• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A po ia lëshon Rama drejtësisë? Gjiknuri komenton shkarkimin nga PS: S’ndihem i braktisur!

11:33 : 28/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Damian Gjiknuri i ka kaluar sot zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, kolegut të tij, Blendi Klosi.

Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri paralajmëroi se në shtator do të nis procesi zgjedhor në Partinë Socialiste, ndërsa iu “bind” me përulësi vendimit të Edi Ramës i cili e “zhveshi” nga të gjitha postet e PS-së, njësoj siç veproi me Arben Ahmetajn i cili më pas i hapi rrugë SPAK-ut për ta hetuar për aferën e inceneratorëve.

“Kjo është një ditë e veçantë për mua, pasi pas 2 vitesh ia dorëzoj këtë detyrë një kolegu. PS iu nënshtrua një procesi riorganizimi. PS iu nënshtruar një organizimi që nga drejtimi i partisë deri te sekretariatet. PS ka nisur një proces analize mbi këtë rezultat, dhe sekretariatit iu ofrua që të jepej dorëheqje. Në shtator do të jemi në një proces reformimi. Respektoj vendimin e kryeministrit Edi Rama.

Befasia për disa dhe interesi që shkakton në rrjetet sociale nuk duhet të përbëjë boshtin nga duhet të orientohet koshienca ime. Pas çdo procesi zgjedhor ne i ushtrohemi një procesi analize. Nuk e quaj në ato terma që ju thoni. Për mua fundi i diçkaje është fillimi i një gjëje të re.

Unë jam akuzuar gjithmonë pasi kam mbajtur pozicione kyçe. Nuk është hera e parë që akuzohemi për akuza të karakterit politik. Ka vetëm një drejtësi që i gjykon, dhe jo opinioni publik krijuar nga vatra të ndryshme politike. Personalisht nuk ndjej asnjë lloj braktisje, jam në komunikim të vazhdueshëm me kreun e partisë, është marrëdhënie e qëndrueshme pune. Sa më pozicione të larta te kesh, aq më tepër edhe do sulmohet.

Lexo edhe:

Halli i madh që ka zënë Ramën me Albanian Files

Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë

Hetimi ka vite që ka nisur, nuk më kanë thirrur ndonjëherë, nëse do më thërrasin natyrshëm do të jap shpjegim. Roli i ministrit të energjisë ka qenë periferik…”, tha Gjiknuri.

Hetimet e SPAK/ A do t’i bashkohet Gjiknuri, Ahmetajt në arrati apo në burg?

Në dokumentet e hartuar nga prokurorët e SPAK, rezulton se, krahas dyshimeve se ish-ministrat Lefter Koka dhe Arben Ahmetaj, kanë përgjegjësi penale në procedurat e ndjekura për dhënien me koncesion të impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, është përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejtë më së paku edhe një i tretë, Damian Gjiknuri, ish-ministër i Infrastrukturës në vitin 2014, kur qeveria i dorëzoi koncesionin rreth 30 milionë euro kompanisë “Albtek Energy” të Stela Gugalljas, bashkëjetuese e Mirel Mërtirit.

Në materialin e zgjeruar dorëzuar në Parlament për Arben Ahmetaj, prokurorët e posaçëm ka konstatuar se Gjiknuri ka dhënë dakordësinë për këtë procedurë, e cila rezulton e paligjshme.

“Me shkresën datë 17.11.2014 të Ministrit të Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i është kthyer përgjigje shtetasit Lefter Koka, Ministër i Mjedisit (në atë kohë), ku shprehen parimisht dakord, duke shprehur se përzgjedhja e procedurës së koncesionit është e drejtë e autoritetit kontraktor (Ministrisë së Mjedisit, shën.red)…”, thuhet në dokumentin e SPAK-ut.

SPAK thotë se Damian Gjiknuri shprehet parimisht dakord për procedurën e paligjshme për inceneratorin e Elbasanit

Gjithnjë sipas SPAK-ut, Ministria e Gjiknurit ka pasur rol thelbësor në procedurën koncesionare.

“…Rezulton i administruar një dokument, “Impiant i përpunimit të mbetjeve urbane në qytetin e Elbasanit, studim fizibiliteti, me kokën e Ministrisë së Mjedisit, i përgatitur në nëntor 2014, i nënshkruar nga 6 persona…Në pikën 2 të këtin dokumenti, ‘Analiza Teknike’, është shënuar se Projekti pritet të ketë aktorë kryesorë në nivel kombëtar; Ministrinë Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrinë e Financave…”.

Për llogari të hetimit të saj, SPAK shprehet se, “siç vihet re, një aktor shumë i rëndësishëm është Ministria e Zhvillimit Ekonomik…”.

Etiketa: Edi RamagjiknuriPartia Socialisteshkarkimispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Halli i madh që ka zënë Ramën me Albanian Files

10:22 : 29/06/2026
AKTUALITET

Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë

10:06 : 29/06/2026
AKTUALITET

Prokuroria Vlorë i çon dosjen SPAK-ut për abuzimet me pronat në Orikum, Rradhimë dhe Dukat

09:36 : 29/06/2026
AKTUALITET

RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

22:43 : 28/06/2026
AKTUALITET

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës

22:32 : 28/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026
Para

Si dolën në shesh krimet e grupit “Bajri”, 100 mijë € për vrasjet me pagesë

TË GJITHA

Halli i madh që ka zënë Ramën me Albanian Files

10:22 : 29/06/2026

Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë

10:06 : 29/06/2026

Aksidentohet për vdekje polici në pikën kufitare në Vërmicë, arrestohet shoferi nga Shqipëria

09:54 : 29/06/2026

Njësoj si në animen legjendare, sfida Brazil-Japoni rikthen në jetë përballjen ikonike të “Oli dhe Benxhi”

09:48 : 29/06/2026

Prokuroria Vlorë i çon dosjen SPAK-ut për abuzimet me pronat në Orikum, Rradhimë dhe Dukat

09:36 : 29/06/2026

OBSH: 1 300 vdekje në Evropë lidhen me valën e paprecedentë të të nxehtit

09:29 : 29/06/2026

Shpresat për të mbijetuarit pas tërmetit në Venezuelë po veniten, rritet numri i viktimave

09:12 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabetimajbet