• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE, 545 milionë dollarë për të rritur prodhimin e municioneve

21:36 : 07/07/2023
në BOTA

Bashkimi Evropian tha sot se vendet anëtare të bllokut evropian kanë arritur marrëveshje për të shpenzuar 545 milionë dollarë për të rritur prodhimin e municioneve për Ukrainën dhe për të rimbushur rezervat me municione, të vendeve anëtare. Akti për Mbështetjen e Prodhimit të Municioneve (ASAP) do të përqëndrohet kryesisht në prodhimin e predhave dhe raketave të artilerisë.

Vendimi vjen ndërsa Ukraina po e vazhdon kundërofensivën ndaj trupave ruse. Forcat ukrainase kanë avancuar me më shumë se një kilometër pranë qytetit lindor të Bakhmutit, tha zëdhënësi ushtarak Serhiy Cherevatyi për televizionin ukrainas të premten.

“Forcat e mbrojtjes vazhdojnë të përparojnë atje, duke ushtruar presion mbi armikun, duke kryer operacione sulmi, e duke përparuar në krahun verior dhe jugor,”- tha ai.

Ndërkohë administrata e Presidentit Biden po shqyrton mundësinë e dërgimit të bombave thërrmuese në Ukrainë për ta ndihmuar atë në luftën e saj kundër Rusisë, thanë zyrtarët amerikanë, një veprim që ka të ngjarë të zemërojë grupet e të drejtave të njeriut. Këto lloj armatimesh qëllohen nga një top dhe ato lëshojnë me dhjetëra ‘bomba më të vogla’ në një zonë të gjerë. Ato vazhdojnë të shkaktojnë dëm edhe pasi të kenë përfunduar luftimet. Bombat thërrmuese janë të ndaluara nga 123 vende për shkak të rrezikut që paraqesin për civilët, por Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia nuk i kanë ndaluar ato.

Bombat thërrmuese pritet të jenë pjesë e një pakete të re ndihme të SHBA-së për Ukrainën që do të njoftohet të premten.

Lexo edhe:

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

Dërgimi i bombave thërrmuese në Ukrainë “është një vendim që po shqyrtohet”, tha të enjten zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder. Ukraina dhe Rusia po përdorin municionet e tyre thërrmuese në fushën e betejës. Por Kievi i ka kërkuar Uashingtonit të dërgojë bomba thërrmuese, pasi forcave ukrainase po iu mbarojnë municionet. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë rezistuar në ofrimin e tyre, për shkak të rrezikut që ato paraqesin për civilët.

Por tashmë sipas njoftimeve zyrtarët amerikanë besojnë se bombat thërrmuese do të ishin të dobishme në luftën kundër Rusisë. Laura Cooper, zëvendës ndihmës sekretare e Mbrojtjes, gjatë një séance në Kongres të mbajtur së fundmi tha se këto municione do të ndihmonin Kievin të përparonte në terren. Vendimi mbi këtë çështje mund të shpallet të premten, sipas radios publike amerikane NPR. Ndërkohë në Ukrainë vazhdojnë luftimet e ashpra. Të enjten, një raketë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur nëntë të tjerë.

Kryetari i bashkisë së Lviv Andriy Sadovyi tha se raketa dëmtoi gjithashtu rreth 60 apartamente dhe 50 makina. Sadovyi e cilësoi këtë si sulmin më të madh kundër infrastrukturës civile të qytetit, që nga fillimi i agresionit rus vitin e kaluar.

“Do të ketë patjetër një përgjigje ndaj armikut. Një përgjigje të qartë,”- tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në rrjetin social ‘Telegram’. Lvivi është afër kufirit të Ukrainës me Poloninë, larg zonave të vijës së frontit në Ukrainën lindore dhe jugore që kanë qenë në qendër të luftimeve të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse./VOA

Etiketa: BEmunicioneprodhim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025
BOTA

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

09:07 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
Para

Lajçak dhe Osmani takohen në Vjenë, diskutojnë për de-përshkallëzimin e situatës

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com