• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studimi: Ecja me 4000 hapa në ditë ul rrezikun e vdekjes

20:48 : 10/08/2023
në AKTUALITET, SHENDETI

Një studim i ri thotë se ecja me 4000 hapa në ditë e zvogëlon rrezikun e vdekjes nga çdo shkak. Sipas studimit, nevojiten më pak hapa në ditë për të reduktuar mundësinë e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, por përfitimet shëndetësore të ecjes rriten ndjeshëm me rritjen e hapave të ecjes.

Parku i Gërmisë në Prishtinë është i mbushur me njerëz, të cilët shpresojnë se ecja do të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të tyre.

Sipas një studimi të ri, përpjekja e tyre nuk është e kotë. Studimi i botuar në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese thotë se vetëm 4000 hapa në ditë zvogëlojnë shanset e vdekjes nga çdo shkak.

Studiuesit kryen analiza të reja të mbi 226 mijë rasteve nga 17 studime të ndryshme të mëparshme në mbarë botën që ndoqën pjesëmarrësit për një mesatare prej shtatë vjetësh.

Ata zbuluan se numri i hapave që duhet bërë çdo ditë për të parë përfitime për shëndetin ishte më i ulët se sa mendohej më parë.

Lexo edhe:

“Gryka e Xhehenemit” në Sazan, rrezik për resortin e Jared Kushner

Rreziku i fshehur i digave në Tiranë

Madje pak më pak se vetëm 2250 hapa në ditë reduktojnë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

‘Kjo meta-analizë është e para që vlerëson jo vetëm ecjen deri në 20 mijë hapa në ditë, por edhe ndikimin e moshës, gjinisë dhe shtrirjes gjeografike në përfitimet shëndetësore të njeriut që lidhen me ecjen’,

thotë kardiologia Ibadete Bytyçi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Prishtinë, një nga autorët e studimit.

Një rritje prej 1000 hapash në ditë shoqërohet me 15 për qind ulje të rrezikut të vdekjes nga çdo shkak dhe një rritje ditore prej 500 hapash me një ulje prej 7 për qind të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare, thotë studimi.

Kjo vlen si për burrat ashtu edhe për gratë, pavarësisht nga mosha dhe klima në të cilën ata jetojnë.

Studiuesit, të udhëhequr nga Maciej Banach, Profesor i Kardiologjisë në Universitetin Mjekësor të Lodz-it në Poloni, i cili gjithashtu është profesor me orar të shkurtuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins, zbuluan se edhe nëse njerëzit ecnin më shumë 20 mijë hapa në ditë, përfitimet shëndetësore vazhduan të rriteshin. Ata nuk kanë gjetur një kufi të sipërm.

Studimet kanë treguar se aktiviteti i pamjaftueshëm fizik prek më shumë se një të katërtën e popullsisë së botës.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky është shkaktari i katërt më i madh i vdekjeve në botë, me 3.2 milionë vdekje në vit që lidhen me mungesën e aktivitetit fizik.

Në Prishtinë, një numër njerëzish tashmë po e marrin me seriozitet ecjen, duke këmbëngulur se ata dhe miqtë e tyre janë një dëshmi e përfitimeve të saj.

‘Më pëlqen të eci sepse është një aktivitet i mirë për shëndetin. Unë dal dy herë në ditë dhe eci 10 deri në 15 kilometra. Unë njoh shumë njerëz që kishin probleme shumë serioze shëndetësore dhe tani për shkak të ecjes ndihen shumë më mirë’, thotë 61 vjeçarja Sabrie Aliu.

Erodit Hashani, 36 vjeç, pajtohet me këtë vlerësim.

‘Kam lexuar se nëse bëni 4000 hapa në ditë, duke ecur ose vrapuar, mund të keni përfitime shëndetësore si ulja e shkallës së yndyrës në trup. Kjo është arsyeja ime kryesore e ecjes dhe vrapit’, thotë ai. /VOA

 

Etiketa: ecjehaparrezik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Gryka e Xhehenemit” në Sazan, rrezik për resortin e Jared Kushner

09:13 : 15/05/2026
AKTUALITET

Rreziku i fshehur i digave në Tiranë

15:40 : 23/04/2026
AKTUALITET

Zhvendoset shtylla e tensionit të lartë në Librazhd, alarm për rrjetin energjetik

11:51 : 22/02/2026
BOTA

Analiza/ A është dollari i dobët rrezik për Europën?

08:14 : 30/01/2026
AKTUALITET

Policia e Shtetit ‘paradë’ në rrugët e Tiranës/ Ngre motorin “me rrotë të parme” (VIDEO)

09:54 : 28/12/2025
BOTA

Çernobili në rrezik! Agjencia e OKB-së: Mburoja kundër rrezatimit humbi funksionin

15:40 : 07/12/2025
Para

Shpërthime të fuqishme në guroret në Fushë-Krujë, dëmtohen disa banesa

TË GJITHA

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom