• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lëreni Bashën të qetë në të drejtën e vet

17:45 : 24/07/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Sado paradoksale që të duket Lulzim Basha ka shumë fish më tepër të drejtë sesa kundërshtarët e vet brenda grupit të vulës, që duan të pengojnë rizgjedhjen e tij në 29 korrik. Një grup deputetësh po reken ta ndalin atë të zhvillojë garën karagjoze kundër kandidatit me brëtela, Gjergji Hani, me pretendimin se kjo po ndodh në shkelje të regullave të lojës.

Ata pretendojnë mbështetjen e shumicës së anëtarëve që kanë mbetur nga i ashtuquajturi Këshill Kombëtar, të cilin duan ta mbledhin sërish. Ata reken të argumentojnë se përkrahen nga pjesa më e madhe e deputetëve që i qëndruan deri në fund besnikë vulës. Ata këmbëngulin se vendimet e kryesisë, nën kërcënimin e të fortëve janë nul. Dhe aty, brenda sherrnajës së botës së tyre të vogël, ata mund të jenë në të drejtën e tyre që të mos bien dakord me këtë farsë.

Por, e parë nga lart, përpjekja që po bëjnë ngjan qesharake dhe e panevojshme. Ata duken po aq absurdë sa një mjek që do të ruajë funksionin e organeve të një trupi që ka dhënë shpirt; po aq naivë sa një zjarrfikës që vazhdon të hedhë ujë mbi një godinë të shkrumbuar; po aq hipokritë sa dikush që bën sikur kërkon një send që e di se është zhdukur.

Beteja e tyre imagjinare po zhvillohet për një PD që ata shtiren sikur e kanë, por që prej kohësh, mbi gjysëm milioni votues i janë arratisur diku tjetër.

Lexo edhe:

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

Çmenduria që predikojnë është se u kujtuan tani, ti kërkojnë Lulit regulla, kur ai i ka injoruar ato prej dy vitesh, pikërisht me bekimin e tyre. Janë po të njëjtët që e mbështetën Bashën në formulime debile si mos lejimi i një kuvendi anti-amerikan. Po ata që njohën një forum me 5 mijë delegatë në një sallë me 2 mijë karrige. Po ata që u fshehën pas dyerve të blinduara, deri sa sambistët e Ramës u shpëtuan kokën. Po ata që edhe pas 6 marsit vijuan betejën për të mbajtur vulën me bekimin e pushtetit.

Të gjithë së bashku ata aktrojnë sikur luftojnë në emër të një PD-je, që s’do ekzistonte prej kohësh, sikur Edi Rama dhe Taulant Balla nuk do ta kishin mbështetur me para dhe gjykata, për ta përdorur si një opozitë fallco.

Nëse kjo butafori, që ata vazhdojnë ta konsiderojnë si Partia Demokratike, ekziston ende, një gjë e tillë ndodh vetëm për shkak se Ramës i duhet diversioni Basha. Ajo është një dhuratë eksluzive për Lulin, në favor të punëve që ai i mbaron pushtetit.

Pra, në thelb, deputetët që kundërshtojnë zgjedhjet e 29 korrikut duan ti rrëmbejnë Lulit, me rregullore, statut dhe parime, një gjë atij ka vendosur t’ia falë Edi.

A mund të ndodhë kjo? Duhet të jesh naiv ta besosh dhe donkishotesk ta provosh.

Po edhe sikur të imagjinojmë të pa imagjinueshmen. Sikur të ndodhë që ata të tregohen me të fortë dhe të arrijnë t’ia rrëmbejnë Lulit dhe një grushti ushtarësh të tij atë që pretendojnë. Çfarë do fitonin kur dihet se një shumicë dërrmuese demokratësh ka vendosur se PD-ja e vërtetë është diku tjetër. A do pranonte të bëhej grupi më i ri anti-bashë trashigimtar i një fraksioni me vulë nga pushteti? Beteja e tyre nuk është as praktikisht reale, as ndershmërish morale.

Në këtë kuptim, Lulzim Basha është më koherent dhe më i qartë në synimet e tij. Atij rilindja i ka dhënë një vulë në dorë dhe për ta futur atë në xhep nuk ka nevojë, as për demokraci të brendëshme, as për pallavra me statut. Ai po ndjek të njëjtën rrugë që nisi kur përjashtoi personalisht Berishën, kur bashkoi votat me socialistët, kur organizoi kuvend me figurantë me mëditje, që i numëronte Jemini, kur dha dorëheqjen pa tërhequr emrin nga regjistri i partive, kur fallcifikoi letrën për të lënë trashigimtar elektoral Alibeajn.

Ai është i qartë për hapat që ka hedhur dhe i di dhe përfitimet që pret t’i kthehen. Prandaj ai do të vazhdojë në këtë drejtim. Këtu absurdë janë ata që flasin për demokraci në një çetë që nuk është më parti. Dhe sado që luftojnë në këtë kah, aq më anormalë duken. Pikërisht për këtë duhet ta lënë Bashën në fatin e vet, për të cilin, deri në gjysëm të rugës, koontribuan dhe ata që të jetë ky i sotmi.

/Lapsi

Etiketa: Andi BushatigrupekryetarLulzim BashapartiPDzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025
AKTUALITET

Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit

13:33 : 05/08/2025
AKTUALITET

Blinin vota për kandidatin e PD-së Shkëlqim Hoxha, SPAK çon në gjyq 5 persona

17:44 : 04/08/2025
Para

Partizani në turin e dytë të Conference League, Zekiç: Nuk jemi favoritë, ja si kualifikohemi

TË GJITHA

Zyrtare/ Kontratë 5 vjeçare, Armando Broja firmos te Burnley

18:24 : 08/08/2025

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025

Milani nis bisedimet me Man.United, tenton të huazojë Hojlund

18:03 : 08/08/2025

Video/ Cristiano Ronaldo shënon tre gola në fitoren e Al Nassr

17:54 : 08/08/2025

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com