• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohen dy policët nën verifikim nga SPAK, hoqën përgjimet nga dosja “Pepaj”

12:10 : 07/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Në manipulimin e prova për të shmangur zbardhjen e autorëve të vërtetë ndaj Taulant Pepaj në Shkodër, nuk është implikuar vetëm prokurori i çështjes, Xhevahir Lita.

Përmes bisedave të zbërthyera në “Sky”, prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja, kanë konstatuar përmbajtje komunikimesh që tregojnë dhe ngrenë dyshime të arsyeshme për implikimin e dy oficerëve të policisë Shkodër.

Mësohet se dy oficerët që janë marë me veprimet hetimore për zbardhjen e atentatit ndaj Pepaj, janë efektivet me inicialet L. H dhe E. M.. Të dy oficerët, janë duke u verifikuar nga SPAK, pasi ka të dhëna përmes komunikimeve se ata mund të jenë implikuar në shmangien e Eljo Hatos dhe Arsad Bashlit në autorësinë e sulmit me armë ndaj Pepajt dhe Kolec Markut.

Njëherësh, dyshohet se ata kanë zhdukur nga dosja hetimore një përgjim të Taulant Pepaj, që përmente Bardhyl Mavrajn, djalin e xhaxhait të Behar Bajrit.

Rezulton se policet L. H dhe E.M, në muajin Shkurt 2021, kanë referuar materialin hetimor në prokurori, duke sugjeruar vijimin e hetimeve ndaj shtetasve Eljo Hato, Arsad Bashli, Shkëlzen Xhenje dhe Behar Zagani për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve”.

Lexo edhe:

AMP Tiranë pezullon tre punonjës policie

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

Ky material është marë nga prokurori Xhevahir Lita, i cili ka rregjistruar procedimin penal Nr.193, duke ndjekur në vijim veprimet hetimore me dy oficerët L.H dhe E.M. Por, përmes bisedave të zbuluara mes Eljo Hatos, Arsad Bashli, Bardhyl Mavraj dhe Xhevahir Lita, del se dhe oficerët e policisë janë paguar me 5 mijë euro për punën e mirë dhe ndihmën që kanë dhënë.

Madje në një moment në komunikime del se oficeri ka zhdukur nga fashikulli hetimor një përgjim telefonik, ku kapet Taulant Pepaj kapet duke i thënë një personi tjetër emrin e Bardhyl Mavrajt.

Arsad Bashli i thotë Bardhyl Mavraj, djalit të xhaxhait të Behar Bajrit duke i treguar se nga telefoni i tij (HIZOKF) do i shkruaj dikush tjetër, person i njohur edhe për Mavraj.

Në fillim të bisedës, Mavraj njofton personin që po përdor momentalisht telefonin e Bashlit dhe i dërgon mesazh si më poshtë:

“…Vlla fola me Xhevin dhe i ashtë duk pozitiv ky shoku dhe i ka lan porosi me pyt këtë jav Pepën edhe Bashlin dhe pasi të pytet Bashli lehet i lirë direkt me tha. Sa ti tregojne qe kujt ja ka dhan makinën dhe sa te pytet Pepa për Haton del nga kërkimi edhe Hatoja…”.

Bardhyl Mavraj bisedon me prokurorin Xhevahir Lita, ku ky i fundit i tregon se ka lënë porosi që të kryhet deri në fund të javës (dyshohet për veprim hetimor) dhe se i ka thënë të pyesë djalin, “Arsad Bashlli” se kujt ja ka dhënë makinën dhe ta lë të lirë.

Xhevahiri i shprehet: “…i thashë nesë nuk e tregon se kujt ia ka dhënë të bej arrest ne vend…”.

Më tej Lita dyshohet se i kërkon që të takojë oficerin e policisë gjyqësore dhe ta shtyjë që ta bëjë, pasi ai vetë i ka vendosur “piketa”.

Lita i tregon edhe se si duhet të deklarojë duke dërguar mesazhet: “…do e pyes ate të demtuarin nese ka qene Hato aty apo jo dhe ai do thote qe Haton, e njoh po nuk ka qene ne vend ngjarje………miku ta takojë Luanin, se ai i mbyll….

Takoje Pepën e thuaj nëse te pyesin perseri thuaj qe Hato nuk e kam pare ne vendngjarje, as ne qytet megjithese e njoh……po keshtu te thoje edhe për Bashlin…”.

