• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria, ishulli i parasë së zezë

15:49 : 22/07/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Korrupsioni shqiptar zyrtarizohet në Bruksel, nga hetimet e bërë nga zyrtarët e tyre. IPARD projektet e mbështetjes financiare të bujqësisë, u ngrinë nga vjedhja e shfrenuar, paratë u ndaluan. Qeveria reciton poezi shfajësimi me dardha para e pas kurrizit të shefit të ekzekutivit. Përpiqet të gënjejë por dokumentacioni publikuar e nxjerr lakuriq të vërtetën. Transparenca ka probleme me nxjerrjen e emrave të përfituesve, të cilët janë kushërinj elektoral të pushtetit në çdo nivel.

Bastet sportive pas zhdukjes së Ervis Martinajt, nisën udhën e mbarë të rikthimit. Lojtarët me dijeni të oborrit të Ramës, kanë ndarë pjesët, pastaj kanë bërë ligjin. Gjithçka është gati për ta kaluar në shtator me nisjen e kampionateve të futbollit. Kompanitë e huaja si kriter në këtë përfshirje janë një mundësi e re e pastrimit të parave. Kujtojmë hetimet e bëra nga Antimafia italiane për ndeshjet e kampionatit shqiptar, pa lënë jashtë ato të kombëtares, të vënëa në skedina bastesh në Amerikën Latine e më pas trukimet sillnin miliona dollarë, të shërbyera për pagesa të ngarkesave të kokainës drejt Shqipërisë e më pas tregut evropian. Një klering për të vështirësuar hetimin e maksimalizuar përfitimin.

Call-centerat e mashtrimit financiar, një treg mbi dy miliardë dollarë deri në mbërritjen e hetimit gjerman e spanjoll në Tiranë, nuk janë fikur, por janë strehuar disi më mirë. Kanë ndërruar disa aktorë në fasadë, e paraja rrjedh në çanta ngjashëm. Shkrimet investiguese të medies evropiane për përfshirjen e Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit, nuk është se kaluan përtej unazës së vogël, ku kanë zyrat prokuroritë e përvetçme dhe të përgjithshme. U sekuestruan pika periferike, lanë të largohen të mëdhenjtë e lojës dhe qetësia u kthye bashkë me alotë e grabitjes npër botë.

Droga mori më në fund leje në Kuvend të mbillet gjoja për hesape mjekësore, ndonëse licencat janë premtuar para se të votohej, nga krerë bandash të cilat kanë monopolin prej afro 10 vitesh, Renditur gjithnjë me medalje nga vendi parë në të tretin, në shkallaren e trafikut të narkotikëve, ku shtuan rëndësinë e milionat, heroina dhe kokaina, ne jemi një telash evropian në rritje për lidhjet me krimin e organizuar dhe Mafian. Në këtë pikë risku të lartë Shqipëria e rrit pasigurinë e sundimit të ligjit dhe kontrollit të territorit, duke ndërtuar urën për të shtuar e jo pakësuar trafiqet.

Lexo edhe:

Rama i sheh kryetarët e PS si nënshkrues: Janë nën vëzhgimin tim

Dështimi i turizmit, Rama ia faturon fajin bizneseve: Çmime të kripura, shërbim i dobët!

Porti i Durrësit nën emrin e një sheiku arab, por ku nën mbulesë investimesh flitet shqip, vazhdon të shesë në ajër qindra milionë euro metra katror nëpër letra, pa begenisur as kundërshtitë e BE dhe NATO, ku ne jemi kandidat tek njëri e anëtar të tjetri. Qeveritarë e opozitarë lëvdojnë e kundërshtojnë me turne investimin, sipas sjelljes e respektit të e ndaj tortës. Gjykata Kushtetuese në shumicë përjashtuar njërin nga anëtarët votoi si pothuajse gjithnjë porosinë e kryeministrit. Njëlloj si me Teatrin, prova e zjarrit e pavarësisë së sistemit të ri, kapur më keq se ai i vjetri, të cilin pretendon se zëvëndësoi.

Inceneratorët marrin 80 mijë euro ng akërkimi ditor bashkiak sepse prokuroria nuk po gjen dot pronarët ku ndodhen. Një minsitër e një deputet në burg, një misnitër në kërkim kombëtar, kur zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj i la puplat drejtësisë dhe nga arratia u dërgon habere sekretesh të firmosjeve shokëve të dosjes. Edi Rama, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj janë pjesa jashtë qelive, duke shtrydhur SPAK-un mos i marrë të pandehur dhe në hetim, ndonëse në dosje thuhen plot mëkatë ligjore për to. Njëlloj si Fieri e Elbasani djegësi i Tiranës është një katrahurë e dëmit të madh financiar, Erion Veliaj është i pandehuri i madh i munguar e Prokuroria ende nuk ka thënë përsenë e kësaj mungese.

Në këtë hartë luftë të paligjshmërisë dy anije energjie ardhur me ndërmjetësim diplomatik, pa shkrepur asnjë kilovat orë prodhim, marrin 90 mijë dollarë në ditë, si hajdutë pa maska e askush nuk do tia dijë për këtë zgrapje buxheti

Shqiptarët ikin në eksod si zgjidhje e pa luftuar, pa qëndruar, apo reaguar, mjekët e rinj merren peng pesëvjeçar për ndonjë qokë shkollimi privat, apo kontrollit të mëvonshëm partiak. Akademia e Shkencave, drejtuar nga ushtari dhe bashkëkohësi i Enverit, nuk është asgjë më shumë se një celulë, zgjatim i Byrosë së Partisë së Punës dhe Sigurimit të Shtetit.

Gjyqi ndaj ish drejtuesit të kundërzbulimit të FBI Charles Mcgonigal në USA ku Edi Rama është nëpër dosje, rrit temperaturën e telasheve Edi Ra,mës më shumë se vapa. Toleranca amerikanë ndaj korrupsionit trafiqeve, pastrimit të parave, është efekti Soros ku Rama mbahet dhe bën çdo gjë kërkon fondacioni duke kthyer vendin në një plaçkë me qera për intersat e tyre. Ndërtimet e kullave janë tregues se Ndragheta dhe organizata të tjera të krimit kontrollojnë vendimmarrjen e Tiranës dhe qeverisë së bregdetit duke shtënë në dorë çdo metër katror. Paratë pastrohen në një masë të frikshme, ku monedhat euro e dollarë shkërmoqen si asnjëherë në 33 vite, jashtë ecurisë në rajon apo Evropë, nën mustaqet e Bankës qendrore, sepse Shqipëria është bërë ishulli i parasë së zezë…

Etiketa: Basir ÇollakuDamian GjiknuriEdi RamaËngjëll AgaçiErion VeliajishullNiko Peleshipara e zezeShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama i sheh kryetarët e PS si nënshkrues: Janë nën vëzhgimin tim

22:41 : 04/09/2025
AKTUALITET

Dështimi i turizmit, Rama ia faturon fajin bizneseve: Çmime të kripura, shërbim i dobët!

22:30 : 04/09/2025
AKTUALITET

A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryebashkiak i Tiranës? Ja si përgjigjet Rama

22:15 : 04/09/2025
AKTUALITET

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025
AKTUALITET

Rama justifikon prishjet në Theth, fajin e hedh te inspektorët: Nuk kemi pasur dijeni!

22:02 : 04/09/2025
AKTUALITET

“Menaxhim katastrofë i zjarreve”, Salianji: Rama flet me përçmim për shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë

21:57 : 04/09/2025
Para

SPAK "zëvendëson" Henrik Hoxhajn me Skerdi Tasen: Dëshmitë e tij përkojnë me ato të Dumanit

TË GJITHA

Kërcet arma në Shkodër, ekzekutohet në mes të qytetit 34-vjeçari

23:33 : 04/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Gjermania pëson disfatë, argëtohet Spanja

23:32 : 04/09/2025

Horoskopi ditor, 5 Shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:22 : 04/09/2025
NË foto, Kristjan Kola

FOTO/ Ky ishte i riu që u ekzekutua me a*më zjarri në Shkodër

23:16 : 04/09/2025

EMRI/ Arrestohet në Santo Domingo shqiptari, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar kokai*e

23:11 : 04/09/2025

V*asja në Shkodër, policia: Kristian Kola u ekzekutua jashtë një lokali

23:07 : 04/09/2025

Vra*ja në Shkodër/ Zbulohet identiteti i viktimës, autorët ishin 2 persona me motorr

22:54 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com