• Kontakt
Thursday, July 2, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Fillimi i fundit të sundimit të Putinit?

Në qeverisjen e Putinit duket se ka pasur një pikë kthese. Po cilat janë pasojat për Ukrainën dhe efektet e rebelimit të Prigozhinit?

08:45 : 28/06/2023
në BOTA

“Mbreti është lakuriq” – kështu mendojnë shumica e analistëve ndërkombëtarë dhe njohësve të situatës në Rusi. Por është e vështirë të vlerësohen me saktësi pasojat e rebelimit të ushtrisë private të Jevgenij Prigozhinit. Fakt është, sipas analistëve, që pushteti i Putinit është dobësuar pas kësaj revolte.

“Gjëja më e rëndësishme që mund të përcaktohet është se Putini ka humbur qartë autoritetin e tij,” vlerëson për DW eksperti gjerman për Rusinë Fabian Burkhard. Megjithatë, kush fitoi në strukturën e pushtetit ruse do të përcaktohet më vonë. “Shumë aktorë në Rusi janë befasuar nga kjo situatë”, kujton Burkhard, i cili zakonisht kryen kërkime në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg.

Fillimi i fundit të Putinit?

“Për mua, ky është fillimi i kolapsit të sistemit Putin”, thotë Irina Sherbakova, bashkëthemeluese e organizatës për të drejtat e njeriut Memorial, e cila tani është e ndaluar në Rusi, në një intervistë për radion Deutschlandfunk.

Lexo edhe:

Putin shtrëngon kufijtë, Rusia mbyll kalimet kryesore me BE

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Jevgenij Prigozhin
Jevgenij PrigozhinFotografi: Prigozhin Press Service/AP Photo/picture alliance

Timothy Snyder, një historian dhe profesor amerikan nga Universiteti Amerikan në Yale (Yale), tregon në analizën e parë: “Nuk kishte njeri në asnjë qytet rus që spontanisht të shprehte mbështetje personale për Putinin apo edhe të rrezikonte personalisht regjimin e tij. ”

Marshimi i Prigozhin në Moskë i tregoi popullit të Rusisë dhe botës “se një grup i vogël ushtarësh” mund të arrinte në Moskë relativisht lehtë, përshkruan Snyder humbjen e kontrollit të Putinit. “Ky nuk ishte rasti përpara vendosjes së forcave të armatosura ruse në Ukrainë”.

Putinit i mungojnë trupat në vend

Sipas kësaj logjike, me agresionin e tij të paligjshëm në Ukrainë, Putini hoqi pushtetin e pakufizuar në Rusi, sepse baza e tij ushtarake e pushtetit u zhduk. Por a janë realisht ngjarjet e fundit në Rusi një “pikë kulmore” politike për Putinin, pra fillimi i fundit të sundimit të tij?

Të paktën kështu beson Sherbakova, e cila jeton në mërgim në Berlin. Por as ajo nuk e di “edhe sa do të zgjasë”.

Për Timothy Snyder, ajo që ai e sheh si “apati” në Rusi “sugjeron që shumica e rusëve tani thjesht supozojnë se janë të sunduar nga gangsteri që ka më së shumti armë.  Ata po bëjnë jetën e tyre të përditshme – kushdo qoftë ai gangster.” Megjithatë, historiani i Yale është i bindur: “Edhe nëse e fusin në qoshe, Putini do ta shpëtojë veten”.

“Luftërat përfundojnë me presion të brendshëm ndaj sulmuesit”

Rusia nën masa të jashtëzakonshme
Rusia nën masa të jashtëzakonshmeFotografi: ROMAN ROMOKHOV/AFP

Kjo tërheq vëmendjen te luftimet në Ukrainë dhe shtrohet pyetja: A mundet Putini ta përshkallëzojë përsëri luftën atje, për të konsoliduar bazën e tij të pushtetit në Kremlin? Apo rebelimi i Wagnerit do të jetë dikur edhe fillimi i fundit të luftës?

Luftërat në përgjithësi përfundojnë “kur ndihet presioni brenda sistemit politik,” thotë Snyder. Kur dihet fakti se më shumë se 50 vende të udhëhequra nga SHBA-të e mbështesin Ukrainën, atëherë: “Ata që duan që kjo luftë të përfundojë duhet të ndihmojnë ukrainasit ta bëjnë këtë presion”, mendon ai.