Ndërkohë gjatë një komunikimi mes një personi tjetër dhe Mavrajt, ai i tregon këtij të fundit lidhur me një takim që ka pasur me punonjës policie dhe e vë në dijeni që Taulant Pepa në përgjim telefonik rezulton se ka përmendur emrin e Bardhit (Bardhyl Mavraj) dhe se këtë përgjim, punonjësi policisë me të cilin është takuar do e heqë nga fashikulli.

Ai dërgon mesazhin: “…Vlla tash fola me të…Do të hekun dhe nji pergjim që i kan ba Pepës… Sepse ka fol kam shku, e Bardhi e jena pajtu ect ect…”.

Personi që po përdor telefonin e Bashlit, i tregon edhe linjën e deklarimit që duhet mbajtur në momentin e pyetjes lidhur me makinën ku dyshohet për mjetin “AA 540 RF” në emër të Arsad Bashlit.

Bashli, i tregon që s’duhet të pranoj se e përdor këtë mjet, dërgon mesazhet: “… Qe makinen e ka ble ne emer tem Borana me ka than me ble makinen i kam than bleje skam hyp naj her ne at makine… E kam pas te parkume te shpija…Flet thirrjen kan me ja cu te baba…”.

Ai i tregon gjithashtu se punonjësi i policisë, e ka pyetur se kur dëshiron që të pyetet.

Ndër të tjera i dërgon mesazhe edhe lidhur me veprimet që mund të bëhen në procedim dhe se çfarë zgjidhje mund të gjejnë për të lehtësuar pozitat e Shkëlzen Xhenje nëpërmjet deklarimit të Taulant Pepaj.

“… Hatoja del kollaj… Tha….Por ta shikojmë… Me shpëtu e me ja çu kanosje…dhe zenit…Ai duket pozitiv tha… Veç mos flitni se i q***t nanën tu fol… E kan thirr Pepën e din për ça ka ndodh…Do e thrrasin prap Pepën dhe ka me i thanë s’kan dasht me më vra…Por mu sqaru…”. Prandaj hiç telefona se ca s’dalin muhabetet gjith ç’farit…”.

Sipas përgjimeve, grupi duhet të paguajë 5 mijë euro tek policia, pasi ata i kanë ndihmuar shumë dhe se ndihmën më të madhe sipas tyre e ka dhënë policia. Ndërsa 50 mijë euro duhet të dorëzoheshin në dy këste tek prokurori i çështjes, Xhevahir Lita.

Kjo shumë është dukur mjaft e madhe dhe e papërballushme, ndaj një person i paidentifikuar nga SPAK me kodin “Sky” TFQLAR shprehet duke përmendur dhe implikimin e oficerëve të policisë.

Ai dërgon mesazhet si më poshtë vijon: “… o vlla a ke fol qe t’ja lajm vetëm Zenit vlla…se mos të futet me gjet at tjetrin vlla…po ideja asht se me na shpall kerkim at na i merr lekt kot prz vlla….

…se po qe puna per me nejt kerkim ma mir rrim kshu dhe e mbyllim me gjykate prz. Se punen ma të madhe na e kan kry të policis vlla me than atë qa asht…edhe sa lek dona mi dhan 5 €…si me ken tu tall prz…”.

/Ora News

Etiketa: Behar BajrihoqenPëllumb GjokapergjimetpoliciaspakTaulant pepajvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

AMP Tiranë pezullon tre punonjës policie

21:16 : 09/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

19:18 : 09/05/2025
KRONIKE

Krim pasioni në Prishtinë/ 34-vjeçari plagos të dashurën me thikë, më pas vret veten

17:36 : 09/05/2025
AKTUALITET

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ Rama do një mandat më shumë, SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

15:59 : 09/05/2025
AKTUALITET

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025
AKTUALITET

Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet i riu në Tiranë

11:53 : 09/05/2025
Para

"MF refuzoi 6 herë kërkesën për inceneratorin e Tiranës", Berisha: Veliaj çoi përpara aferën korruptive

TË GJITHA

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025

Dinamo-Partizani, Gega: Sfidë e parëndësishme, do të aktivizoj të rinjtë

22:23 : 09/05/2025

Sa mandate do të marrë PD? Berisha: Jam i bindur për fitoren

22:21 : 09/05/2025

Banorët e Lenies në Gramsh në protestë: Punimet për hidrocentralet na lanë pa rrugë dhe ujë!

22:16 : 09/05/2025

Plagosi të dashurën dhe më pas vrau veten! Viktima, stilisti i njohur shqiptar

22:15 : 09/05/2025

Dhjetëra të mitur të vrarë dhe të zhdukur në “luftën” mes fraksioneve të kartelit Sinaloa në Meksikë

22:12 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com