• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Turi Ballkanik/ Udhëtim diplomatik apo ‘show’ me avion privat

08:34 : 08/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Edi Rama ka ndërmarrë në 6 dhe 7 korrik një tur në të pesë vendet e Ballkanit perendimor. Ai zbriti të enjten në Shkup për të vazhduar më pas udhëtimin për në Prishtinë. Të premten kryeministri vijoi turin në Sarajevë, Podgoricë dhe Beograd.

Ai e ka përligjur atë me përgatitjen e samitit të procesit të Berlinit që do të mbahet në tetorin e ardhshëm në Tiranë. “Ne do të bisedojmë me të gjitha vendet e rajonit për të dalë me një grup kërkësaj të përbashkëta në vjeshtë” shpjegoi ai duhet të një intervistë për Klan Kosova.

Por pyetja që shtrohet është: a ka ndërmarrë ai një turne diplomatik për të zgjidhur punë, për të përgatitur vërtet një mbledhje të rangut evropian, apo, në të kundërt, thjeshtë ka nisur një udhëtim me çarterin privat për të aktruar rolin aq të dëshëruar, atë të një negociatori ballkanik me peshë.

  • :

E para majtas Rama ne Rinas para se te niset per Maqedoni.

E dyta kur mberrin ne areportin e Shkupit. Shikoni veshjen. Majtas sportiv. Tek tjetra i veshur me kostum dha madje jelek.

Lexo edhe:

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

Kjo deshmon se avionin privat e ka me dhome personale plus dhe me gerderobe. Fiks siç i takon nje negociatori ballkanik

357536970_316126034098519_3924814647044396745_n
347584754_316125967431859_5871765570268196026_n

Kjo pyetje lind sepse së paku në tre episode takimet e tij po rezultojnë të pa rakoduara me homologët dhe shpesh dhe me divergjenca të demostruara në publik.

Ashtu sikurse u pa në konferencën e shtypit që mbajti me homologun e tij Kovaçevski, Edi Rama nuk e kishte lajmëruar kryeministrin maqedonas për vendimin e tij se Ballkani e Hapur e kishte mbyllur. Fundjavën e shkuar kryeministri lajmëroi nga Ohri në një intervistë për Euronews se kjo nismë e ka përfunduar misionin e saj dhe tani vendet ballkanike duhet të përqëndrohen tek procesi i Berlinit. Për gazetarët Kovaçevski deklaroi krejtësisht të kundërtën. Ai tha se Ballkani i hapur vazhdon dhe se misioni i tij nuk është mbyllur.

Po a shkohet në një takim ku do të zgjidhësh punë pa i rakorduar më paraprakisht detajet dhe pa rënë dakord për vendimarrjen e përbashkët?

Kjo mungesë rakordimi ngjan edhe më flagrante kur mendon se kryeministri ynë u nis për në Prishtinë, pa e ditur nëse Albin Kurti e ka konfirmuar apo jo takimin. Rama ia kërkoi atë zyrtarisht. Shefi i qeverisë së Kosovës u përgjigj se kjo nuk mund të ndodhte pa u zhvilluar mbledhja e përbashkët e dy qeverive që Tirana e pati anulluar në mënyrë të një anshme e ku do të nënshkruheshin 13 marrëveshje. Rama i urdhëroi ministrat ti firmosnin ato me urgjencë dhe i nisi për në Kosovë, por rrefuzoi ta mbante mbledhjen e dy qeverive. Albini nuk iu përgjigj më…

Kjo e bëri kryeministrin të kundërreagonte me një deklaratë nga shtypi; “Me kanun shqiptari ia hap derën edhe hasmit dhe nuk e nxjerr dot jashtë deri sa ai të mbarojë fjalën”

Por sikur ta anashkalojmë për një moment, dilemën se i kujt ishte faji, sikur ta harojmë garën se cili u tregua më kryeneç. Pra po të merremi vetëm me anën formale, pyetja mbetet: A niset dot një udhëheqës shteti drejt një shteti tjetër duke e ditur se mikpritësi i tij nuk e pret? Edhe nëse e bën këtë a zgjidh dot punë?

Edi Rama në Prishtinë qe në të drejtën e tij të bënte spektakël, të shfrytëzonte emisionet televizive të mbrëmjes për të goditur Albin Kurtin. Por ama ashtu sikurse e pranoi edhe vetë, ai nuk bisedonte dot asgjë me rëndësi për axhendën e takimit të procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, sepse për ta bërë këtë duhet të ishin bashkë dy kryeministrat. Pra ndalesa e turit në Prishtinë qe krejt e kotë.

Edhe me presidentin Vuçiç, Edi Rama nuk është në ditët e tij më të mira. Menjëherë pasi kryeministri shpalli nga Ohri mbarimin e misionit të Ballkanit të hapur presidenti serb reagoi duke thënë se “Otvoreni Balkan” është ideja më e mirë. “Nuk besoj se Rama ka thënë se Ballkani i Hapur ka mbaruar”.

Pra edhe në Beograd Edi Rama zbarkoi i pa rakorduar me mikpritësin e tij. Prandaj të treja këto episode ngrejnë një pyetje, a ishte turi rajonal një nismë e menduar për të zgjidhur punë, ao thjesht një shou për të pompuar figurën e një negocitori ballkanik, që zbarkon në kryeqytetet e një rajoni të varfër me pompozitetin e dikujt që ka në dispozicion një avion privat./ LAPSI

Etiketa: avion privatballkani i hapurEdi RamaKosovaKurtiprocesi i berlinitSerbituri ballkanik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

18:34 : 09/10/2025
AKTUALITET

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025
SPORT

Ballist Morina apel lojtarëve të Kombëtares para sfidës me Serbinë: Mos u bëni pjesë e maskaradës….

13:34 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Para

SHBA njofton se ka shkatërruar armët e fundit kimike në arsenalin ushtarak

TË GJITHA

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025

“Miliarderët e rinj do jenë krijuesit”/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

21:41 : 09/10/2025

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com