Për momentin, është e paqartë nëse ushtria ukrainase në front mund të përfitojë nga ngjarjet në Rusi. Para së gjithash, a e dobësuan vërtet efektivitetin luftarak të forcave ruse këto ngjarje?

Eksperti gjerman i sigurisë, Niko Lange tha për DW se është e vështirë të vlerësohet se çfarë dëgjuan ushtarët rusë në Ukrainë për kryengritjen. “Atyre u janë hequr celularët dhe janë shumë të shkëputur nga realiteti”, thotë eksperti për Ukrainën dhe Rusinë, i cili punon edhe për Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Pas rebelimit të Prigoshinit komandantëve rusë u është shtuar pasiguria
Pas rebelimit të Prigoshinit komandantëve rusë u është shtuar pasiguriaFotografi: Concord Press Office/ITAR-TASS/IMAGO

Shqetësimet e komandantëve rusë në Ukrainë

Lange vlerëson se mes komandantëve rusë është shtuar pasiguria. Për më tepër, në front do të mungojnë trupat e Prigozhinit. Aktualisht, nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me 25.000 ushtarët e Wagnerit.

Njësitet e Wagnerit kanë pushtuar komandën jugore të ushtrisë ruse në Rostov. Ky metropol është një nga pikat më të rëndësishme për furnizimin e forcave të armatosura ruse në të ashtuquajturin korridor tokësor midis Rusisë dhe Krimesë, i cili është pushtuar më parë nga ushtria e Putinit. Pika tjetër e rëndësishme është Ura e Krimesë.

Ndërprerja e këtyre dy rrugëve të furnizimit është një nga objektivat ushtarake të ushtrisë ukrainase në kundërsulmin që ka filluar. Sepse, pa furnizime me municion dhe karburant, trupat ruse do të dështojnë.

Mosmarrëveshjet midis Prigozhinit dhe ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu po zgjasin me muaj. Bosi i Wagnerit ka akuzuar vazhdimisht ushtrinë ruse se nuk u siguronte pajisje dhe municione të mjaftueshme njerëzve të tij as në kohën e luftës për qytetin Bahmut. Ndërsa pushtimi i komandës jugore ruse në Rostov, e ndihmoi Prigozhinin të arrinte marrëveshjen më të mirë të mundshme me Kremlinin për veten e tij./DW

Etiketa: luftePutinRusiUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Putin shtrëngon kufijtë, Rusia mbyll kalimet kryesore me BE

17:46 : 01/07/2026
RAJONI

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

18:30 : 29/06/2026
BOTA

Irani dhe SHBA-ja fajësojnë njëri-tjetrit pas rifillimit të sulmeve pavarësisht armëpushimit

14:40 : 28/06/2026
Palestinians inspect the damage following an Israeli airstrike on the El-Remal aera in Gaza City on October 9, 2023. Israel continued to battle Hamas fighters on October 10 and massed tens of thousands of troops and heavy armour around the Gaza Strip after vowing a massive blow over the Palestinian militants' surprise attack. Photo by Naaman Omar apaimages
BOTA

Pse Shqipëria nuk duhet të mbyllë sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

10:05 : 28/06/2026
BOTA

Moska ndërton mbrojtje raketore pranë fondacionit të vajzës së Putinit

09:54 : 28/06/2026
BOTA

Përshkallëzohet sërish situata në Lindjen e Mesme, SHBA godet objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

09:01 : 28/06/2026
Para

Protesta në Paris pas vrasjes së një adoleshenti nga policia

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 2 korrik 2026

23:00 : 01/07/2026

Në kërkim nga Italia për dosjen “Ura”, arrestohet Adi Çobo

22:53 : 01/07/2026

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

22:42 : 01/07/2026
Foto ilustruese

Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përfundojnë te Trauma tre persona

22:29 : 01/07/2026

Protestuesit arrijnë para Parlamentit, marshojnë me thirrjet: Ju erdhi fundi!

22:16 : 01/07/2026

‘The Albania Files’/ Edi Rama ‘Kumbari’, Shqipëria plaçkë për trafikantët e drogës

22:01 : 01/07/2026

SHBA-të refuzojnë të rinovojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kanadanë dhe Meksikën

21:51 : 01/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetCasibomjojobetnieuwsHoliganbetHoliganbetCasibomKickcasibomjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetperabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobet