajt një urdhër gjykatë. Ishte urdhri për sekuestrimin e celularit të tij.

Oligarkia.al ka mësuar se veç zotit Pulaj, SPAK ka sekuestruar telefonat edhe drejtuesve të tjerë të niveleve më të ulëta të forcës ajrore. Por nuk mbaron këtu. Janë të paktën edhe dy gjeneralë të tjerë përtej forcës ajrore, si dhe disa drejtorë civilë në ministrinë e Mbrojtjes, të cilëve u janë sekuestruar telefonat.

Arsyet e bastisjes në masë lidhen me një sërë tenderash të ushtrisë, ku dyshohet për korrupsion galopant, por edhe me masakrën e tjetërsimit të pronave të saj, kryesisht gjatë kohës që ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Olta Xhaçka.

Tendera sekret me vlerë dhjetra milionë euro për blerje armësh dhe municionesh, të përfunduara të gjitha në një grusht kompanish. Ndërtime brenda bazave detare dhe nxjerrje nga plani i përhapjes i sipërfaqeve të tëra të pronave të ushtrisë duke i tjetërsuar ato deri në cënimin e kapacitetit operacional të forcave të armatosura. Për të dhënë një ide të situatës mjafton vetëm një fakt. Vet zonja Xhaçka është thirrur në SPAK më shumë se Durim Bami.

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

Me pak fjalë, tani Shqipëria ka një problem të ri madhor. Korrupsioni ka hyrë në ushtri, në të gjitha nivelet e saj. Dhe sot thuajse i gjithë zinxhiri komandues i ushtrisë shqiptare është nën hetim dhe pa telefona.

Në fakt, një nga problemet kryesore të ushtrive në botë është komunikimi i sigurtë. Teknologjitë e komunikimit kanë gjithmonë rrezikun e përgjimit nga armiku. Por Shqipëria e ka zgjidhur tashmë këtë problem. Gjeneralët e Nikos kanë filluar të ushtrohen për të ngritur një sistem komunikimi me pëllumba, njësoj si në Mesjetë. Sepse telefonat i kanë në SPAK.

E nëse ky mund të duket humor banal, ka edhe më keq. Fjala vjen modeli i vetëfinancimit të ushtrisë përmes të ardhurave dytësore. Në kohën e regjimit komunist, në repartet e ushtrisë mbilleshin domate, tranguj dhe plot kultura të tjera perimesh apo zarzavatesh për të ushqyer ushtarët. Tani ekonomia ushtarake ka kaluar në zinxhirin e lartë të vlerës së shtuar. Repartet e ushtrisë mbjellin hashash.

Gjithçka në kuadër të modernizimit të ushtrisë dhe arritjes së objektivit strategjik të shpenzimeve për mbrojtjen sa 2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Dhe teksa shumë qeveri në botë vuajnë kufizimet buxhetore për të arritur targetin e vendosur nga NATO, ushtria shqiptare ka gjetur zgjidhje revolucionare. Vetëfinancimin nga të ardhurat dytësore, përtej buxhetit të shtetit. Edhe kjo mund të jetë një tjetër përvojë suksesi që Niko Peleshi ta ndajë më homologët e tij në samitet e NATO-s.

Përtej shakave me ushtarë, që burojnë të gjitha nga shakaja e madhe që Shqipëria e quan qeveri, këtu ka një problem shumë serioz. Ushtria shqiptare po kalbet nga korrupsioni, i cili mund të dekapitojë të gjithë zinxhirin e saj komandues.

/Oligarkia

Etiketa: gjeneraletkorrupsioniNiko Peleshispaktelefonatushtria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zv.kryeministrja shfaqet me sy të nxirë, çfarë po ndodh me Ballukun?

13:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Blinin vota për PSD në Kukës, SPAK dërgon për gjykim dy kushërinjtë Peposhi

12:24 : 28/10/2025
Para

Të dehur në timon, dy të arrestuar në Fier. Një prej tyre përplasi një 79-vjeçar

TË GJITHA

FOTO/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

11:07 : 29/10/2025

Foshnja humbi jetën te “Koço Glozheni”! Merren të pandehur 2 mjekë, neglizhuan trajtimin mjekësor

10:59 : 29/10/2025

Vdekja e 3-vjeçarit/ Apeli i Tiranës lë në “Arrest shtëpie” Roland dhe Ina Xhaxhon

10:55 : 29/10/2025

Abuzimet me koncesionet/ Kreu i KLSH: Janë bërë pagesa për shërbime që nuk janë kryer

10:51 : 29/10/2025

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025

Sa për një ushtri! Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës, një në pranga/ EMRI – VIDEO

10:31 : 29/10/2025

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

10:24 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com