• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria “zeron” rritjen e pagave për pedagogët, gati drafti që rrit ngarkesën mësimore deri në 28%

22:25 : 26/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Pa u mbushur tre muaj nga miratimi i rritjes së pagës së pedagogëve me 30%, Ministria e Arsimit ka përgatitur një projekt-udhëzim i cili rrit ngarkesën e profesorëve e lektorëve në auditorë duke e bërë nul rritjen.

MediaLook disponon draftin “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.29/2019 për veprimtarinë dhe ngarkesën mësimore të personelit akademik në IAL, i ndryshuar”. Sipas këtij udhëzimi pedagogët e kategorisë “Profesor” do të zhvillojnë 180 nga 140 orë mësimore, pra 40 orë më shumë nga sa zhvillojnë aktualisht.

Rritje kanë pësuar dhe dy kategoritë e tjera. Lektorët pësojnë një rritje prej 35 orësh, nga 165 që zhvillojnë aktualisht në 200 ore në auditor. Ndërkohë që asistentë-pedagogëve do u shtohen 15 orë. Me udhëzimin aktual ato zhvillojnë 195 orë, ndërsa në draftin e ri parashikohet të zhvillojnë 210.

Por ndërsa ngarkesa e punës për profesorët dhe lektorët është rritur me afro nga 21-28.6% sipas kategorive, mundësia e marrjes së orëve shtesë kundrejt pagesës është ulur me 50%.

Lexo edhe:

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

“Orët suplementare në auditor nuk mund të jenë më shumë se 100 orë mësimore të pagueshme, brenda një viti akademik”, – thuhet në draftin e propozuar. Në udhëzimin aktual një pedagog ka mundësinë e marrjes së 200 orëve shtesë.

NGARKESA MËSIMORE VJETORE NË AUDITOR PËR PEDAGOGËT ME KOHË TË PLOTË
Kategoria Udhëzimi aktual Propozohet të rritet në Ndryshimi në %
Profesor 140 orë 180 orë 28.6%
Lektor 165 orë 200 orë 21.2%
Asistent-lektor 195 orë 210 orë 7.7%

Ndërkaq, udhëzimi i propozuar rrit koficentin e konvertimit të 1 ore leksion me 1.25 orë mësimore për leksionet, ndërsa lë të pandryshuar në raportin 1 me 1 seminareve apo punëve laboratorike. Por rritja e koeficientit nuk pritet të ketë efekt financiar të ndjeshëm në pagë veçanërisht në ato programe studimi të cilat në kurrikulat e tyre janë orientuar më shumë drejt punëve praktike e laboratorike, duke reduktuar leksionet në auditor.

Më 7 Prill, Kryeministri Rama njoftoi pas një mbledhje qeverie se mes pedagogët ishin në radhën e atyre profesioneve që do të përftonin ngritje page. “Një rritje do të ketë edhe për pedagogët e cila përllogaritet me 20%, me një diskrecion që mund të shkojë deri në 30%”, – do të deklaronte kreu i qeverisë një muaj para mbajtës së zgjedhjeve lokale.

Nëse projekt-udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, që rrit ngarkesën e profesorëve në auditor dhe lektorëve do të miratohet, kjo do të ishte në fakt një zerim i kësaj rritje.

Etiketa: 28%draftingarkesën mësimorepedagogetqeveriarritjen e pagave“zeron”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

13:14 : 11/07/2026
AKTUALITET

Lindja e populizmit të shëndetshëm

12:09 : 11/07/2026
AKTUALITET

Administratë dhe nxënës shkollash/ Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

09:34 : 11/07/2026
AKTUALITET

Nga “asnjë qindarkë” te 4 mln euro, si mashtroi qeveria për koncertin e Kanye West

11:14 : 09/07/2026
AKTUALITET

Kanye West, mes Ramës dhe protestuesve

10:00 : 09/07/2026
Para

Shkëlqeu me Ancelottin, Roma nis ofensivën për sulmuesin anglez

TË GJITHA

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş