• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera/ Berisha: Rama dhe Veliaj “kriminelët” e vërtetë të Inceneratorit të Tiranës

13:58 : 20/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal sërish te mega-afera e inceneratorëve.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha vazhdoi me akuzat e tij drejt kryeministrit Edi Rama si dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të cilët u shpreh se së bashku me Engjëll Agaçin janë “kriminelët” e vërtetë të aferës së inceneratorit të Tiranës.

“Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi janë kriminelët e vërtetë të aferës së djegësit të Tiranës. Me koncesionin e Tiranës, kjo bandë, kjo kupolë e mafies, garantonte të bëhej miliardere jo vetëm vetë, por edhe pasardhësit e tyre. Duhej një koncesion me afat 30-vjeçar, me afat për t’u zgjatur, një koncesion sipas të cilit kontrata nuk mund të zgjidhej kurrë”, theksoi Berisha.

Më tej ish-kryeministri Berisha deklaroi se arratisja e ish-ministrit Arben Ahmetaj dëshmon se Rama dhe kjo qeveri funksionon me moton: “erdhëm, vodhëm, ikëm”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi protesta të fuqishme për të cilat tha se është e vetmja mënyrë për të larguar Ramën nga pushteti i korruptuar.

Lexo edhe:

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

Vazhdon “show”/ Farage: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

“Bashkëfajësia në megaferën e shekullit e detyron Edi Ramën mos qëndrojë në këtë sallë në një moment kur ai smund të ishte askund tjetër përveç këtu. Ka ndodhur një ngjarke e jazhtëzakonshme,është arrtisur numri 2 i organit ekzekutiv pasi u thirr nga organi i drejtësisë.

Arratisja e tij tregon qartë moton që ndjekin këta: Erdhën vodhëm dhe ikëm, ose në njëjës erdha vosha dhe ika. Kjo moto i mbylli gojën Edi Ramës para një akti turpërues për shtetin, para një akti në të cilën Ahemta faktoi plotësisht fajësinë e tij para një akti të cilët bosi i mafias qeveritare të plehut nuk guxon as ta shqipërojë njëherë të vetme në fjalën e tij 16 minuta.

Në retorikën më hipokrite Edi Ram që nxin sot me mungesën e tij u foli shqiptarëve, u rrahu gjoksin për drejtësinë e tij në një kohë kur zëvëndësi i tij ja kishte mbathur pra se Prokuroria të dërgojë në parlament urdhërin për arrestn e tij. Pse kjo, pse ky zhvillim? Ky zhvillim ka vetëm një shkak dhe arsye afera e djegësvae është afera korruptive më e madhe e shekullit. Në këtë aferë qeveria është dëshmuar në çdo nen të saj organizatë kriminale.

Në këtë aferë ka një përpjekje propagandistike për të folur për Mërtirin dhe Zoton, por këta emra kanë një qëllim, të mbrojnë dhe maskojnë pronarët e vërtertë të sipërmarrjes së djegësave.

Edi Rama për sipërmarrjen e tij, dhe kurrë për të Zotos dhe Mërtirit, shkelmon strategjinë e hartuar me 4 milionë euro nga BE për trajtimin e plehrave.

Edi Rama për ndërmarrjen e tij dhe jo për Zoton, mblodhi 12 zëvendësministra, 9 prej tyre patën kurajo të refuzonin këtë akt antiligjor. Pas kësaj, Edi Rama me Agaçin e tij thirrën një nga një dhe mblodhën firmat, dhe në kundërshtim me ligjin, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

Duke shpallur mirënjohje për OLAF për zbulimin e Frida Gugales, i bëj thirrje të hetojë shkelmimin e strategjisë së mbetjeve dhe kalimin te ndërmarrja e Edi Ramës.

Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe kurrë- dhe u lutem gazetarëve që të t’u thonë të vërtetën qytetarëve- Zoto e Mërtiri, ishin Edi Rama dhe Agaçi që caktuan Mërtirin dhe Zoton, dy njerëz që nuk ishin marrë kurrëme plehra, ligji i ndalonte të paraqiteshin për tendera.

Edi Rama, Agaçi dhe ministrat e tij, jo vetëm përzgjodhën dy njerëz që nuk ishin marrë kurrë, por u dhanë pa garë, firmosën në kundërshtim me ligjin, që të marrin aferën 420 milionë, që tani rezulton 720 milionë euro.

Edi Rama dhe Agaçi firmosën për kontratën me negociatë të mbyllur. Me një procedurë që e ndalon ligji. Ua them si ish-kryeministër se kryeministri ka përgjegjësi për çdo firmë që vendos, dhe firma e Edi Ramës për negociata të mbyllura, është firmë kriminale, është vepër penale e tij dhe Engjëll Agaçit dhe të gjithë atyre që e zbatuan.

Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi janë kriminelët e vërtetë të aferës së djegësit të Tiranës. Me koncesionin e Tiranës, kjo bandë, kjo kupolë e mafies, garantonte të bëhej miliardere jo vetëm vetë, por edhe pasardhësit e tyre. Duhej një koncesion me afat 30-vjeçar, me afat për t’u zgjatur, një koncesion sipas të cilit kontrata nuk mund të zgjidhej kurrë.

Pse bëheni bashkëfajtor në një krim kolektiv? Ishte Erion Veliaj që fshihet si miu tani dhe përpiqet të hedhë fajin poshtë e përpjetë, që kaloi nga tender me prokurim publik në koncesion. Ishte Veliaj që dërgoi 4 letra në Ministrinë e Financave. Njërën e hodhi poshtë Shkëlqim Cani, tre i hodhi poshtë Ahmetaj, por në fund tha ‘no koment’ meqë është çështje e pushtetit vendor. Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj kanë kryer një krim të paimagjinueshëm.

Prandaj nuk vjen dot ai se çdo vjedhje i duket pretencë. A e dini se kjo zonja që rri këtu, për djegësin e Tiranës i çon një shkresë dhe i thotë se nuk mund t’i jepet bonus një kompanie që nuk ekziston. Edi Rama dhe Engjëll Agaçi i dhanë bonus kompanisë Integrated Energy, që nuk ekzistonte. Ajo u krijua vetëm 8 muaj më vonë. A keni ndërgjegje shoqërore ju? Pse bëheni bashkëfajtorë me mafien e plehrave?”, tha Berisha.

Etiketa: aferaEdi RamaËngjëll AgaçiinceneratoretkorrupsionqeveriaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025
AKTUALITET

Vazhdon “show”/ Farage: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë

15:39 : 06/09/2025
AKTUALITET

Reformë ruso-kineze në drejtësi nga Rama-Charles-Soros

11:29 : 06/09/2025
AKTUALITET

PD: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “zonë të sigurtë” për Alex Soros

11:04 : 06/09/2025
AKTUALITET

Verë zhgënjyese për turizmin, Rama mbulon dështimin me reklama nga mediat ndërkombëtare

08:53 : 06/09/2025
AKTUALITET

Ekspozita e padeklaruar në Kinë, Këlliçi: SPAK mbyll sytë ndaj pasurisë së Ramës

17:32 : 05/09/2025
Para

Vrasja e Nikolin Lekstakaj, zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore: Plumbi i shpoi zemrën

TË GJITHA

Vlahoviç bën “heroin”, Serbia fiton kundër Letonisë dhe parakalon Shqipërinë në renditje

17:30 : 06/09/2025

“Do shihni një Luiz si asnjëherë më parë”, së shpejti nisin xhirimet e filmit me Kiarën

17:25 : 06/09/2025

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025

E fundit në rajon dhe Europë, Tirana 3 deri në 5 orë furnizim me ujë në ditë

17:04 : 06/09/2025

Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit

16:52 : 06/09/2025

Vrasja e Kristian Kolës, gjendet i shkrumbuar në fshatin Vukatanë motori i autorëve

16:39 : 06/09/2025

Dhuna ndaj gazetarëve, avokati: Lorena e ASHK-së të japë dorëheqjen!

16:28 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com