• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kanabisi “Made in Albania” do të ketë të njëjtin fat si ai maqedonas, nisma e dështuar në shtetin fqinj

22:29 : 24/07/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Shqipëria bëhet vendi i dytë në rajon pas Maqedonisë së Veriut dhe i 23-i në Evropë që legalizon kanabisin për qëllime mjekësore dhe industriale. Miratimi u bë me votat e 69 deputetëve në Kuvend, ndërsa 23 të tjerë votuan kundër dhe 3 abstenuan. Qeveria e mbron legalizimin e kanabisit me argumentin se do të ndihmojë ekonominë dhe punësimin, tezë që rrëzohet nga përvoja e fqinjëve tanë në Maqedoninë e Veriut. Ekspertët nga të dyja vendet bien dakord se ‘fati’ i hashashit në Shqipëri do të jetë i njëjtë me atë të Maqedonisë së Veriut.

Në orët e para të mëngjesit të së premtes 21 korrik, Kuvendi i hapi zyrtarisht rrugën legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale në Shqipëri.

“69 vota pro, 3 abstenime, 23 kundër. Miratohet në tërësi projektligji.”, u shpreh kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla gjatë seancës maratonë që përmbyllte punimet e këtij sesioni parlamentar.

Ligjërimi i kanabisit u kundërshtua nga opozita, e cila thotë se ligjërimi bie ndesh me Kodin Penal, nuk do të rrisë ekonominë dhe do të sjellë pasoja sociale. Për këto arsye, 23 deputetë opozitarë votuan kundër, ndërkohë që 39 të tjerë refuzuan pjesëmarrjen në votim.

Por meqënëse një ligj i tillë miratohet me shumicë të thjeshtë, 69 votat mjaftuan që Shqipëria të bëhet vendi i dytë në rajon që legalizon kanabisin për qëllime mjekësore dhe industriale.

Lexo edhe:

Euractiv: ‘Revolucioni i Flamingos’ ekspozoi dështimin e qeverisë së Ramës!

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

Ligji përcakton kuadrin rregullator për kultivimin, prodhimin, përpunimin dhe eksportimin e kanabisit për arsye mjekësore dhe industriale, si dhe krijimin e një agjencie të posaçme për kontrollin dhe zbatimin e tij.

Mësimet që na japin fqinjët për kanabisin

Në vitin 2016, teksa Shqipëria ishte në ‘luftë’ me parcelat e mbjella me kanabis, fqinjët e Maqedonisë së Veriut e legalizuan atë për qëllime mjekësore. Edhe qeveria e asaj kohe në Maqedoninë e Veriut synonte që përmes legalizimit të rriste ekonominë dhe punësimin.

“Nga 67 kompani që u licencuan për të bërë përpunimin e ekstraktit (vajit) të kanabisit, mbijetuan vetëm 5 prej tyre. Por vetëm një nga kompanitë eksporton ekstraktin. Nga një sektor që do të sillte 100 milionë euro të ardhura buxhetore dhe me qindra të punësuar, përfunduam me 2 milionë euro shitje të vajit kanabis në vit dhe me shumë pak të punësuar në këtë sektor.”, thotë për Faktoje eksperti i ekonomisë nga Maqedonia e Veriut, Abil Baush.

“Madje vlen të theksohet se tani, këto kompani i kanë të mbushura depot me lulet e kanabisit, që paraqesin shpenzime për kompanitë, sepse ato e kanë të ndaluar me ligj të shiten ose eksportohen.”, vijon Baush.

7 vite pas legalizimit të kanabisit në Maqedoninë e Veriut, edhe ekspertët e ekonomisë bien dakord se nisma nuk solli rezultatet e pritshme.

“Nisma u paraqit si tërheqëse e investimeve të huaja direkte, gjë që nuk ndodhi. Kompania e parë që nisi të përpunojë vajin e kanabisit filloi me investitorë nga SHBA, por identiteti i tij nuk u paraqit asnjëherë, gjë që lë dyshime të shumta në biznesin me këto lëndë narkotike. Nga ana tjetër kompanitë farmaceutike serioze vendase, asnjëherë nuk paraqitën interes për këtë sektor të ri, gjë që ishte tregues i qartë se diçka nuk është në rregull.”, thekson profesori i ekonomisë Abil Baush.

Rezultatet e dobëta pas ligjërimit të kanabisit në Maqedoninë e Veriut i pranoi edhe ministri për ekonominë Kreshnik Bekteshi.

