• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dokumentari kinez simulon pushtimin e Tajvanit

23:38 : 07/08/2023
në BOTA

Lexo edhe:

Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

Kina ka publikuar një dokumentar të ri lidhur me përgatitjen e ushtrisë për të sulmuar Tajvanin. Në dokumentar shihen ushtarë që zotohen të japin jetën nëse është e nevojshme, ndërsa Pekini vazhdon të intensifikojë retorikën kundër ishullit të vetëqeverisur.

“Chasing Dreams”, një dokumentar me tetë pjesë i transmetuar në fillim të kësaj jave nga kanali televiziv shtetëror CCTV me rastin e 96-vjetorit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, tregon stërvitje ushtarake dhe dëshmi nga dhjetëra ushtarë, disa prej të cilëve shprehin gatishmërinë e tyre për të dhënë jetën në një sulm të mundshëm kundër Tajvani.

Kina pretendon se Tajvani, një demokraci me vetëqeverisje, është territor i saj dhe do të merret me forcë nëse është e nevojshme.

Media shtetërore kineze dhe Ushtria Çlirimtare Popullore publikojnë shpesh materiale propagandistike që tregojnë modernizimin e ushtrisë, si dhe video të përpunuara nga stërvitjet ushtarake.

Këto materiale kanë për qëllim që të nxisin nacionalizmin kinez në rritje, të shfaqin vetëbesimin e ushtrisë përballë Tajvanit dhe në mënyrë të tërthortë ndaj lidhjeve të ishullit me Shtetet e Bashkuara.

Ndonëse Shtetet e Bashkuara nuk e njohin pavarësinë e Tajvanit, Uashingtoni është zotuar ta ndihmojë ishullin të mbrohet në rast të një pushtimi.

Shtëpia e Bardhë njoftoi muajin e kaluar për një paketë ndihme ushtarake për Tajvanin me një vlerë prej 345 milionë dollarësh. Veprimi amerikan, për të cilin ekspertët thanë se kishte nxjerrë mësime nga ndihma ushtarake e Uashingtonit për Ukrainën, u kritikua nga Pekini.

Dokumentari “Chasing Dreams” tregon ndër të tjera manovrat ushtarake “Joint Sword”, në të cilat simulohen goditje precize kundër Tajvanit.

Kina i zhvilloi manovrat përreth ishullit të vetqeverisur në muajin prill pas vizitës së Presidentes tajvaneze Tsai Ing-wen në SHBA.

Ndër pjesët më dramatike të dokumentarit janë premtimet e ushtarëve nga divizione të ndryshme të ushtrisë kineze për të dhënë jetën në rast të një sulmi të mundshëm kundër Tajvanit.

“Nëse do të shpërthente lufta dhe kushtet do të ishin shumë të vështira për të hequr në mënyrë të sigurt minat detare, ne do të përdorim trupat tanë për të hapur një shteg të sigurt për zbarkimin e forcave tona”, thotë ushtari Zuo Feng, me njësinë e marinës për pastrimin e minave.

Li Peng, pilot nga skuadroni Wang Hai i Forcave Ajrore, i bëri jehonë deklaratës së ushtarit, duke thënë se, “avioni luftarak do të ishte raketa e fundit që do të hidhej drejt armikut, nëse në një betejë të vërtetë, do të kisha përdorur të gjithë municionin”.

Fan Lizhong, komandant i një njësie speciale, thotë në dokumentar se ndërsa humbja e shokëve është e dhimbshme, ai duhet të ruajë gjakftohtësinë për t’iu përgjigjur emergjencave dhe për qënë gjithmonë gati për të luftuar.

Dokumentari flet edhe për aeroplanmbajtësen Shandog, një nga tre që ka Kina, e cila duket ndërsa lundron në formacion me disa anije të tjera luftarake. Gjatë muajve të fundit Kina dërgoi në mënyrë të përsëritur aeroplanmbajtësen Shandong në ngushticën e Tajvanit si një kërcënim ndaj Tajvanit.

/VOA/

Etiketa: kinaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës

15:43 : 15/07/2026
BOTA

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

12:43 : 15/07/2026
BOTA

SHBA riktheu bllokadën detare, Irani kërcënon të ndalojë të gjitha eksportet e energjisë në Lindjen e Mesme

12:10 : 15/07/2026
BOTA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026
BOTA

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

08:35 : 14/07/2026
BOTA

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

18:22 : 13/07/2026
Para

Rikthehen temperaturat e larta, ja cili qytet do të jetë më i “nxehti” këtë javë

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş