• Kontakt
Friday, August 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria i dorëzon Iranit pajisjet elektronike të sekuestruara në kampin e MEK?

14:01 : 04/07/2023
në AKTUALITET, BOTA

Pajisjet elektronike të sekuestrua nga Policia e Shtetit, me urdhër të SPAK, gjatë aksionit të 20 Qershorit në kampin e muxhahedinëve (MEK) në Manzë të Durrësit i janë dorëzuar Iranit.

Këto janë dyshimet që ngre agjensia shtetërore e lajmeve IRNA, duke iu referuar një zyrtari iranian. Në artikull thuhet se Sepehr Khalaji, kreu i këshillit të informacionit të qeverisë iraniane, tha në një postim në Twitter të hënën se “një pjesë e disqeve dhe rasteve” kishin mbërritur në Iran.

Ai shtoi se ekspertët iranianë ishin të angazhuar në rikuperimin e të dhënave dhe identifikimin e agjentëve dhe qelizave sabotuese të grupit terrorist. “Rezultatet e deritanishme janë premtuese,” shtoi ai.

MEK kërkon sqarime nga ana e Shqipërisë dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tyre, nëse kjo gjë është e vërtetë, do të përbënte një katastrofë humanitare dhe një shkelje e tmerrshme e të drejtave të njeriut

Më 20 qershor, forcat e policisë shqiptare hynë në kampin e MEK-ut në Manzë të Durrësit, duke çuar në përleshje intensive me banorët. Autoritetet konfiskuan 150 pajisje kompjuterike, nga ku dyshohet se është bërë sulmi kibenretik drejt Iranit. Më shumë se një javë më vonë, policia në Shqipëri hyri përsëri në kampin Ashraf-3 dhe forcat e sigurisë u vendosën në hyrje të kampit dhe kontrolluan të gjitha automjetet që dilnin nga vendi.

Lexo edhe:

Vendi po zbrazet! 10% e shqiptarëve duan të ikin që këtë vit, 33% brenda dekadës

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

Në një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel” të premten, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha gjithashtu se anëtarët e MEK-ut duhet të largohen nga vendi nëse grupi dëshiron të përdorë tokën shqiptare për të luftuar kundër Iranit.

Që nga viti 2016, Shqipëria ka pritur anëtarë të MEK-ut, pasi u dëbuan nga Iraku, ku ata ishin strehuar dhe armatosur nga ish-diktatori irakian Saddam Hussein për të kryer sulme kundër Iranit.

Etiketa: IraniMEKpajisjet elektronikeShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendi po zbrazet! 10% e shqiptarëve duan të ikin që këtë vit, 33% brenda dekadës

08:20 : 28/08/2025
AKTUALITET

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025
AKTUALITET

Emigrimi masiv i shqiptarëve rrit nevojën për punëtorë të huaj! 12 mijë të pajisur me leje pune

20:45 : 25/08/2025
AKTUALITET

Modeli i republikës tonë

16:53 : 24/08/2025
AKTUALITET

Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale të Uashingtonit të konfiskojë pasuritë e Shqipërisë

22:51 : 22/08/2025
Para

Asgjësohen 304 bimë kanabis në Krujë, një në pranga, në kërkim bashkëpunëtori

TË GJITHA

Trump surprizon me propozimin e tij: Kina të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

20:41 : 29/08/2025

Bardhi: Rama mbron bandat dhe sulmon gjyqtarët, është kundër ligjit dhe interesit publik

20:15 : 29/08/2025

Kosova zgjeron listën e organizatave terroriste, ndjek të njëjtën linjë me SHBA-në

20:07 : 29/08/2025

Çfarë është e gatshme të ofrojë Evropa për të mbrojtur Ukrainën?

19:45 : 29/08/2025

Rama “mësime” KLGJ-së: Mos më gjykoni mua, shikoni drejtësinë tuaj që lë shumë për të dëshiruar

19:32 : 29/08/2025

Avokati nuk është fajtor për një drejtësi që nuk funksionon. Ai është dëshmitar dhe viktimë e saj

19:10 : 29/08/2025

U gjet i vdekur në një banesë në Kolonjë, zbardhet identiteti i viktimës

19:02 : 29/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com