“Nuk ka dhënë rezultatet e duhura për shkak të legjislacionit që kemi në fuqi, ku lejohet vetëm prodhimi dhe eksporti i vajit të kanabisit dhe nuk kemi teknologjinë dhe tregun e duhur nga ana e investitorëve që janë duke bërë investimet për këtë. Pothuajse nuk ekziston eksporti i këtij produkti. Duhet ndërhyrje në rregullore dhe legjislacion për të lehtësuar tregtinë për këtë produkt”, tha në maj të vitit të kaluar ai teksa zhvilloi një takim me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.

A do të ketë rezultatet e pritshme Shqipëria?

Ish ministri i ekonomisë Zef Preçi e sheh ‘fatin’ e ligjërimit të kanabisit në Shqipëri të ngjashëm me atë të Maqedonisë së Veriut.

“Maqedonia, ky model i dështimit spektakolar të ‘kultivimit të kanbisit për qëllime mjekësore’, zotëron qindra tonelata stoqe me këtë prodhim që nuk ka se ku t’i shesë, sepse nuk ka treg boteror për të. Shqipëria do të humbiste duke okupuar toka bujqësore dhe fuqi punëtore aq të nevojshme në këtë kohë, do të nxiste zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella, do të krijonte stoqe që do të ishin të pashitshme në rrugë të ligjshme. Tregjet boterore janë të zotëruara, nga SHBA, Kanada apo edhe vende të BE-së. Është një aktivitet që kërkon kuadër ligjor specifik, laboratorë të specializuar, shtet funksional, dhe treg konsumatorësh. Kujt do t’ia ofrojmë, cilët do të jenë konsumatorët?- thotë për Faktoje ish ministri, teksa ngre dyshime për qëllimin e vërtetë të ligjërimit të hashashit.

“Në të vërtetë, mbasi lobistët klientë të qeverisë, rrjetet e krimit të organizuar dhe segmentet e elitës politike qeverisëse kanë ‘kopsitur’ hallkat e tjera të prodhimit, përpunimit, ruajtjes, etj., u kishte mbetur vetëm legjitimimi i eksportit që e zgjidhën me këtë ligj, në një treg farmaceutik të saturuar në ditët e sotme, por me një treg të paligjshëm”,përfundon Preçi.

Ndërsa Filip Gjoka nga Shoqata e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike thotë se asnjë kompani nga industria që ai përfaqëson nuk është gati t’i bashkohet kultivimit dhe përpunimit të hashashit për qëllime mjekësore apo industriale.

“Asnjë nga ne, që sot merremi me industrinë e bimëve mjekësore nuk është ende i gatshëm të marrë një nismë të tillë, sepse duhet gjetur tregu që është vështirë si dhe ka një procedurë të ndërlikuar që pak kompani mund ta arrijnë për licensimin.”, argumenton Gjoka për Faktoje.

Sipas tij e ardhmja duhet parë pa paragjykime, por eksperienca e Maqedonisë së Veriut lë për të dëshiruar.

/Faktoje

Etiketa: kanabisilegalizimiMaqedoniShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Euractiv: ‘Revolucioni i Flamingos’ ekspozoi dështimin e qeverisë së Ramës!

11:02 : 26/06/2026
AKTUALITET

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026
AKTUALITET

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026
AKTUALITET

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026
AKTUALITET

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

20:19 : 22/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria, me çmimin më të lartë të paketës bazë të internetit celular në Rajon

19:58 : 19/06/2026
Para

Sula: Basha tmerrohet nga Këshilli Kombëtar, kërkon të privatizojë vulën e PD

TË GJITHA

‘Parku i Karavastasë aferë korruptive’/ PD: U favorizua kompania “Voltalia”! KESH mln euro dëm buxhetit të shtetit

11:59 : 26/06/2026

Arrestohet në Mal të Zi hakeri iranian i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme

11:54 : 26/06/2026

Sulmi mbi anijen e mallrave në Ngushticën e Hormuzit, OKB ndalon evakuimin e 11 mijë marinarëve të bllokuar

11:40 : 26/06/2026

Denoncimi/ ‘Smart City’, 140 mln dollarë pa garë dhe fryrje kostosh. A do shkojë në burg Qefalia?

11:28 : 26/06/2026

Aksident i rëndë në Sarandë, automjeti del nga rruga dhe përplaset me barrierën mbrojtëse

11:13 : 26/06/2026

Helmimi i kursantëve, AKU: Priten analizat, në Akademinë e Sigurisë nuk u konstatuan probleme higjieno-sanitare

11:07 : 26/06/2026

Euractiv: ‘Revolucioni i Flamingos’ ekspozoi dështimin e qeverisë së Ramës!

11:02 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasinoroyalUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet