• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama e “zhveshi” nga postet, Berisha: Tek Gjiknuri do të gjeni hotele, i ka vendosur në emër të një tjetri

13:28 : 27/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri për të cilin tha se është “koka” i aferës së inceneratorit të Elbasanit. Por Berisha tha se ky mega-skandal po injorohet nga hetimi i SPAK.

Gjatë një dalje për mediat nga selia blu, Berisha komentoi vendimin e djeshëm të kryesocialistit Edi Rama i cili “zhveshi” nga të gjitha postet e PS-së Damian Gjiknuri njësoj siç veproi me Arben Ahmetajn i cili më pas i hapi rrugë SPAK-ut për ta hetuar për aferën e inceneratorëve.

Duket se të njëjtën rrugë, Rama po ndjek edhe Gjiknurin, i cili po ashtu është i përfshirë në aferën e inceneratorëve, ku sot e “zhveshi” nga një post i rëndësishëm si ai i Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, teksa shumë shpejt mund të dëgjojmë dhe largimin e tij si drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, duke mbetur vetëm një deputet i thjeshtë, teksa nga Qeveria, kryeministri e ka larguar me kohë.

“Damian Gjiknuri, njeri nga kriminelët më të damkosur në politikën shqiptare, në mbledhjen e fundit të asamblesë së mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë, u shkarkua nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të mafies së Rilindjes.

Damian Gjiknuri është një nga figurat më kryesore të krimit në Shqipëri dhe më gjerë. Ky famëzi është regjistruar në zhargonin e krimit për ‘tërmetin’, krimin e tmerrshëm elektoral. Por Damian Gjiknuri është anëtar kryesor i klanit të mafies së plehrave Rama-Agaçi-Veliaj-Ahmetaj-Gjiknuri-Koka e me radhë. Firma e tij ndodhet në të gjithë dokumentacionin e vjedhjes së shekullit.

Lexo edhe:

Burimi: Rama njësoj si Putin, nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira

VIDEO/ PSD fiton Vaun e Dejës, PS forcë e tretë! Rama kërcënoi kryebashkiakun: Mos luaj me dy porta

Por krahas kësaj, Damian Gjiknuri është përgjegjës direkt për dimensionin më korruptiv, atë të prodhimit të energjisë nga djegësi i Elbasanit. Dimension i injoruar në absurde tërësisht nga hetimi dhe SKAP-i i partisë. Vendimi i famshëm i datës 16 dhjetor 2014, ky vendim parashikon financimin e impiantit të përpunimit të plehrave dhe atij të prodhimit të energjisë nga qeveria, për Elbasanin është fjala.

Pra, të dyja së bashku arrijnë në vlerën 21 milionë euro sipas vendimit të qeverisë. E vërteta është se këto nuk janë koncesion, por hajdutët, mafia, klani i plehrave Rama-Agaçi-Ahmetaj-Veliaj e me radhë, një prokurim direkt me paratë e taksapaguesve, e shpalli koncesion vetëm e vetëm për të maskuar vjedhjen e tij. Por tani le të kthehemi te aspekti i injoruar nga hetimi, ku ka dy përgjegjës direkt; Gjiknurin dhe Ramën.

Me paratë e taksapaguesve shqiptare në Elbasan është parashikuar prodhimi i një termocentrali me kapacitet 2.3 megavat, dhe me detyrimin e shtetit shqiptar për të blerë energjinë e këtij impianti për 25 vite. Si kundërvlerë, taksapaguesit e vjedhur shqiptarë, merrnin gjithsej 2 përqind të energjisë. Nëse ky impiant ndërtohej fund e krye me paratë e privatit, ai do ishte i detyruar që 2 përqind t’ia paguante shtetit shqiptar. Kurse në rastin konkret, impianti shtetëror, i paguan 2 përqind shtetit dhe 98 përqind koncesionarit, që nuk mund të ndodhë vetëm kur është Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe hajdutët e tjerë. Në 25 vite, kjo tejkalon disa herë vjedhjen që bëhet me impiantin e plehrave.

Krahas shkarkimit të Damian Gjiknurit, numrit dy të PS, sot është njoftuar arrestimi i disa krerëve të botës së krimit shtetëror dhe të lidhur me shtetin. Sot është arrestuar Pëllumb Gjoka, një nga banditët kryesorë, një njeri, i cili me ndihmën e Edi Rramës, ka grabitur rreth 100 mijë metra katrorë në Velipojë. Akuzohet edhe për vrasje njerëzish. Pëllumb Gjoka ka një motel këtu, të cilit Edi Rama i ka dhënë apo donte t’i jepte pesë yje dhe kazino. Pëllumb Gjoka ishte po kaq i afërt me Edi Rramën sa Damian Gjiknuri.”, tha fillimisht Berisha.

 

Gjithashtu Berisha theksoi se nëse hetohet tek Gjiknuri do të gjejnë hotele, sipas një burimi të tij, i cili sipas kryedemokratit është gati të dëshmojë.

“Në aferën e gjeneratorit të energjisë në djegësin e Elbasanit, Gjiknuri është absolutisht hajdut kryesor, bashkë me Ramën. Ndërkohë, Gjiknuri, nëse Arben Ahmetajt ia gjetën vilën, garantoj ata të cilët mund të kenë vullnet të hetojnë se tek Gjiknuri do gjejnë hotele. Hotele jo për të fjetur, por hotele të cilat ai i ka vendosur në emrin e një tjetri, sipas burimeve që janë të gatshme të dëshmojnë edhe publikisht. Kohë krimi, botë krimi. Kështu mund të vlerësohet kjo kohë dhe bota e këtij pushteti”, tha Sali Berisha.

A po ia lëshon Rama drejtësisë Gjiknurin njësoj si Ahmetajn? Lidhja me inceneratorin e Elbasanit

Etiketa: BerishaEdi Ramagjiknurihotele

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Burimi: Rama njësoj si Putin, nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira

22:11 : 12/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ PSD fiton Vaun e Dejës, PS forcë e tretë! Rama kërcënoi kryebashkiakun: Mos luaj me dy porta

19:20 : 12/05/2025
AKTUALITET

Tensione në Durrës/ Dy vota tepër në një kuti votimi, PD kërkon ndërprerjen e procesit

17:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

A do e njohë rezultatin? Berisha: Vetëm Zoti mund të na ndalojë pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën

14:18 : 12/05/2025
AKTUALITET

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025
Para

Raporti i DASH/ Meta: Rekord i zi i qeverisë Rama! Këmbanë alarmi për rrezikun e falimentimit të Shqipërisë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com