• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i KE/ DW: Në Shqipëri asnjë akt korrupsioni nuk është dënuar si krim i rëndë

16:10 : 02/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Raporti i sapo publikuar i Komisionit Evropian “Shqipëria Screening 2023” paraqet vlerësimin e tij për situatën në Shqipëri pas përfundimit të raundit të parë të bisedimeve Shqipëri-BE lidhur përparimin drejt standardeve që kërkon anëtarësimi, që nga hapja e negociatave në korrik 2022.

Sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian (KE) Shqipëria paraqitet me një përgatitje të moderuar dhe me përputhje të pjesshme të legjislacionit të saj me atë të BE në disa sektorë dhe në nivel të lartë në sektorë të tjerë ku lë për të dëshiruar zbatimi i ligjeve.

Korrupsioni i zyrtarëve të lartë i paklasifikuar si krim i rëndë

“Kuadri legjislativ dhe institucional i Shqipërisë për anti-korrupsionin është pjesërisht në përputhje me legjislacionin e BE. Masat kundër korrupsionit vazhdojnë të kenë, në përgjithësi një ndikim të kufizuar në sektorë te tillë të cënueshëm si infrastruktura publike, kadastra, të drejtat pronësore, doganat, taksat, administrate publike, arsimi, shëndetësia, prokurimet publike dhe kontratat Partneritet Publik-Privat.

 

Lexo edhe:

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

Kontrata klienteliste? Pronat e shtetit lihen në degradim, shpenzohen mln për qira zyrash te privatët

 

Ndaj zyrtarëve të lartë ka patur disa dënime përfundimtare për akuzat për korrupsion por deri më tani asnjë dënim nuk i është referuar klasifikimit të akteve të korrupsionit si krim i rëndë, ” theksohet në raportin e KE.

Sipas raportit “Shqipëria është pjesërisht në linjë me direktivën e BE, të Parlamentit dhe Këshillit Evropian për luftën kundër mashtrimit”.

“Ekzistojnë dispozita për sekuestrimin dhe konfiskimin e fitimeve të ardhura nga një vepër penale. Shqipëria do të duhet të zbatojë plotësisht direktivën e BE për ngrirjen dhe konfiskimin e instrumenteve dhe produkteve të krimit, të rrisë koherencën e kuadrit ligjor dhe institucional për parandalimin e korrupsionit dhe integritetin e zyrtarëve publikë , sidomos atyre të nivelit të lartë,” rekomandon KE në raportin e sipërpërmendur.

KE vlerëson që përparimi i Shqipërisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivel të lartë nuk është vendimtar.

“Duhet të arrihet një histori solide në luftën sistematike kundër korrupsionit, veçanërisht. të atij në nivel të lartë, duke përfshirë konfiskimin përfundimtar të aseteve. Sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale që rezultojnë nga veprat penale të lidhura me korrupsionin është ende mjaft i kufizuar. Shumat e pasurisë së sekuestruar nuk pasqyrohen në shumat e konfiskuara. Progres është bërë në masën e procedurave të konfiskimit por pa dënim sipas ligjit Anti-Mafia. Rezultatet për sekuestrimin dhe konfiskimin jashtë vendit gjithashtu duhet të përmirësohen,” i rekomandon KE Shqipërisë..

SPAK-u duhet të forcohet dhe konsolidohet

Që kjo të arrihet KE rekomandon forcim dhe konsolidimin e kapaciteteve operacionale dhe njerëzore të Strukturës së Posacme Anti-Korrupsion,(SPAK) dhe Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKK).

“SPAK duhet të ketë një qasje proaktive për të luftuar korrupsionin në nivel të lartë. Shqipëria duhet të sigurojë që SPAK të ketë akses në të gjitha bazat e të dhënave përkatëse dhe bashkëpunim mes prokurorëve, hetuesve dhe autoriteteve shtetërore për të trajtuar në mënyrë efektive korrupsionin. SPAK ka nevojë për një sistem modern të menaxhimit të çështjeve dhe mbledhjen elektronike të të dhënave , që aktualisht bëhet manualisht,” thekson KE.

Sipas vlerësimit të KE , edhe pse janë dhënë disa dënime përfundimtare për akuzat për korrupsion kundër zyrtarëve të lartë “ka mospërputhje midis numrit të hetimeve dhe numrit të dënimeve përfundimtare”.

“Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë duhet të mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit,” vë në dukje KE..

Kadastra – pa masa efektive kundër korrupsionit

E drejta e pronës edhe pse e sanksionar në Kushtetutë për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve të Shqipërisë mbetet ende në letër, e parealizuar në praktikë. KE në raportimin e tij „Shqipëria -Screening 2023″ ndalet tek roli që luan korrupsioni në Kadastra në mohimin e të drejtës së pronësisë.

Situata e rënduar lidhur me të drejtën e pronës paraqitet përmes të dhënash alarmante të tilla si 7 mijë kërkesa të pashqyrtuara për kthimin e pronës tek pronarët dhe 4 mijë vendime të pazbatuara të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku qytetarët e Shqipërinë kanë ҫuar ҫështjet e tyre të pronës, kur gjykatat vendase me vendimet e tyre kanë shkelur të drejtën e pronësisë. Rreth 500 mijë prona figurojnë te paregjistruara dhe 80 për qind e të dhënave për pronat e regjistruara janë të pasakta.

” Ka shqetësime për raportime lidhur me korrupsionin në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Kjo agjenci duhet të adresojë urgjentisht korrupsionin dhe parregullsi të tjera që lidhen me regjistrimin e pronave dhe të vendosë standarde të larta të transparencës. Shqipëria duhet të sigurojë që të respektohet e drejta për një gjykim të drejtë dhe zgjidhje efektive të së drejtës së pronësisë, ” thekson KE.

Trafikimit të qenieve njerëzore

KE konstaton që qytetarët e Shqipërisë trafikohen në vendet fqinje dhe shtetet anëtare të BE për shfrytëzim seksual, punë dhe kriminalitet të detyruar.

“Fëmijët e vendosur në institucione dhe fëmijët nga komuniteti rom dhe egjiptian janë veçanërisht të cenueshëm ndaj trafikimit” thekson raporti.

Sipas KE identifikimi i viktimave të mundshme brenda territorit shqiptar apo ndër emigrantët që hyjnë në vend është i pamjaftueshëm. Korniza e përmirësuar legjislative për viktimat, ende nuk është zbatuar. Numri i dënimeve përfundimtare për trafikim të qenieve njerëzore është shumë i ulët dhe Shqipërisë i nevojitet një historik në këtë fushë, thekson raporti.

Procesi i screening për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut filloi menjëherë pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Këshillit Europian dhe hapjes së negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet në korrik të vitit të kaluar./DW/

Etiketa: BEDWintegrimiKEkorrupsioniraporti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kontrata klienteliste? Pronat e shtetit lihen në degradim, shpenzohen mln për qira zyrash te privatët

21:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
BOTA

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025
BOTA

Evropa dixhitalizon kufijtë: Hiqen vulat e pasaportave, hyn në fuqi sistemi biometrik

18:22 : 07/10/2025
RAJONI

Albin Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, BE të reagojë

13:27 : 07/10/2025
Para

Gjykata la në burg ish-anëtarin e UÇK, avokati: Ka shkruar si gazetar

TË GJITHA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

21:22 : 10/10/2025

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

21:13 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com