• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Nis puna përgatitore për zgjedhjet në veri të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka nisur punën për sigurimin e bazës ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës, Zveҫan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Veri të Mitrovicës.

09:33 : 04/08/2023
në RAJONI

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sqaroi se grupi i punës ka një muaj kohë për të hartuar një dokument që do t’u mundësojë qytetarëve të komunave në veri shkarkimin e kryetarëve aktualë përmes konsultimeve publike dhe një peticioni të qytetarëve të regjistruar me të drejtë vote në komunat përkatëse. Sipas tij, me këtë dokument pritet të përcaktohen rregullat se si mund të organizohet peticioni, i cili duhet të shprehë vullnetin e 20 për qind të votuesve të një komune për të pasur sukses.

Hap për uljen e tensioneve

Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale në zgjedhje të parakohshme për kryetar komune mund të shkohet në rast se kryetari aktual jep dorëheqjen, në rast se qytetarët kërkojnë shkarkimin e kryetarit të komunës përmes një peticioni të nënshkruar nga 20 për qind e votuesve të komunës përkatëse, si dhe në rast se kryetari i komunës nuk paraqitet në vendin e punës më shumë se një muaj, pa arsye.

Qeveria e Kosovës ka nisur punën për sigurimin e bazës ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës, Zveҫan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Veri të Mitrovicës.
Qeveria e Kosovës ka nisur punën për sigurimin e bazës ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës, Zveҫan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Veri të Mitrovicës.Fotografi: picture alliance/dpa

Ministri Krasniqi, thotë se kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe nuk mund t’u kërkohet të japin dorëheqje, por sipas tij, “ata mund ta bëjnë këtë me vendim individual”.

Lexo edhe:

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

“Peticioni është shprehje e vullnetit të 20 për qind të trupës votuese të një komune. Nëse në një komunë të caktuar qytetarët e asaj komune arrin t’i kenë 20 për qind të trupës votuese me kërkesën që të largohet kryetari i komunës, atëherë do të trajtohet si kërkesë, nëse nuk do të ketë atëherë kjo mbetet aty, kryetarët e vazhdojnë punën në komunë”, tha ministri Krasniqi.

PDK: Opsioni i dorëheqjes më i mirë

Njëra nga partitë më të mëdha opozitare në kuvend, PDK, e ka vlerësuar si të gabueshme nismën që kryetarët e veriut të largohen përmes peticionit. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se opsioni i dorëheqjes së kryeytarëve është më i mirë në këtë rast.

“Personalisht e konsideroj gabim që të kërkohet rruga e peticionit të 20 për qind të atyre që janë në listën e votuesve, e cila i hap rrugë referendumit që do të duhej të kalonte me mbi 50 për qind të votuesve për shkarkimin e kryetareve. Kjo për dy arsyeje, e para që nuk ka bazë ligjor të qartë. Sepse Kosova kurrë nuk e ka miratuar ligjin për referendumin. Dhe e dyta nuk besoj që ne duhet ta krijojmë një traditë politike ku komunitet e caktuar etnike në Kosovë t’i arrijnë qëllimet e tyre politike përmes referendumit”, tha kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.

Hapa për shtensionimin e gjendjes në veri

Zhvillimi i zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, është një prej hapave kryesorë për uljen e tensioneve që shpërthyen në veri pasi kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillittë bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave veriore me mbështetjen e njësive të policisë. Kjo pasoi reagimin e ashpër të serbëve lokalë, ku pati përleshje edhe me forcat paqeruajtëse të KFOR-it ku mbetën të plagosur mbi 30 ushtarë. Bashkimi Evropian kërkon uljen e tensioneve përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, ku parashihet edhe pjesëmarrja e pakushtëzuar e  serbëve të Kosovës.

Pamje nga tensionet pas zgjedhjeve në veri të Kosovës
Pamje nga tensionet pas zgjedhjeve në veri të KosovësFotografi: Erkin Keci/AA/picture alliance

Qeveria e Kosovës është pajtuar për hapat e parë të uljes së tensioneve, duke zvogëluar për 25 % praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri. Sipas njohësve të pushtetit lokal, janë dy rrugë për të mundësuar shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri; përmes dorëheqjeve të kryetarëve aktualë dhe përmes peticionit të qytetarëve.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha javën e shkuar se institucionet po përgatiten për mbajtjen e zgjedhjeve, por sipas tij zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës nuk mund të mbahen pa u shtensionuar plotësisht situata. Edhe përfaqësues të Listës Serbe, që është subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, kanë thënë se pa shtensionimin e situatës në veri të Kosovës është e pakuptimtë të flitet për zgjedhje të reja./Dw

Etiketa: serbetveri i kosoveszgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

19:44 : 26/06/2026
RAJONI

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026
RAJONI

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026
BOTA

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

11:04 : 22/06/2026
BOTA

Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

22:14 : 19/06/2026
RAJONI

Çfarë pritet të ndodhë pas numërimit të votave në Kosovë

18:12 : 19/06/2026
Para

Analiza e DW: Suedia dhe Danimarka - Djegia e Kuranit dhe liria e mendimit

TË GJITHA

‘Gozhdoi’ shqiptarët para ekranit, ndahet nga jeta ‘Iljazi i Shamikuqes’

19:53 : 26/06/2026

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

19:44 : 26/06/2026

Betonizimi dhe tharja e Banjave Termale të Bënjës, Rama gjen fajtorët e njëjtë me flamingot

19:38 : 26/06/2026

Protsta e 27-të, shqiptari nga Kosova: Gjithë shqiptarë jemi, kur ka parregullsi reagojmë të gjithë

19:26 : 26/06/2026

Brazili ankohet në FIFA për gjyqtarin pas fitores ndaj Skocisë: Mos e caktoni më…

19:13 : 26/06/2026

Dita e 27 e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

19:05 : 26/06/2026

Oficeri italian humbi jetën pas aksionit për kapjen e tij, shqiptari: Kisha drogë me vete, s’e pashë që u rrëzua

19:00 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet