• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i Akuadromit, Veliaj tenderon 300 mijë euro për ta rregulluar para se ta japë me “koncesion”?!

14:34 : 13/08/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Skandali i koncesionit të Akuaromit thellohet edhe më tej. Disa javë më parë, BoldNews.al publikoi investigimin se Bashkia e Tiranës, me në krye Erion Veliajt, do të jepnin me qira 20 vjeçare Akuadromin e Tiranës, një super pronë në zonën më të kërkuar dhe në zhvillim në kryeqytet. Çmimi i qirase mujore ishte qesharak. Por, pa kaluar shumë kohë nga ky njoftim, Bashkia e Tiranës ka shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik një tjetër njoftim.

Jo për dhënie me koncesion, por tender për të rregulluar pikërisht pronën që do t’ia japin privatit. Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Veliaj ka hapur një tender, ku do të shpenzojë plot 300 mijë euro për të rregulluar Akuadromin. Një tender qesharak, ku me paratë e taksapaguesëve të Tiranës do të rregullohet një pronë që do t’i jepet privatit. Një mega aferë e Veliajt, në mandatin e fundit, ku pasuritë e të gjithëve po i merr vetëm një “grusht njerëzish”.

Faksimile: Shpallja e njoftimit të tenderit për rehabilitimin e Akuadromit

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Qendra Sportive Tirana, një institucion në varësi direkte nga Erion Veliaj ka hapur një tender me objekt “Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi ‘Dajti’ dhe tek kompleksi ‘Fushat Sportive Pishinat’”. Redaksia jonë do të merret me lotin e parëtë këtij tenderi, “Rehabilitimi i ambienteve tek kompleksi ‘Fushat Sportive Pishinat’, me një fond limit 28.023.943 lekë pa TVSH”. Me TVSH, shuma shkon në plot 300 mijë euro. Kohëzgjatja e këtyre punimeve është “3 muaj duke nisur nga data e lidhjes së kontratës”. Mësohet se tenderi do të realizohet në datën 28 gusht 2023.

Lexo edhe:

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

Shtyhet gjyqi Veliaj-Dado në Gjykatën Administrative

Faksimile: Me 300 mijë euro do të rregullohen fushat sportive për t’ia lënë gati privatit?!

BoldNews.al shfletoi dokumentet e këtij tenderi, ku Bashkia e Tiranës thotë se restaurimi është për një objekt ekzistues që ofron hapësira dhe ambiente për ushtrimin e sporteve të ndryshme. Ky kompleks është përdorur gjatë viteve si një qendër e rëndësishme sportive në rajon, por aktualisht përballet me sfida në infrastrukturën e tij dhe nevojën për përmirësime. “Ky propozim për restaurim synon të rrisë aftësitë e kompleksit për të ofruar shërbime më të mira dhe për të përmbushur nevojat e përdoruesve të tij” thuhet në dokumente. Më tej sqarohet se rikonstruktimi i godinës së kompleksit te fushave sportive Aquadrom do të përfshijë ndërhyrje të ndryshme për të përmirësuar strukturën dhe funksionalitetin e saj.

“Këto ndërhyrje do të përfshijnë ndërhyrje në strukturën e kompleksit për të siguruar qëndrueshmërinë dhe sigurinë e saj” vijojnë dokumentet, teksa shkruhet se synohet që të ketë ndikim pozitiv në ekonomi, duke tërhequr më shumë investime, turistë dhe ngjarje sportive të mëdha.

Disa javë më parë, BoldNews.al publikoi investigimin me titull “Afera Veliaj, ‘Akuadromi i Tiranës’

Në foto: Investigimi i BoldNews.al për dhënien me koncesion 20 vjeçar të Akuadromit

jepet me koncesion 20 vjeçar”. Redaksia ktheu në vëmendjen e publikut një deklaratë të vetë Veliajt, të dhënë në muajin maj të vitit 2022, ku kryetari i shoqëruar nga një drejtor dhe dy drejtoresha bukuroshe të Bashkisë së Tiranës, jepte gjithë kompozitet lajmin se “kompleksi i pishinave iu rikthye për administrim Bashkisë së Tiranës”.

Madje, me letra në duar, ai tha se bashkia do t’i menaxhojë më mirë se privati, i cili i kishte nën administrim prej më shumë se 20 vitesh. “Mjediset do të vihen në shërbim të qytetarëve dhe fëmijëve, me kampet verore dhe aquapark” tha Veliaj.

Por, 14 muaj më vonë, vetë Veliaj ka ndërruar mendim, duke nxjerrë në ankand të gjithë sipërfaqen e “Akuadromit të Tiranës”. Në atë shkrim, ne publikuam dhjetëra dokumente nga Agjencia e Prokurmit Publik apo të vetë Bashkisë së Tiranës, për “Fillimin e procedurës për dhënien me qira me konkurrim të një sipërfaqeje prej 1284 m2, lloji truall funksional dhe ndërtesë nga të cilat 521 m2 sipërfaqe ndërtesë dhe 763 m2 truall funksional me emërtim ‘Akuadromi i Tiranës’, Rruga ‘Dora D’istria’, Tiranë, në pronësi të Bashkisë Tiranë, në administrim të Qendrës Sportive Tirana”.

Etiketa: abuzim me tenderaErion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

11:39 : 23/06/2026
AKTUALITET

Shtyhet gjyqi Veliaj-Dado në Gjykatën Administrative

15:35 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Ols Dado nuk e ka bërë magjistraturën”/ Veliaj: Jam 500 ditë në burg nga një noter me pesa

15:14 : 19/06/2026
AKTUALITET

Padia kundër emërimit të Ols Dados/ Nis seanca në Gjykatën Administrative, i pranishëm edhe Veliaj

14:20 : 19/06/2026
AKTUALITET

Veliaj mbetet pas kafazit të xhamit, GJKKO refuzon edhe transmetimin live të seancave

12:38 : 16/06/2026
AKTUALITET

Veliaj mungon në gjyq: Nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale

10:56 : 16/06/2026
Para

 “Puç institucional”/ Fuga nxjerr shkresën ku Begajt i kërkohet mosdekretimi i ligjit për ASH-në

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet